ACHIEVE

"Dua trotuarin tim!" - Shoqëria civile marshon në Tiranë

Sot në Tiranë, përpos shumë aktiviteteve që shënjuan mbylljen e Javës Evropiane të Lëvizshmërisë u mbajt edhe një marshim paqësor ndërgjegjësues për nxitjen e të lëvizurit në këmbë. Ky marshim në kryeqytet synon të theksojë nevojën që kemi për trotuarë në disa zona të munguara të qytetit si dhe përmirësimin e sinjalistikës rrugore për këmbësorin, pa lënë jashtë vëmendjes vlerësimin pozitiv për zonat ku trotuari dhe sinjalistika janë të siguruara.

"Mjedisi i Qytetarëve", portali më i ri dedikuar mjedisit

Mjedisi i Qytetarëve është një portal në shërbim të çdo qytetari apo punonjësi të administratës publike në Bashkinë Vlorë, por edhe me gjerë, për të shpërndarë informacion të shpejtë mjedisor ndërinstitucional si dhe për të garantuar të drejtën për të qënë pjesë e procesit të njoftimit dhe konsultimit publik për projektet me ndikim në mjedis, projekt-dokumentat dhe politikave me interes të lartë publik në mënyrë që të respektohet e drejta për pjesëmarrjen e publikut në politikë-bërje dhe vendimmarrje mjedisore në nivel vendor.

“Erë Tomorri”, në Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit

Biodiversitetit ose "shumëllojshmëria biologjike" është shumëllojshmëria e jetës në planetin tone. Biodiversiteti është i rëndësishëm, sepse çdo specie ka një rol të rëndësishëm në ekosistemin e saj. Njerëzit janë të varur nga biodiversiteti. Biodiversiteti njeriut i ofron ushqim, ilaçe dhe materiale të papërpunuara, shumë mallra dhe shërbime të tjera. Ekosistemet e shëndetshmë, si pjesë e biodiversitetit luajnë një rol të rëndësishëm në sigurimin e ushqimit, ujit të pastër, kontrollit të sëmundjeve infektive, thithjen e papastërtive, rregullimin e klimës etj.

“Natyra nuk ka nevojë për Ne, zhvillimi pa natyrën është fatalitet!”

Të gjithë i kemi përpara syve çfarë është bërë me mendësitë tona dhe veprimet e 25 viteve më pare, që nga parlamentarët, qeveritarët e çdo niveli, biznesi e deri tek individi. Çdo ditë shohim dhe prekim realitetin e tjetërsuar, trashëgiminë kombëtare në gjendje të rëndë dhe vijimin e një keqtrajtimit ekstrem e të vazhdueshëm dhe ndaj natyrës e pasurive të saj. Përpjekjet për të rivendosur rendin ligjor, menaxhimin bashkëkohor dhe një zhvillim shumë funksional e të barasvlefshëm deri më tani pothuajse kanë dështuar. Kërkohet ende shumë punë, vullnet dhe bashkëpunim për të sjellë ndryshim rrënjësor të mentalitetit dhe qasjen e re ndaj natyrës.

“Ora e Tokës”, fiken dritat për 60 minuta, solidarizim dhe në Tiranë

Mbrëmjen e djeshme në të gjithë botën u fikën dritat nga ora 20:30 deri në 21:30. “Ora e Tokës” në thelb është një iniciative kundër ndryshimeve klimatike. Veprimi është i thjeshtë, por mban një simbolikë të fortë: sensibilizimi për ndryshimin ndërsa për rreth 1 orë fiken dritat në shenjë sensibilizimi. Edhe Tirana është përfshirë në këtë iniciative. Në sheshin ‘Nënë Tereza’ u ndezën qirinj në formën e numrit 60 nga ora 20:30 deri në 21:30. Duke fikur dritat për rreth 60 minuta, njerëzit japin kontributin modest për të kursyer dioksidin e karbonit që shkarkon në atmosferë prodhimi i energjisë elektrike, si dhe për të treguar se ne duam qëndrime të menjëhershme kundër ndryshimeve klimatike.

“Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore”: Denonco krimet mjedisore

Në mbështetje të luftës kundër krimit mjedisor vjen në qytetin e Beratit linku më i ri denoncues “DENONCO KRIMET MJEDISORE”, i cili është pjesë e faqes së organizatës “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat, në kuadër të zbatimit të projektit: “Ulja e krimit mjedisor nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të agjecsive ligjzbatuese, në Parkun Kombëtar të Tomorrit”. Ky projekt vjen si pjesë e programit ACHIEVE që zbatohet nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) dhe financohet nga Bashkimi Evropian.

“Shoqata Unë, Gruaja” takime ndërgjegjësuese për riciklimin dhe kompostimin në Çërravë, Proptisht dhe Dardhas

Në Njësinë Administrative Çërravë, Proptisht dhe Dardhas “Shoqata Unë, Gruaja” ka organizuar takime ndërgjegjësues me banorë nga fshatra njësive përkatëse. Në Njësinë Administrative Çërravë, gratë e trajnuara gjatë projektit ishin ato që organizuan takimet në fshatin Çërravë, Pretushë dhe Leshnicë të kësaj komune. Gjatë diskutimit u theksua si problematikë fakti që makina që grumbullon mbetjet vjen njëherë në dy javë dhe i merr mbetjet nga aty për ti hedhur në një zonë diku më tutje dhe jo në vendin e përcaktuar.

“Të mbrojmë lumenjtë” reagojnë përpara Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë

Organizatat e grupimit “Të mbrojmë lumenjtë” u bashkuan ditën e djeshme (19.12.2016) përpara Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë për një protestë paqësore. Përfaqësuesit e organzatave shfaqën fotografi të Valbonës nga Koncert - Protesta e organizuar në datën 29.10.2016 dhe nga vendet ku po bëhen punime për ndërtimin e Hidrocentraleve. Shenjë dalluese e pjesëmarrësve ishte mbyllja e gojës në shenjë demonstrative për t'iu theksuar insititucioneve shtetërore: Ju nuk na dëgjoni, nuk na shikoni, nuk merrni parasysh komunitetin e prekur!

10 minuta emocioni!

Pas pjesëmarrjes në Koncert-Protestën në Valbonë nisur nga këngëtaret Elina Duni dhe Eda Zari, ndaj ndalimit të ndërtimit të hidrocentraleve në parkun Kombëtar të Valbonës (29.10.2016), grupimi “Të mbrojmë lumenjtë”, nuk ndalet së vijuari për vendosjen e drejtësisë në zonë. Me publikimin në media të deklaratës së Kryeministrit të Shqipërisëpër ndalimin e ndertimit të 9 hidrocentraleve në Valbonë dhe ndërtimin e 2 hidrocentraleve, grupimi ka nisur një letër kërkesë pikërisht për të marrë një informacion më të detajuar dhe më transparent rreth këtij vendimi.

A është efektive pjesëmarrja e qytetareve në qeverisjen vendore?

Kanë qene bashkitë e Malësisë së Madhe dhe Pogradecit në fokus të një takimi të përbashkët i mbajtur në Pogradec me 12 dhe 13 tetor 2017. Mbështetur në objektivat e nismës së ndërmarrë nga OSC “Gruaja në INTEGRIM” me mbështetjen e Delegacionit të BE në Tiranë, përmes programit ACHIEVE që zbatohet nga REC Shqipëri, u bë e mundur ndarja e praktikave të mira menaxhuese në drejtim të pjesëmarrjes së qytetarëve në planifikim dhe qeverisjen vendore, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e mekanizmave të informim - komunikimit me qytetarët.

A përmirësohet cilësia e mjedisit me projektin e ri të sheshit të Tiranës?

Nga Raporti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për projektin: “Rigjallërim i QEndrës së Tiranës, Sheshi Skënderbej” evidentohet se nuk do të ketë pasoja domethënëse në mjedisin e zonës gjatë fazës së ndërtimit, ndërsa pas përfundimit cilësia e mjedisit do të rritet në mënyrë të ndjeshme. Kjo, si rrjedhojë e disa elementeve pozitive që projekti përmban:

• Projekti parashikon një shesh pa makina

• Shtim të numrit të pemëve nga 223 në 1832

AJMMI, veprimtari promovuese për ishujt në Ksamil

AJMMI, Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit, me një ceremoni modeste në Ksamil, përmbylli një ditë më parë një fazë të rëndësishme të projektit "Rikthim dhe rehabilitim i gjelbër i ishujve të demtuar të Ksamilit"-. mbështetur nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqiperi, me financim të Delegacionit të Bashkimit Evropian në vend, në kuadër të programit ACHIEVE. Aktiviteti përfshiu një foto-ekspozitë nga historiku i viteve të pas nëntëdhjetës të ishujve joniane; promovimin e një filmi dokumentar realizuar nga AJMMI dedikuar projektit të rehabilitimit dhe ndërgjegjësimit të publikut dhe vendimarrësve; promovimin për herë të parë të një tabele publike të ilustruar dy gjuhëshe me shpjegime për vlerat ekoturisitke të ishujve, e instaluar në brigjet e Ksamilit, etj,.

Aktivizohu, Merr pjesë dhe Përshihu për një Mjedis të Shëndetshëm

“Aktivizohu, Merr pjesë dhe Përshihu për një Mjedis të Shëndetshëm!” quhet projekti që u prezantua në kuadrin e Programit ACHIEVE financuar nga Bashkimi Evropian, gjatë javës së kaluar (më datë 1 korrik) në ambientet e Qendrës së Informimit të BE Vlorë, Qendra CRCD organizoi takimin e parë për prezantimin e projektit, ku Qendra CRCD krijoi një sinergji me Qendrën Aarhus Vlorë e cila është duke zbatuar një projekt në kuadrin e të njëjtit program.

Berat- Bogovë, denoncimi i krimeve mjedisore

Ditën e enjte, organizata “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat, në kuadër të projektit “Ulja e krimit mjedisor nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të agjencive ligjzbatuese, në Parkun Kombëtar të Tomorrit”, si pjesë e programit ACHIEVE të zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, financuar nga Bashkimi Evropian, ndau me banorët e zonave përreth promocionin e saj. Promocioni i saj kishte për qellim informimin e banorëve të kësaj zone mbi rëndësinë e ruajtjes së Parkut Kombëtar të Tomorrit, vlerave të tij të florës, faunës, turistike, folklorike, historike.

Berat: Rritja e kapaciteteve të Uniformave Blu për krimin mjedisor

Kuadri ligjor Evropian në mbrojtjen e Mjedisit i krahasuar me kuadrin ligjor shqiptar dhe figurat e veçanta të veprave penale në kreun IV të KPRSH si dhe nevoja për përmirësim e këtyre dispozitave me qëllim harmonizimin me Legjislacionin Evropian, por edhe si përgjigje efikase ndaj krimit mjedisor, ishin fokusi i trajnimit të organizatës “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat, pjesë e paketës së punës së projektit: “Ulja e krimit mjedisor nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të agjencive ligjzbatuese, në Parkun Kombëtar të Tomorrit”.

Denonco Krimin Mjedisor

Përfshirja e angazhimi i vullnetarëve të organizatës në mesazhe promocionale, në luftën kundër Krimit Mjedisor, i filluar më datë 27 Janar 2016, shërbeu si rifillim i mesazheve promocionale që organizata "Për Mirëqënie Socile dhe Mjedisore“- Berat po jep për publikun beratas, kundër Krimit Mjedisor . Vullnetarët e organizatës si pjesë e shkollës së mesme "Kristaq Capo“, u angazhuan me shumë dëshirë në takimet me publikun përreth zonës së Muratçelepias, në shpërndarjen e posterave që organizata ka

Dibra dhe Moratoriumi i Pyjeve - Risi apo Domosdoshmëri?!

Moratoriumi i pyjeve është një nismë e ndërmarrë botërisht për të ndaluar fenomenin e shëmtuar të shpërdorimit dhe prerjes së pemëve në pyje të ndryshme. Botërisht ky moratorium vendos limite në numrin e pemëve që mund të prihen në bazë të rregullave vendore deri në daljen e një ligji për mbrojtjen dhe rivitalizimin e natyrës. Moratoriume të tilla janë ndërmarrë në pyjet tropikale, pyjet e mbingopura me pemë, pyje që kanë një flora dhe fauna të zhvilluar, apo pyje që janë në proces zhdukje nga mbishfrytëzimi.

Dita Botërore e Mjedisit, panair informimi dhe sensibilizimi për ndotjen e ajrit në Tiranë

Shoqata Together for Life në bashkëpunim me Gazetën Shendeti zhvilluan sot më 5 qershor panairin e informimit dhe sensibilizimit të qytetarëve për situatën mjedisore në vend dhe pasojat shëndetësore që shkaktohen nga ndotja e ajrit e mjedisit. Përpos informimit, qytetarëve iu dhuruan gazeta falas, me përmbajtje të suplementeve të përgatitura nga stafi i gazetës për raportet, të dhënat më të fundit si dhe intervistat me mjekët më të njohur në fushën e shëndetësisë.

Dita e Mjedisit në Bulqizë

Në kuader të Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit (5 Qershor), Shoqata Ekspertët e Rinj Mjedisor, zhvilloi takiminin informues/sensibilizues me nxenësit e Shkollës së Mesme Bulqizë, në kaudër të projektit ACHIEVE  (Shoqëria Civile Shqiptare për një Mjedis Evropian) të financuar nga Bashkimi Evropian dhe të zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqiperi. Tema e 5 qershorit për këtë vit është “Go wild for Life”. Në këtë takim ishin të pranishëm 30 pjesëmarrës.

Dokumentar për gjendjen mjedisore të Parkut Kombëtar të Tomorrit

Shoqata Për Mirëqenie Sociale dhe Mjedisore po përgatitet të publikojë një dokumentar për gjendjen mjedisore të Parkut Kombëtar të Tomorrit, në kuadër të projektit "Ulja e krimit mjedisor nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të agjencive ligjzbatuese, në Parkun Kombëtar të Tomorrit”, pjesë e programit ACHIEVE të zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, financuar nga Bashkimi Evropian. Nga vizita e dytë në malin Tomorr me rastin e festës së Bektashinjve, përfaqësuesit e shoqatës gjetën rastin për të bashkëbiseduar me frekuentuesit e teqesë se Baba Aliut.