Kanada

“Fqinji” i frikshëm në Kanada

Qyteza e vogël dhe e largët Ferryland nuk e njihte problemin e trafikut deri së fundmi, kur në brigjet e saj vendosi të shfaqej një ajsberg kolosal, që ka tërhequr shumë turistë. Mali i akullt, i cili vlerësohet se është 46 metra i lartë nga sipërfaqja e ujit, është shndërruar në një tërheqje për shumë vizitorë që janë dyndur në qytezën kanadeze. Ajsbergët nuk janë asgjë e re për Ferrylandin dhe jo më kot zona quhet “rrugica e ajsbergëve”, por autoritetet lokale thonë se një të tillë kaq të madh nuk e kishin parë kurrë.

Jetesa pranë trafikut rrit rrezikun e demencës

Njerëzit që jetojnë pranë rrugëve kryesore shfaqin përqindje më të larta demence. Sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore “Lancet”, 10% e rasteve të demencës tek njerëzit që jetojnë brenda 50 metrave nga një rrugë kryesore, janë pasojë e trafikut. Shkencëtarët që përpiluan studimin ndoqën 2 milionë njerëz në Kanada për 11 vjet dhe, sipas tyre, ndotja e ajrit bashkë me trafikun e zhurmshëm mund të ndikojnë në përkeqësimin e trurit. Demenca është një çrregulim kronik ose i përhershëm i proceseve mendore.

Kabineti Trudeau aprovon linjën e 3 gazsjellësve

Kryeministri Justin Trudeau dhe kolegët e kabinetit të tij nënshkruan për dy gazsjellës të mëdhenj, projekte të cilat nëse ndërtohen do të pompojnë gati një milion fuçi naftë në ditë nga zona e Albertës në tregjet globale. Ottawa dha dritën jeshile për gazsjellësin Kinder Morgan’s Trans Mountain dhe Enbridge Line 3, ndërkohë që hodhi poshtë Northern Gateway. Kryeministri u shpreh se prodhimi nga zonat e naftës në Alberta po rritet, dhe infrastruktura e gazsjellësit shumë shpejt do të jetë në kapacitet të plotë.

Nafta shkakton zjarrin në Kanada, rrezikohen banorët

Autoritetet në Kanada u kanë bërë thirrje rreth 12 mijë njerëzve që të largohen nga kampet në afërsi të plazheve ku është shkaktuar zjarri nga nafta në qytetin e McMurray. Sipas tyre, 8,000 njerëz kanë urdhër për largim, ndërsa 4,000 të tjerë janë këshilluar të largohen nga ato zona, për shkak se cilësia e ajrit në qytet është ende të nivele të larta të rrezikut. Më shumë se 80,000 janë larguar nga qyteti i McMurray, për shkak të zjarrit të para dy javëve. Kjo zonë edhe më tej vazhdon të jetë e rrezikshme për banorët, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Pret 11 ditë në -55C që t’i fotografojë arinjtë polarë

Këto fotografi që realizohen njëherë-në-jetë tregojnë momentin kur një arushë polare bashkë me të vegjlit e saj dalin nga strofka e tyre. Fotografitë e mrekullueshme janë shkrepur nga Thomas Kokta, një fotograf i përkushtuar që kaloi më shumë se 11 ditë që arinjtë të dalin në sipërfaqe. Në këtë përpjekje të tij për fotografitë e shkrepura në momentin e duhur, Thomas është përballur me erëra të forta, me temperatura deri në -55 gradë celsius dhe thotë të ketë qëndruar mbi folenë e tyre për mbi 250 orë pa ndonjë fat, raporton “MailOnline”.

Trump godet sërish, vendos ndërtimin e dy gazsjellësve

Nuk ka as edhe një javë që ka marrë frerët e Shtëpisë së Bardhë, por kaq i kanë mjaftuar për të marrë vendime kontroverse, që pritet të shkaktojnë reagime të ashpra në SHBA. Pas tërheqjes nga marrëveshja e Partneritetit të Transpaqësorit, Presidenti Donald Trump firmos një tjetër urdhër ekzekutiv në mbështetje të gazsjellësve të kundërshtuar “Keystone XL” dhe “Dakota Access”. Sipas tij, të dyja projektet do t’i nënshtrohen negociatave të reja dhe do të krijojnë 28 mijë vende të reja pune.

Zbulohet edhe një planet gjigant buzë sistemit tonë diellor

Janë zbuluar prova të reja se një planet gjigant është i fshehur buzë sistemit tonë diellor, kanë bërë të ditur shkencëtarët, shkruan Independent. Janë vërejtur disa lëvizje në pjesën e largët të sistemit tonë diellor, për të cilin shkencëtarët thonë se nuk bëhet fjalë për Planetin e Nëntë, ekzistenca e të cilit u argumentua muaj më parë. Mirëpo, ky zbulim i ri tani është duke u kontrolluar nga teleskopët e Kanadasë, Francës dhe Hauait, të cilët janë në kërkim të objekteve të zbuluara nga shkencëtarët.

Zjarr i fuqishëm në Kanada: Shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Një zjarr i përmasave të mëdha i rënë në pyjet pranë një qyteti kanadez në Alberta ka detyruar autoritetet të evakuojnë rreth 80 mijë banorë të rrezikuar. Në këtë provincë është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Flakët të ndihmuara nga era janë përhapur me shpejtësi drejt banesave dhe kanë shkatërruar dhjetëra shtëpi dhe ndërtesa. Por pavarësisht përmasave shqetësuese të zjarrit, nuk raportohen viktima. Rreth 100 zjarrfikës u angazhuan në shuarjen e flakëve, të mbështetur edhe nga helikopterët. Disa prej banorëve mes lotëve rrëfyen se kishin humbur gjithçka nga zjarri.

Zjarri kërcënon qytetin kanadez, evakuohen mijëra persona

Një zjarr kolosal, një “mur gjigand zjarri” siç është përshkruar nga mediat, detyroi autoritetet kanadeze që të evakuojnë rreth 60 000 njerëz nga Fort McMurray, e gjithë popullsia e këtij qyteti kanadez. Flakët kanë shkatërruar me dhjetëra shtëpi, ndërsa kanë mbuluar me hi rrugët e këtij qytetit në provicën e Albertës. Mësohet se mijërat e njerëzve në arrati nga flakët kanë shkaktuar shumë probleme dhe bllokime në trafik, megjithatë, deri tani, fatmirësisht nuk ka raporte për viktima. Zjarri shpërtheu në pyjet në afërsi të qytetit dhe, sipas autoriteteve, erërat e forta i shtynë flakët drejt zonave të banuara.