Afrike

Çarja e madhe e tokës në Kenia, Afrika po ndahet në 2 pjesë

Pas shirave të dendura dhe aktiviteteve sizmike të hënën, toka është ndarë më dysh në Rripin e Madh të Kenias duke hapur një gropë që është më shumë se 50 metra e thellë dhe më shumë se 50 metra e gjerë në Narok.

Ekzistenca e Egjiptit varet nga Nili, por tani kjo është në rrezik!

E vetmja arsye që Egjipti ka ekzistuar që nga kohërat e lashta deri sot është për shkak të lumit Nil, i cili siguron një shtresë të hollë gjelbërimi, shumë pjellore nëpër shkretëtirë. Për herë të parë, vendi ka frikë nga një kërcënim i mundshëm për atë litar shpëtimi, dhe duket se nuk ka asnjë ide se çfarë të bëjë me të. Etiopia po finalizon ndërtimin e “Grand Ethiopian Renaissance Dam”, diga e saj e parë e madhe në Nilin i Kaltër, dhe më pas do të fillojë të mbushë rezervuarin gjigant prapa tij për të pushtuar digën më të madhe hidroelektrike në Afrikë.

Gjirafat duhet të listohen si specie në rrezik zhdukje, popullata bie me 40%

Gjirafat duhet të listohen zyrtarisht si në rrezik zhdukjeje në mënyrë që të ruajnë numrat e tyre tkurrës, kjo sipas konservatorëve, pas paralajmërimit se kafshët po përballen me “zhdukje të heshtur”. Numri i gjirafave në Afrikën subsahariane është ulur me rreth 40 përqind që prej mesit të viteve ’80 dhe grupet mjedisore tani duan që këto krijesa të marrin mbrojtje të veçantë, duke përfshirë mbrojtje nga Agjencia me influencë e Shteteve të Bashkuara për Peshqit dhe Kafshët e Egra. Sipas Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, vetëm 97,500 gjirafa të egra mbeten ende, duke shtyrë popullësinë e tyre nën shifrës së asaj të elefantit afrikan.

Kur bën ftohtë në Afrikë, xhirafat dhe elefantët në mes të borës

Xhirafa dhe elefantë në mes të një peisazhi mahnitës me dëborë. Janë fotot e realizuara nga Kitty Viljoen në rajonin e Karoo, në Afrikën e Jugut dhe të cilat janë bërë menjëherë virale. Në të vërtetë në Afrikën e Jugut dëbora është shumë më e zakonshme sesa mund të mendohet.

Luanëve të Afrikës u jepet mbrojtje ligjore

Një agjenci amerikane të hënën i cilësoi dy specie luanësh si të rrezikuara duke u ofruar atyre mbrojtje ligjore çka e bën të vështirë për t’u gjuajtur nga gjuetarët. Shërbimet amerikane të peshkimit dhe jetës së egër i cilësuan luanët e gjendur në Afrikën Perëndimore dhe atë Qëndrore si “të rrezikuar” dhe ata të Afrikës Lindore dhe Jugore si “të kërcënuar” dhe thanë se do t’u mbajë peng lejet shkelësve. Këto masa, të ndërmarra sipas ligjit më të fortë për mbrojtjen e kafshëve, do të hyjnë në fuqi në janar të 2016-tës. Këto masa janë vazhdim i masave për mbrojtjen e elefantëve dhe çitave afrikane.

Në 28 shtete afrikane mbretëron uria, në 5 gjendje alarmante

Vetëm në tre nga 54 shtete afrikane mbretëron niveli i ulët i urisë, thuhet në raportin më të ri të Indeksi Global i Urisë, i cili sot u publikua në kryeqytetin etiopian Adisa Abeba, raporton Anadolu Agency (AA). Në raportin e Unionit Afrikan dhe Agjencisë Partneriteti i ri për Zhvillimin e Afrikës (NEPAD) në bazë të hulumtimeve nga viti 2015 dhe 2016 në pesë vende afrikane mbretëron niveli alarmant i urisë. Raporti paralajmëron se në 28 vende niveli i urisë është serioz.

Njeriu që ndaloi shkretëtirën

Yacouba Sawadogo është një fermer afrikan inovativ i cili ka udhëtuar nëpër shkretëtira për 30 vite duke ringjallur pyjet dhe duke përdorur teknika për ruajtjen e tokës. Mjetet e tij kryesore janë një lopatë dhe besimi i fortë se gjithçka do të ndryshojë për mirë. Rezultatet e tij flasin për këtë gjë. Në vitet 1980, një thatësirë e tmerrshme kaploi rajonin Sahel në Afrikë, duke shkatërruar gjithë bimësinë, duke reduktuar reshjet me 80% dhe duke kthyer pjesë të mëdha të tokës në shkretëtirë. Për të mbijetuar, shumica e banorëve të zonës u larguan. Por Yacouba qëndroi.

Pema që pikon gjak, një tjetër çudi e natyrës

Për të gjithë ne natyra është e mrekullueshme por njëkohësisht ajo mund të jetë edhe e frikshme apo e çuditshme- dhe veçanërisht në Afrikë ku ekziston një lloj peme, me emrin ‘kiaat’ e cila nëse pritet pikon gjak dhe që në pamje duket fare normale. ‘Kiaat’në fakt është sinonim i emrit ‘druri i gjakut’, por teknikisht, gjaku i kësaj peme nuk është gjak i vërtetë por është një lloj lëngu i cili shfaqet çdo herë që pema lëndohet dhe që shfaqet për ta shëruar atë. Përveçse për pemën ky lëng edhe pse mund të duket e çuditshme është shërues edhe për njerëzit. Vendorët atje e përdorin atë për të lehtësuar problemet e stomakut, dhimbjet e kokës, të veshit, madje dhe gjakun në urinë.

Peshkaqenët drejt zhdukjes në Afrikën e Jugut

Numri i peshkaqenëve të bardhë në Afrikën e Jugut, ka rënë ndjeshëm. Kjo krijon përshtypjen se ky lloj është në zhdukje e sipër. Gjatë një hulumtimi gjashtë vjeçar të kryer nga universiteti “Stellenbosh”, në ujërat e këtij shteti u gjetën vetëm 350-500 peshkaqenë të bardhë. Ekipi ka konstatuar se kjo shifër është më pak se gjysma e peshkaqenëve të mëparshëm, që gjendeshin në ujërat e Afrikës Jugore, raporton “CNN”. Hulumtuesit thanë se nëse situata vazhdon kështu, ekziston rreziku që peshkaqenët të zhduken.

Prodhimi i gazit nga mbetjet afrikane

Çfarë ne mund të shohim si mbetje të tjerët e shohin si një burim. New Horizons Energy është një kompani që prodhon gaz dhe lëndë djegëse nga mbetjet. Një nga uzinat e tyre, me vlerë prej 30 milionë $, konsumon 560 tonë mbetje solide në ditë. Kjo është rreth 7 përqind e mbetjeve të përgjithshme ditore të 6 milion banorëve të Cape Town-it. “Ne po përpiqemi të bëhemi një formë alternative landfilli, që do të thotë ne mbledhim mbetje nga burime të ndryshme, i pastrojmë, prodhojmë gaz dhe lëndë djegëse me to.”  -tha Egmont Ottermann, CEO-ja i New Horizons Energy për CNN.

Spektakli i lulëzimit të shkretëtirës afrikane

Çdo vit, për pak javë, tapete lulesh shumëngjyrëshe shndërrojnë hapësira të mëdha toke përgjatë brigjeve perëndimore të Afrikës së Jugut, në një shpërthim të hareshëm ngjyrash. Këto superlulëzime ndodhin në shkretëtira dhe panorama të ndryshme në të gjithë botën, por janë pak ato që mund të krahasohen me sezonin e luleve në Afrikën e Jugut. Zakonisht, ky sezon zgjat për disa javë, mes fundit të korrikut dhe fundit të shtatorit, lulet janë të përvitshme dhe thahen me erërat e para të nxehta të vitit, pavarësisht se farat e tyre qëndrojnë në gjumë nëpër të nxehtin përvëlues të verës, në pritje të shirave të vitit të ardhshëm.