Nikaj-Mertur

Nikaj – Mërturi, mes madhështisë dhe bukurisë së Alpeve Shqiptare

Ja ku është dhe çfarë gjen në Nikaj Mërtur!

Zona e Nikaj-Mërturit përbëhet nga 12 fshatra: Lekbibaj, Salcë, Palçë, Kotec, Brise, Gjonpepaj, Peraj, Tetaj, Curraj i Poshtëm, Betosha, Shëngjergj, Curraj i Epërm, Qeresh-Mulaj. Fiset e Nikajve dhe të Mërturit janë një krahinë e vetme, që shtrihet në pjesën perëndimore të Tropojës, në juglindje të Alpeve Shqiptare, në kufi me Dukagjinin. Tërë zonën e rrethojnë kreshtat e larta alpine si: maja e Hekuarve, grykat e Hapta, maja e Kakisë, 2360 m, maja e Ndërmanjës, 2250 m. Ka klimë malore, me dimër të ashpër e reshje të shumta bore dhe me verë relativisht të freskët.

Vritet një mace e egër në zonën e Nikaj-Mërturit

PPNEA është njoftuar lidhur me vrasjen e një individi të maces së egër (Felis silvestris) në zonën e Nikaj-Mërturit në Alpet e Shqipërisë. Macja e egër është një lloj i rrallë dhe vrasja apo kapja e tyre ndalohet dhe dënohet rreptësisht nga ligji për faunën dhe gjuetinë. Macja e egër është klasifikuar si lloj ‘i Rrezikuar’ (Endangered) në Listën e Kuqe të Florës dhe Faunës (2013) dhe humbja, qoftë edhe e një individi të vetëm, paraqet rreziqe të mëdha për mbijetesën e popullatës së tyre në Shqipëri.