sofra e Zotit

Sofra e Skënderbeut apo Sofra e Zotit, një atraksion turistik i pashfrytëzuar

Kur flasim për monumentet e natyrës dhe që tashmë ato janë të shumta dhe nën mbrojtje ligjore, duhet t’i vlerësojmë ato edhe si objekte turistike me vlera ekonomike. Monumentet e natyrës janë të shpërndara në të gjithë territorin tonë dhe kanë vlera monumentale dhe historike. Pas çdo monumenti fshihet një gojëdhënë apo histori. Një nga këto vlera monumentale natyrore është edhe Sofra e Skënderbeut ose Sofra e Zotit që gjendet në veri të qytezës së Prrenjasit.