Abdurahim Ashiku

Skavica është fjalë e dibranëve jo e politikanëve

Skavica është vënë në gojën e politikanëve si dhëmb i tridhjetë e shtatë. Lakohet në të gjitha rasat, gjinitë, në njëjës dhe shumës, deri në marramendje. “Sikur aksiomat gjeometrike të preknin interesat e njerëzve ata do ti përgënjeshtronin”. Nuk e di pse më erdhi kjo shprehje fiksuar që në rininë time nga një mendim filozofik, tek shikoja një sekuencë filmike televizive të Spahiut të një partie politike në pozicionin e gjelit në majë të grumbullit të plehut. Spahiu në krye të një tabori me një uniformë të çuditshme, diku si turke (nga xhaketat e mbërthyera deri në fyt) e diku si balliste (nga shqiponja mbi qeleshe) flet për Skavicën.