restaurim

Shpallet zona e mbrojtur e Linit

*Nga Fatmira Nikolli

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar në mbledhjen e tij të fundit, zonën e mbrojtur të “Rrënojave të Kishës Paleokristiane dhe Mozaikët”, Lin, Pogradec. Instituti i Monumenteve të Kulturës “Gani Strazimiri” ka sjellë në vëmendje fshatin Lin, duke propozuar zonën e mbrojtur rreth “Rrënojave të Kishës Paleokristiane dhe Mozaikët”, Monument i Kategorisë I. Bazilika Paleokristiane e Linit ndodhet në pjesën perëndimore të Kepit të Linit dhe përfaqëson një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë së Shqipërisë.