Aarhus

E drejta për t’iu drejtuar gjykatës për çështjet e mjedisit në vëmendjen e gjyqtarëve dhe juristëve administrativë

Shqipëria dhe vendet e rajonit po përballen me një presion të shtuar prej publikut dhe shoqërisë civile, të cilët kanë ngritur zërin e tyre ndaj një sërë investimesh të cilat vlerësohen me ndikim negativ në mjedis. Në dy vitet e fundit, vihet re një maturim i shoqërisë civile mjedisore dhe organizatave të komunitetit të cilat kanë cuar në gjykatë një numër cështjesh si investimet për instalime hidroenergjitike në lumenj e përrenj, bazuar në mangësitë lidhur me informimin dhe pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje.

Forcimi i pjesëmarrjes publike në Vlorë

Konventa e Aarhusit paraqet një ndër mekanizmat kryesorë të demokracisë në fushën e mjedisit, që qytetarin e thjeshtë, nga një bartës detyrimesh e bën partner aktiv në vendimmarrjen për çështjet mjedisore. Në kuadër të projektit: “Forcimi i pjesëmarrjes publike përmes ndërgjegjësimit mjedisor në Bashkinë Vlorë”, Qendra e Informacionit Aarhus Vlorë, me mbështetjen e Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) Shqipëri, në kuadër të programit ACHIEVE, u organizua një trajnim me përfaqësues të administratës publike dhe kryetarët e fshatrave të Njësisë Administrative Novoselë- dhe Shushicë, Bashkia Vlorë, përgjatë datave 26-27 Tetor.

Konventa e Aarhus-it bën bashkë Qeveri Qendrore, Donatorë dhe Botën Akademike

Ministria e Mjedisit, UNDP dhe Universiteti Politeknik i Tiranës nënshkruan sot një memorandum mirëkuptimi me qëllim intesifikimin e bashkëpunimit midis institucioneve në fushën e mjedisit. Memorandumi u firmos nga Ministri i Mjedisit, z. Lefter Koka,  Drejtorja UNDP-së, znj. Limya Eltayeb dhe Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Prof. Dr. z. Andrea Maliqari. Në kuadër të këtij memorandumi Ministria e Mjedisit, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës dhe PNUD shpalli sot konkursin “365 orë për mjedisin” për projekt-idetë më të mira për projektimin e brendshëm të katit të parë të godinës së Ministrisë së Mjedisit dhe ambjenteve të jashtme të tij, duke aplikuar teknologji të reja inovative promjedisore.

Procedurat ligjore, e drejta e informimit dhe pjesëmarrjes në vendimmarrje

Qendra “Grupimi Ekolevizja” zhvilloi, më datë 25.10.2016, në mjediset e Hotel Tirana International, një trajnim një ditor me tematikë: “Procedurat ligjore, lidhur me të drejtën e publikut për informim dhe pjesëmarrje në proceset vendimmarrëse”. Trajnimin e drejtoi z. Xhemal Mato, drejtues ekzekutiv në Qendrën Grupimi Ekolëvizja”, i cili fillimisht bëri një përshkrim të shkurtër të projektit “Zbatimi i legjislacionit horizontal, nëpërmjet monitorimit dhe informim- ndërgjegjësimit mjedisor”, të mbështetur nga Qendra Rajonale e Mjedisit, REC Shqipëri, financuar nga Bashkimi Evropian në Shqipëri, në kuadër të programit ACHIEVE.

SHERM nxit rolin e shoqërisë civile në menaxhimin e qëndrueshëm të mjedisit

Shoqata “Ekspertët e Rinj Mjedisor” e cila shtrin aktivitetin e saj në Bulqizë, aktualisht po punon për zbatimin e projektit “Barazia në Vendimmarrje e Drejta e infromimit për Çështjet Mjedisore” Bashkia Bulqizë, nëpërmjet programit “PACT”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe mbështetur nga ANTTARC. Qëllimi është nxitja e pjesëmarrjes dhe veprimin konkret të publikut në vendimmarrjen e institucioneve vendore për çështjet mjedisore.

Shkeljet e Erion Veliajt në Parkun e Liqenit – Si po shkatërrohet e betonizohet parku

Parku i Liqenit artificial duket se është kthyer në “prenë” e preferuar për tu betonizuar të Bashkisë Tiranë. Pas ndërtimit, në shkelje të Konventës Aarhus dhe një sërë ligjesh të tjera, të këndit të lojërave, pas planit për ndërtimin e një hoteli, duket se tashmë Kryebashkiaku Veliaj po mendon se si ta kthejë Parkun e Liqenit në një zonë totalisht të urbanizuar. Mëngjesin e sotëm, pavarësisht se në hyrje të parkut ka një tabelë sinjalizuese e cila lejon qarkullimin vetëm për autobusat e shkollës, karvani i makinave personale nuk ka të ndalur.

Trajnim Agjencive Rajonale të Mjedisit për tërheqjen e publikut në vendimmarrje

Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit organizuan ditën e mërkurë, datë 22 shkurt 2017, në Ministrinë e Mjedisit, trajnimin me temë “Tërheqja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore”. Trajnimi ishte ideuar për punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, të cilët merren me procesin e konsultimit publik, gjithash-tu dhe për drejtuesit e Agjencive Rajonale Mjedisore. Trajnimin e hapi znj. Laura Targaj, e cila theksoi rëndësinë që ka pjesëmarrja e publikut në procesin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis dhe në procesin e lejeve mjedisore.