Ben Andoni

Problemi i Liqenit Artificial është vetë Liqeni ose Këneta e Tiranës

Debati i pak javëve të fundit për ndërtimin e vendit të lojërave të fëmijëve e ka hequr vëmendjen në problemin real më të madh të Parkut, situatën ku gjendet Liqeni Artificial i Tiranës. Parku është bjerrë pa fund, ndërsa betoni dhe ndërtimet e kanë rrethuar ngado, duke kërcënuar për hapësira të tjera që do të bien shumë shpejt. Liqeni vetë është kthyer në kënetë, që ka nevojë për një trajtim të shpejtë sepse mund të kthehet në vatër sëmundjesh, pasi uji është mbushur me barishte dhe është i rrethuar në gjysmën e tij nga beton dhe mbeturina.