agroturizem

Qendra ACEG harton dokumentin strategjik dhe planin e veprimit 2017-2020

Qendra shqiptare për Qeverisje Mjedisore - ACEG, organizoi në datë 19 dhjetor 2017 në mjediset e qendrës workshop-in tematik: “Hartimi i dokumentit strategjik dhe planit të veprimit 2017-2020 të Qendrës ACEG”. Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte trajnimi dhe draftimi i Dokumentit Strategjia dhe Plani i Veprimit 2017-2020 për rritjen e kapaciteteve të Qendrës ACEG. Dokumenti do të jetë udhërrëfyesi i saj në planin afatmesëm.

Qeveria mbështet agroturizmin dhe zhvillimin e zonave rurale

Qeveria do të mbështesë me fonde agroturizmin dhe zhvillimin e zonave rurale, pa u limituar nga lista e programit “100 fshatrat”. Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e së mërkurës degët ku do të financohen fondet gjatë vitit 2018, duke i dhënë përparësi turizmit si një sektor me ndikim pozitiv në përmirësimin e jetës dhe ekonomisë rurale.

Reç, aty ku agroturizmi dhe gështenjat po pasurojnë fshatin

Nga Elona Bedalli

Nga Tirana janë 102 kilometra që mund të përshkohen me makinë. Rrugët janë përmirësuar ndjeshëm dhe udhëtimi është më se i rehatshëm. Është një kohë shumë e shkurtër për t’u gjendur në një realitet tjetër, ku kupton se ora është ndalur, ku natyra është treguar e pakursyer dhe asgjë nuk është monotone. Destinacioni ynë ishte Reçi, një nga tre fshatrat kryesorë të Parkut Natyror Rajonal të Shkrelit (i shpallur dy vjet më parë, kategoria e 4-t IUCN), në Malësinë e Madhe. Shtrihet në të djathtë të rrugës Koplik – Dedaj, e cila ndahet mes Reçit dhe Razmës.

Ullishtet 500-vjeçare në Marikaj, thesar për agroturizmin e munguar

Teksa ndjek autostradën përtej kryeqytetit pamja zhvendoset nga ndërtesat e larta dhe shumëngjyrëshe, te disa shtëpiza të vogla të fshatit. Jo më shumë se 25 kilometra larg Tiranës gjendemi në Marikaj. Shumëkush nuk e çon nëpër mend se jo tej larg një qytetërimi metropolistik mund të ekzistojë një bujqësi e zhvilluar. “Ullinjtë e mirë bëhen vetëm në Berat”, thonë me krenari vendasit e qytetit shekullor. Ndërsa, tiranasit krenohet me dashamirësi për llojin e ullirit të bardhë. “Kjo zona këtu është shumë e njohur dhe prodhuese për ullinj të mirë.