Gramsh

“Liqeni i Zi” në Gramsh, shtohen vizitorët e monumenteve natyrore

Monumentet e Natyrës në rrethin e Gramshit janë kthyer në një atraksion turistik të vërtet për dashamirësit e natyrës dhe të aventurës. Një ndër këta monumente është dhe ‘’Liqeni i Zi” Gjendet në lartësinë 1634 metra mbi nivelin e detit, në shpatin jug-perëndimor të malit të Valamarës, në afërsi të fshatit Lenie. Monumenti i natyrës me sipërfaqe 5 ha, përfaqëson një liqen malor me sipërfaqe ujore 2.5 ha, në formë të përzgjatur rreth 1000-1200 m, i gjatë dhe 200-300 metra i gjerë, me origjinë akullnajore dhe faunë të pasur ujore.

Gramsh, ndërtimi i HEC-it të Banjës izolohen nga uji 400 familje të zonës

Këto janë pamjet që vijnë nga fshati Drizë në Gramsh ku afro 400 familje janë izoluar prej disa muajsh. Ata janë të detyruar që kontaktet me fshatrat e tjerë ti mbajnë vetëm nëpërmjet këtij mjeti lundrues që e shikoni në pamje. Rruga që lidhte këtë fshat tashmë është e përmbytur për shkak të nisjes së punës port mbushjen e liqenit për HEC-in e Banjës. Por jo vetëm kaq, një pjesë e shtëpive të këtij fshati rrezikohen të përpihen nga uji nga momenti në moment, së bashku me shtëpitë edhe banorët që nuk pranojnë të braktisin shtëpitë e tyre, të cilat i kanë ndërtuar dekada më parë.

Gramsh, strategjitë për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve në pyje

Në dy ditët e fundit të muajit mars 2017, në kuadër të projektit "Ndërgjegjësimi i publikut krahas moratoriumit për mbrojtjen e pyjeve në Shqipëri", MedAlb Institut realizoi në Gramsh trajnimin dyditor me temë: "Zjarret në pyje dhe strategjitë për parandalimin dhe menaxhimin e tyre". Dita e parë e trajnimit u zhvillua në terren në fshatin Drizë, i cili është i rrethuar nga një pyll me pisha, me pjesëmarrjen e komunitetit të zonës dhe të kolektivit të nxënësve dhe mësuesëve të shkollës së këtij fshati.

MedAlb Institut: Aktivitet sensibilizues me rastin e Ditës Botërore të Tokës

Me rastin e Ditës Botërore të Tokës, 22 prillit, MedAlb Institut, në bashkëpunim edhe me drejtorinë e shkollës “4 Dëshmorët” të fshatit Drizë, Gramsh, organizoi një aktivitet sensibilizues në mjediset e kësaj shkolle ku morën pjesë nxënës, mësues, qytetarë dhe përfaqësues nga qeverisja vendore. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm dhe përshëndeti pjesëmarrësit edhe Nënkryetari i Bashkisë Gramsh, Z. Enver Qose. Në fillim morën fjalën dhe përshëndetën përfaqësuesit e Medalb Institut, të Bashkisë Gramsh dhe të Shkollës “4 Dëshmorët”.

Ministri Koka mbjell pemë në “Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve”

Ministri i Mjedisit Z. Lefter Koka dhe Drejtori i Projektit Hidroenergjetik te Devollit, Z. Ola By mbollën pemë në Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve në Gramsh. Ky projekt zhvillohet në kuadër të programit të ripyllëzimit që kompania ka në projektet e saj, bazuar në detyrimet ligjore të Marrëveshjes së Koncesionit dhe Ligjit për Shpyllëzimin dhe Ripyllëzimin e pyjeve të prekura nga projekti (Ligji 10083, Ligji 4/2013). Projekti Hidroenergjetik i Devollit është një investim i kompanisë norvegjeze Statkraft. Ministri Koka shprehu rëndësinë që merr festimi i Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve në nivel global.

Monumentet e Natyrës në zonën e Gramshit edhe si destinacione turistike

Në këtë zonë malore siç është Gramshi, veç natyrës piktoreske ka dhe mjaft Monumente të Natyrës, që tashmë janë kthyer në destinacione turistike. Janë disa të tilla që frekuentohen pothuajse çdo ditë nga vizitor të shumtë si Ujvara e Sotirës,Kanionet e Holtës, Grabova, Liqeni i Zi, si dhe Liqeni i Dushkut. Ky liqen është nga më interesantët në këtë zonë. Liqeni i Dushkut, ndodhet në afërsi të fshatit Lenie-Gramsh, në rrëzën veriperëndomore të malit të Komianit, në lartësinë 1105 m mbi nivelin e detit. Përfaqëson një liqen akullnajor me gjatësi rreth 800 m dhe gjerësi rreth 400 m.

Prerja e paligjshme e pyjeve në Gramsh, procedohen tre shtetas

Në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e prerjes të paligjshme të pyjeve, Policia e Gramshit ka sekuestruar 17 metër kub lëndë drusore, si dhe ka nisur procedim në gjendje të lirë për 3 shtetas. Tre personat M.N, 49 vjeç, J.S, 46 vjeç, të dy banues në fshatin Gjyralë, si dhe .E, 52 vjeç, banues në fshatin Kabash, Gramsh, në fshatin Kabash, duke drejtuar automjetet e tyre, u ndaluan dhe u konstatuan duke transportuar 17 m3 lëndë drusore pa leje dhe pa dokumentacion përkatës.