adzm

3 Mars, Dita Ndërkombëtare e Jetës së Egër, aktivitete në 8 qarqe

Me rastin e 3 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Jetës së Egër, nga data 27 Shkurt deri më 4 Mars AKZM dhe Projekti NaturAL do të organizojnë aktivitetin me temë "Vizito Zonat e Mbrojtura - Streha e Jetës së Egër" në qytetet Tiranë, Shkodër, Fier, Kukës, Dibër, Berat, Gjirokastër dhe Vlorë. Aktiviteti do të kulmojë më Tiranë më dt 3 Mars, me hapjen e ekspozitës me fotografi të Lakuriqëve të Natës në Bunk’Art. Bunkerët janë jo vetëm simbole të komunizmit, por aty ku kanë qenë të vendosur kanë shërbyer dhe si vendstrehim për lakuriqët e natës, duke u kthyer në strehën natyrore të tyre.

5 qershori risjell në vëmendje problematikat mjedisore

5 qershori 2017 shënon festimin e Ditës Botërore të Mjedisit por gjithashtu edhe festimin e 26-vjetorit të shoqatës së parë mjedisore në Shqipëri, Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri. Në kuadër të kësaj dite të shënuar, PPNEA zgjodhi të festojë ditëlindjen e saj të 26-të në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë duke organizuar disa aktivitete me nxënësit e shkollës së mesme Dorëz. Dita filloi me një prezantim mbi vlerat e mrekullueshme të këtij parku, gjitarët e mëdhenj dhe shpendët kryesorë që ndodhen në zonë dhe më pas duke prezantuar faqen syrigjelber.info, një portal që shërben për të mbledhur raste të krimeve mjedisore.

Administrata e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, përgatitet për turizmin veror

Punonjësit e Administratës në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, në fillim të sezonit veror turistik, po përmirësojnë infrastrukturën orientuese dhe informuese në ndihmë të lëvizjeve turistike të vizitorëve të parkut. Këto tabela janë vendosur në Fushë Studen dhe po vazhdojnë edhe në zona të tjera si në Rrajcë, Qarrishtë, Hotolisht etj. Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, është një ndër parqet kombëtare që është bërë mjaft tërheqës për vizitorët kohët e fundit.

AdZM e Beratit realizon markimin dixhital të shtigjeve turistike në Malin e Tomorrit

Me nisjen e sezonit turistik veror, AdZM e Beratit ka kryer markimin e shtigjeve turistike edhe në versionin dixhital në Parkun Kombëtar ”Mali Tomorr” dhe në Monumentet e Natyrës që gjenden në këtë park. Këto shtigje mund të transferohen në çdo smartphone dhe mund të përdoren nga turistët që vizitojnë këtë park. Parku Kombëtar Mali i Tomorrit është një park mjaft i shtrirë dhe me një terren tepër të thyer, kështu që janë të nevojshëm udhërrëfyesit dhe në këtë rast guidatori dixhital do të jetë një ndihmë e madhe për vizitorët.

AdZM e Qarkut Fier, zhvillon aktivitete mjedisore me nxënësit e shkollave

Admininistrata e Zonave të Mbrojtura në Qarkun e Fierit, vazhdon të inkurajojë komunitetin pranë Parkut Kombëtar Divjakë –Karavasta, në ndërgjegjësimin e ruajtjes së natyrës dhe sidomos të faunës dhe florës specifike që rritet në këtë zonë. Një nismë është dhe ajo e pyllëzimit të hapësirave me drurin e pishës, karakteristikë e kësaj zone bregdetare. Protagonistë të takimit të fundit të kësaj administrate, ishin nxënësit e shkollës 9-vjeçare të fshatit Kryekuq ,një fshat që shtrihet fare pranë vijës ujore të Kënetës së Karavastasë.

AdZM e Vlorës në gatishmëri për ruajtjen e Parkut të Llogarasë në Ditën e Verës

Një nga destinacionet më të frekuentuara ditën e djeshme, në Ditën e Verës, ka qenë dhe Parku Kombëtar i Llogarasë. Ai është një park i hapur që të lejon mundësinë të lëvizësh lirshëm në pyjet dhe lëndinat e tij, duke të krijuar mundësinë e një festimi në natyrë që preferohet shumë nga familjarët apo shoqëria në ditë festash. Në këto ambiente është ndezur dhe zjarr për të përgatitur ushqimet e drekës, por kjo është e ndaluar dhe përbën rrezik për pyjet. Kjo ka qenë dhe një përgjegjësi e madhe për rojet mjedisore të parkut.

AdZM Vlorë, praktikë me studentët mbi peshkimin në Gjirin e Vlorës

Në Ditën Botërore të Oqeaneve, janë zhvilluar disa aktivitete mjedisore në zonat e bregdetit të Vlorës. AdZM Vlorë në bashkëpunim me UNDP zhvilloi një ditë praktike mësimore me studentët e Universitetit të Vlorës, Dega Biologji mjedisi dhe Peshkim. Tema e praktikës ishte Peshkimi në Gjirin e Vlorës dhe përfshinte takime dhe vizita me peshkatarë artizanal, tregëtar të peshkut dhe biznese të akuakulturës. Pjesë e programit ishte dhe vizita në parkun detar Karaburun-Sazan dhe diskutim mbi format e peshkimit të lejuara në përputhje me statusin e zonës.

AdZM-ja e Beratit përgatitet për turizmin pranveror

Ditën e punës sot e nisa me një bisedë me Drejtorin e AdZM-së së Beratit, Fatos Nakon. Më tërhoqën disa foto të hedhura në adresë të kësaj administrate, ku paraqitej një punim në natyrë me pastrimin e disa zonave pyjore. E pyeta Fatosin se ku ishin dhe përse po bëheshin ato punime?! Ai më tha se ”Jam te ndërtesa që kemi si administratë në fshatin Tomorr. Po pastrojmë ambientin përreth me kolektivin e administratës. Pastrim pylli e quajmë ne dhe konsiston në prerjen dhe heqjen e shkurreve dhe ferrave për të hapur shtigje dhe rrugë të reja për turistët që ngjiten në këto lartësi. Pranvera është shumë afër dhe këtu kane filluar të shpërthejnë lulet”.

Dita Botërore e Shpendëve Shtegtues, PPNEA fushatë informimi në të gjithë vendin

10 Maji është një ditë e veçantë kushtuar shpendëve shtegtues, por që në fakt ka si qëllim të na vetëdijësojë ne, njerëzit për ruajtjen dhe mbrojtjen e shpendëve shtegtues dhe habitatit të tyre. Në kuadër të kësaj dite, PPNEA organizoi disa aktivitete edukuese paralele, të shpërndara në disa rajone të vendit, në Tiranë, Sarandë, Gjirokastër dhe Vlorë. Dita e shpendëve shtegtues nisi në shkollën “Gustav Majer”, Tiranë, në një nga klasat më shëmbullore të shkollës.

Dita Evropiane e Parqeve në Kukës e Tropojë

Ditën e djeshme më 24 maj, në Shishtavec në Zonën e Mbrojtur Korab-Koritnik, Kukës në kuadër të Ditës Evropiane të Parqeve, dhe njëkohësisht ditës së hapjes të sezonit turistik, nga AdZM, Këshilli i Qarkut Kukës, Bashkia Kukës u organizuan disa veprimtari. Në këto veprimtari morën pjesë banorë të zonës, Sekretari i Përgjithshëm i Prefektit të Qarkut Kukës, kryetari i komunës kufitare të Dragshit Kosovë, të ftuar nga institucione të tjera vendore dhe universitare.

Edhe Laguna e Karavastasë ngrin, zogjtë strehohen në spjaxhe me ujë të kripur

Ka ngrirë çdo gjë, thotë Ardian Koçi, Drejtori i AdZM-së në Qarkun e Fierit, që administron Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Ky park është tepër i vizitueshëm në të katër stinët e vitit edhe tani kur çdo gjë ka ngrirë. Vizitorë dhe turistë nga vendi dhe Europa, vijnë të shikojnë vallëzimin e mjelmave dhe të zogjve të tjerë ujorë. Turizmi i vëzhgimit të shpendëve është tipik në këtë hapësirë lagunore. Aty rriten dhe shumohen mjaft specie zogjsh ujorë dhe mbi të gjitha specia e rrallë e Pelikanit Kaçurrel. Së fundmi kjo lagunë popullohet edhe nga flamingot që zbresin nga Europa Lindore dhe dimërojnë aty.

Egnatia: Nuk respektohet kontrata koncesionare për HEC-et

Tharja e ujit në shtratin e lumit të Rrapunit ka krijuar një situatë aspak normale. Fauna ujore dhe flora përgjatë këtij lumi është shkatërruar plotësisht. Shoqata Egnatia ka denoncuar një situatë katostrofike, e cila sa vjen dhe rëndohet nga HEC-et e ndërtuara mbi këtë lumë. Shoqata do të vazhdojë denoncimin e rasteve abuzive me lumenjtë në Librazhd. Këto shqetësime u janë vënë në dijeni edhe organizmave ndërkombëtare që merrren me mbrojtjen e florës dhe faunës.

Ekosistemet detare dhe vlera e tyre ekonomike për komunitetin që jeton në afërsi

Në rrethin e Vlorës gjendet i vetmi Park Kombëtar Detar, ai i “Karaburun Sazani-it”, i cili ofron vlera të jashtëzakonshme natyrore por edhe turistike. Një ndër pasuritë më të mëdha të këtij parku janë ekosistemet e livadheve të Posidonia-s (Posidonia oceanica), të cilat shërbejnë si strehë e shumë gjallesave detare, pjesë e listës së kuqe apo specieve të rrezikuara me interes ndërkombëtar. Nga ana tjetër ky park ofron mundësi për zhvillim turistik të qëndrueshëm duke mundësuar aktivitete turistike, të cilat nuk kanë ndikim negativ në mjedis.

Elbasan – Diskutim mbi politikat e strategjitë për inventarizimin kombëtar të pyjeve e kullotave

Në Administratën e Zonave të Mbrojtura në Elbasan u zhvillua një takim me përfaqesues të Projektit të pyjeve në Shqipëri. Merrnin pjesë  perfaqesues nga Agjencia Kombëtare e Pyjeve të Suedisë, Fakulteti i Pyjeve UBT, AdZM Elbasan, Drejtoria e pyjeve, Bashkia Librazhd, përfaqësues të shoqërisë civile, grupe interesi etj. Diskutimi u  fokusua në ndërtimin e politikave e strategjive për inventarizimin kombëtar të  pyjeve e kullotave me metoda të specializuara. Administrata e Zonave të Mbrojtura në Elbasan ka bërë një punë shumë të mirë për ta kthyer këtë zonë në një atraksion të vërtete turistik.

Festohet "Dita e Gjalicës" në Vojvodë

Ditën e djeshme, më 3 gusht në kuadër të projektit "Promovimi dhe adresimi i përdorimit të qëndrueshëm të burimeve dhe vlerave natyrore në ZM", pjesë e programit SENiOR-II, i cili zbatohet nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri me mbështetjen financiare të Qeverisë Suedeze, shoqata " Mbrojtja e Mjedisit dhe Zhvillimi i Turizmit" ka organizuar aktivitete të ndryshme sportive dhe kulturore për "Ditën e Gjalicës" në Vojvodë, pjesë e Parkut Natyror Korab-Koritnik, në të cilat morën pjesë punonjës të AdZM Kukës, Forumi Rinor për Zhvillim (QPR), komuniteti i zonës, etj.

Gati e shfarosën, por Dhia e Egër rikthehet në malin e Tomorrit

Dhia e egër, një specie e menduar e zhdukur nga gjuetia e paligjshme, shfaqet përsëri në malin e Tomorrit. Janë bërë disa përpjekje me kamera-kurth nga specialistët e AdZM-së së Beratit dhe më në fund ajo identifikohet nga kamerat në habitatin e saj natyror. Gjuetia e pakontrolluar si dhe dëmtimi i pyjeve pas viteve ’90, bëri që kjo specie që dominonte këto lartësi të egra të mendohej e zhdukur. Kamerat u vendosën afër majës veriore të Malit të Tomorrit, në fshatin Qafë- Dardhë të Beratit.

Gëlltitja e mbetjeve, shkak për ngordhjen e breshkës detare

Në kuadër të monitorimit të faunës së egër, sektori i monitorimit në Administratën e Zonave të Mbrojtura në Vlorë po kujdeset për identifikimin dhe regjistrimin e llojeve detare apo tokësore të hasura në terren. Ekipi ka gjetur një breshkë detare të llojit Caretta caretta të ngordhur buzë detit, pranë Marinës në Vlorë. Nga kontrolli i individit të ngordhur u konstatua se ishte i markuar nga WWF Italia. Shkaqet e ngordhjes mendohen të jenë gëlltitja e mbetjeve plastike ose rrjetave të peshkimit.

Gjinari në Shpat, një mrekulli turistike

Shkak për këtë shkrim u bë një postim i miqve të mi në AdZM-në e Elbasanit, që herëpashere dërgojnë foto të monumenteve të natyrës nga parku pyjor që mbulon kjo administratë. Një nga monumentet e natyrës në këtë zonë është dhe Pisha e Fushkuqes në Gjinar, që është shpallur Monument i Natyrës me V.K.M nr.676, datë 20.12.2002 dhe ndodhet në fshatin Gjinar. Bio- monumenti Pisha e Fushekuqes ka një peizazh të bukur dhe çlodhës por dhe kurativ. Është një natyrë me pishë të zezë me një sipërfaqe 2 ha, me drurë të rinj dhe të vjetër me moshë 150-160 vjeçare.

Gjuetia e paligjshme, 3 persona kapen në flagrancë

Më datën 17.1.2016 pas sinjalizimeve të ardhura pranë AdZM, Durrës se në Kepin e Rodonit kryhej gjueti e kafshëve të egra, (ndërkohë që është ende në fuqi moratoriumi), Rojet Mjedisore të AdZM, Durrës sëbashku me drejtues dhe inspektor të Inspektoriatit të Pyjeve dhe Mjedisit për Qarkun e Durrësit u nisën për të inspektuar zonën. Ata kapën në flagrancë 3 persona, Xh.Sh, H. Sh. dhe N. Gj., të cilëve ju sekuestruan armët përkatëse. Më pas personat dhe armët ju dorëzuan Komisariatit të Policisë, për të vazhduar procedurat e mëtejshme sipas ligjeve në fuqi.

Identifikimi i ndikimeve negative në zonat e mbrojtura dhe problematikat e menaxhimit të burimeve natyrore të tyre

Shoqata për zhvillim mjedisor e social “ILIRIA” si pjesë e rrjetit “Për Mbrotjen e Natyrës” në Shqipëri po vazhdon turin e bashkë bisedimeve me grupet e interest në territoret që përfshijnë dy zona të mbrojtura: “Parku Kombëtar Dajt” dhe Peisazhi I Mbrojtur “Mali me Gropa-Bizë-Martanesh”.Deri tani janë realizuar tre takime në Zall-Bastar, Linzë dhe Shëngjergj me ndërmjetësinë e administratës së njësisë Vendore, në bashkëpunim me AdZM-Tiranë shoqatat lokale të përdorimit të pyjeve si dhe banorë e përfaqësues biznesesh.