Aferdita

A ka filluar jeta në planetin Afërditë?

Sipas një teorie të re, sikur rrethanat të ishin vetëm pak më ndryshe, atëherë në planetin Afërditë do të mugullonte jeta, derisa Toka do të ishte një planet i shkretë. Studimi në fjalë mund ta lehtësojë kërkimin e formave aliene të jetës. Hipoteza e ngritur nga shkencëtarët e Universitetit “Rice” dhe e botuar në revistën “Astrobiology”, analizon zonat e gjithësisë ku mund të ketë jetë. Shkencëtari Adrian Lenardic thotë se jeta mund të ekzistojë edhe jashtë “brezit të jetës” (Goldilocks zone), e përcaktuar nga shkencëtarët si zonë ku mund të ekzistojë jeta.