agrobiznes

Bashkia e Tiranës organizon forumin rinor për nxitjen e sipërmarrjeve me bazë agroturizmin në Shëngjergj

Bujqësia, blegtoria dhe natyra përbëjnë një potencial të madh për zhvillimin ekonomik të zonave rurale të Tiranës nëpërmjet zhvillimit të agroturizmit, veçanërisht përmes produkteve bio aq shumë të kërkuara në treg. Bashkia e Tiranës është e vendosur të rikthejë vëmendjen e të rinjve, për ta parë këtë potencial si një mundësi edhe për biznese të mirëfillta. Këtij qëllimi i shërbeu takimi i sotëm i zhvilluar në Shëngjergj, një nga zonat më tipike rurale të Tiranës, ku të rinj të zonës dhe të ardhur nga Tirana diskutuan mbi mundësitë e promovimit të zonave rurale dhe zhvillimin e bizneseve me bazë agroturizmin.

Në fshatrat e Korçës, ku po lulëzon turizmi bio dhe i natyrës

“Të huajt vijnë enkas këtu për të shijuar ushqimin. Janë kryesisht nga Maqedonia”, shprehet drejtuesi i një prej të paktave restorante në fshatin Boboshticë, rreth 10 km larg nga qyteti i Korçës. Është e njohur kjo zonë për peizazhet natyrore që ofron, por edhe për cilësinë e ushqimit tradicional. “Çdo vit, ne përballemi me një kërkesë në rritje nga turistët, veçanërisht ata të huaj. Kryesisht janë gjermanë, austriakë, maqedonas, por edhe shqiptarë të Maqedonisë. Duan ushqimet tipike të zonës, siç është lakrori, petullat e fshira apo edhe mishi në hell”, shprehen drejtuesit e restorantit Tomas, në Boboshticë, të cilët janë të identifikuar nga marka ‘Authentic Albania’, por edhe nga vetë Tripadvisor.

Ngrohja klimatike po zhduk pataten, çokollatën dhe kafenë

“The Guardian” shkruan se shkencëtarët po paralajmërojnë për zhdukje masive të bimëve dhe specieve të kafshëve që formojnë themelin e furnizimit tonë ushqimor, të njohur si agrobiodiversitet. Lloje si tigri i Bengalit, balena blu po zhduken në shkallë alarmuese, por dhe të tjera. Ata që kanë lindur 20 vitet e fundit tashmë nuk mund të shohin më kurrë një elefant afrikan. Deri në fund të 2055, 22% e specieve parashikohet të zhduket për shkak të ndryshimeve klimatike.

Quksi fillon kultivimin e Çajit të Malit

Pjesëmarrja e grave në menaxhimin e pyjeve dhe kullotave, si dhe në kulturat bujqësore, ka filluar të rritet ndjeshëm vitet e fundit në Qarkun e Elbasanit. Një punë e vazhdueshme ështe bërë nga bordet e shoqatave të përdoruesve të Pyjeve, nga Federata Rajonale e Pyjeve dhe Kullotave Komunale Elbasan, për promovimin e përfshirjes së grave jo vetëm në punë por dhe në organet e vendim-marrjes në të gjitha nivelet. Gratë në zonat e ndryshme rurale kanë problem të përbashkët sepse përfshirja dhe marrja e mendimit të tyre në çështjet e komunitetit, asnjëherë nuk është konsideruar si prioritet nga burrat.

Reç, aty ku agroturizmi dhe gështenjat po pasurojnë fshatin

Nga Elona Bedalli

Nga Tirana janë 102 kilometra që mund të përshkohen me makinë. Rrugët janë përmirësuar ndjeshëm dhe udhëtimi është më se i rehatshëm. Është një kohë shumë e shkurtër për t’u gjendur në një realitet tjetër, ku kupton se ora është ndalur, ku natyra është treguar e pakursyer dhe asgjë nuk është monotone. Destinacioni ynë ishte Reçi, një nga tre fshatrat kryesorë të Parkut Natyror Rajonal të Shkrelit (i shpallur dy vjet më parë, kategoria e 4-t IUCN), në Malësinë e Madhe. Shtrihet në të djathtë të rrugës Koplik – Dedaj, e cila ndahet mes Reçit dhe Razmës.

Sfidat e agro-biodiversitetit

Nga Rita Strakosha,
Qendra Kombëtare Për Shërbime Komunitare

Eksperti i perimeve në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB), Lushnje, Z. Ylli Subashi, trajnoi në 30 maj fermerët e ish-komunës Rrapë, Fushë-Arrës, mbi vlerat ekologjike dhe ekonomike të kultivarëve autoktonë të bimëve bujqësore. Trajnimet organizohen nga Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare (NCCS) në kuadër të një projekti të financuar nga BE dhe mbështetur nga ALCDF.

Suksesi i panairit të Reçit, “Mbrojtja e Agro-Bioiversitetit në Shqipërinë Rurale”

Me datë 3 nëntor 2017, në fshatin e Reçit u organizua panairi me temë “Dita e Agro-Turizmit”. Panairi u zhvillua në zonën e quajtur Suka e Gështenjave, në Reç, ku ishin të pozicionuara stendat dhe shoqatat përkatëse me produktet promovuese. Sipas programit të hartuar, aktiviteti nisi në orën 10:00, ku njerëzit kishin filluar të shëtisnin tek shtëpizat e vogla dhe të mrekulloheshin nga prodhimet që një fshat mund të realizojë. Spikatnin prodhimet e bulmetit, kryesisht llojet e djathrave, prodhimet e verërave të ndryshme, të mjaltit dhe sigurisht nuk kishte si të mungonte gështenja, “monument i natyrës” së Reçit.

Terra Madre Balkans, Shqipëria potenciale në turizmin malor dhe rural

Terra Madre Balkans nuk është vetëm një vend ku mblidhen prodhuesit e vegjël nga gjithë Ballkani, por dhe vendi ku magjistrojne edhe lektorë të rëndësishëm botërore mbi sfidat ekonomike të njerëzimit. Ministre e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtise dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, si dhe ambasadori Italian në Shqipëri, Alberto Cutillo dhe Thomas Pogge, profesor ne Universitetin e Yale dhe eksperti kryesor ne ne nivel boteror te ceshtjeve qe lidhen me urine ne bote dhe me te drejtat e njeriut gjatë konferencës “Lufta Kunder Urise Boterore” që u mbajt të shtunën në Tiranë theksuan rolin e politikave për uljen e varfërisë në botë dhe rolin e ushqimit.