armani

Kurrë më peliçe kafshësh në koleksionet Armani

Duke nisur nga sezoni i ardhshëm vjeshtë-dimër 2016-17, shtëpia e modës Armani ka vendosur të heqë fare nga qarkullimi përdorimin e peliçeve të kafshëve në koleksionet e tij. Vendimi historik është marrë pas një marrëveshjeje me ‘Fur Free Alliance’ dhe ‘Humane Society of the United States’, dy organizata jo fitimprurëse që merren me mbrojtjen e kafshëve. Sipas Giorgio Armanit, zhvillimi i teknologjisë në këto vite na lejon të kemi në dispozicion alternativa të vlefshme, për të shmangur praktika mizore të panevojshme ndaj kafshëve. Gjithashtu organizata të tjera në mbrojtje të të drejtave të kafshëve i janë përgjigjur pozitivisht vendimit të Armanit.