ajer

BB: Punonjës për menaxhimin e cilësisë së ajrit në Kosovë

Banka Botërore (BB) në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës (MMPH) zhvillon një punëtori për Menaxhimin e cilësisë së ajrit në Kosovë, me përfaqësues të institucioneve relevante të Kosovës dhe donatorëve tjerë.

Mbeturinat në Porto Romano, tymi pushton Universitetin, pedagogë e studentë: E pamundur të zhvillohet mësimi

Studentët, stafi pedagogjik i universitetit “Aleksandër Moisiu” dhe banorë të qytetit të Durrësit ngrenë shqetësimin për ndotjen e lartë, që vjen si pasojë e djegies së mbeturinave në vendgrumbullimin në Porto Romane. Vendi i grumbullimit të mbetjeve të qytetit bregdetar dhe rrethinave të tij ndodhet vetëm 200-250 metra larg nga korpusi universitar. Sipas studentëve dhe pedagogëve, i gjithë tymi me gazra toksike i mbeturinave që digjen futet në ambientet e universitetit, duke krijuar një situatë mjaft të rëndë dhe të papërshtatshme për të kryer leksion, si dhe shkakton ndotje të lartë deri ne rrezik për shëndetin e tyre. Në fakt, për këtë problem janë ankuar shpeshherë edhe qytetarët, sidomos ata që banojnë në afërsi të vendgrumbullimit të plehrave.