Agjencia e Mjedisit

Agjencia e Mjedisit: Për këndin e lojërave te Liqeni nuk ka nevojë për leje mjedisore

Agjencia Kombëtare e Mjedisit i ka kthyer përgjigje kërkesës së shoqërisë civile me nismën “ Qytetarët për Parkun”, mbi lejen mjedisore për ndërtimin e këndit të lojërave në parkun e Liqenit Artificial ku shprehet se në rastin e këndit të lojërave për fëmijë që po krijohet në Parkun e Liqenit, nuk është e nevojshme marrja e një leje mjedisore dhe punimet janë te ligjshme. Gjatë një prononcimi për media, drejtori i AKM, Julian Beqiri ka deklaruar se punimet që po kryhen për këtë kënd lojërash janë të ligjshme, pasi ligji nuk përcakton që për projekte të tilla të kërkohet leje mjedisore.

Mbahet në Shkodër Forumi i Hapur Qytetar

Përfitimet dhe Shërbimet e Ekosistemeve Ligatinore ka qenë tema e forumit qytetar mbajtur në Shkodër më 1 Mars 2016. Ky forum mblodhi së bashku banorët e zonave Zogaj, Shirokë, Oblikë dhe Muriqan përfshirë këtu grupet e interesit që përfitojnë nga burimet natyrore të ekosistemit ligatinor Liqeni i Shkodrës – Lumi Buna dhe Laguna e Vilunit. Forumi i hapur me bazë komunitare ishte i pari i këtij lloji për të evidentuar dhe prurë sa më afër informacionin që lidhet me shërbimet e ekosistemeve.

Pajisjet teknologjike po ndotin ambientin

Rezultatet e një kërkimi të Agjencisë gjermane të Mjedisit tregojnë se pajisjet teknologjike nuk kanë jetëgjatësinë që duhet të kishin, ndërsa edhe njerëzit fiksohen me modelet e reja. “Shumë pajisje kanë jetën e shkurtër dhe nga pikëpamja ekologjike kjo gjë nuk është e pranueshme”, deklaroi presidentja e kësaj agjencie, Maria Krautzberger që tha se kërkesa në rritje për pajisje të reja përdor burime të vlefshme ndërsa edhe ndot atmosferën. Megjithatë, Krautzberger tha se njerëzit priren që të blejnë pajisje të tjera edhe pse ajo aktualja është funksionale.

Tirana pa makina, nisma sfidon ndotjen e ajrit

Niveli i ndotjes në Tiranë i kapërcen ndjeshëm normat e Bashkimit Europian. Matjet e fundit tregojnë për një ndotje mbi 20 për qind më shumë se ajo e lejuar nga BE dhe një nivel i lartë i ndotjes së ajrit nga grimcat e pluhurit.