Ermelinda Hoxhaj

Inxhinieri: Këndi i lojërave te Liqeni në inventar, 450 pemë

Nga Ermelinda Hoxhaj

Punimet për këndin e lojërave te parku i Liqenit Artificial vijojnë, dhe siç është paralajmëruar nga Bashkia e Tiranës, ato pritet që në fillim të muajit qershor të përfundojnë. Po ashtu, edhe qëndresa e një grupi të rinjsh aktivistë të shoqërisë civile vijon, jo vetëm nëpërmjet protestave dhe marshimeve, por prej një jave shumë prej tyre flenë jashtë në park, duke ndjekur hap pas hapi punimet që po bëhen. Ndërkohë që shpeshherë kanë pasur përplasje me forcat e policisë bashkiake por dhe Policinë e Shtetit.