stuhia katie

Stuhia Katie, fluturimet e Anglisë në kaos

Stuhia Katie, me një shpejtësi që ka arritur deri në 105 kilometra në orë, ka goditur Anglinë e Uellsin, duke detyruar shumë fluturime të ndërrojnë kursin e tyre dhe duke bërë që urat e mëdha të mbyllen. Mbi 20 fluturime në aeroportin Gatwick kanë devijuar destinacionin për në aeroporte të tjera, ndërsa në Heathrow janë raportuar anulime. Zyra e shërbimit meteorologjik lëshoi një paralajmërim për erëra të forta në Londër dhe në jug-lindje të Anglisë, me nivelin e alarmit në ngjyrën e verdhë, që ka përfshirë edhe jugun e Uellsit. Të paktën 2 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, ndërkohë që mes të tjerash janë dhënë 23 paralajmërime për përmbytje.