AJMMI

Tryezë mjedisore për ishujt e dëmtuar të Ksamilit

Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit (AJMMI), gjatë shtatorit, organizoi në qendrën kulturore “DEA” Ksamil, Tryezë Mjedisore për rehabilitimin e ishujve të dëmtuar të Ksamilit, me theks parandalimin e dëmtimit të mëtejshëm dhe sensibilizimin e komunitetit të banorëve të Ksamilit e më gjerë, për mbrojtjen e tyre. Në këtë tryezë mernin pjesë aktorë dhe faktorë nënshkrues të memorandumit të bashkëpunimit, nxënës dhe mësues të shkollës së bashkuar “5 Dëshmorët” përfaqësues të zonave të mbrojtura, përfaqësues të pushtetit lokal, të Komisariatit të kufirit Sarandë, të Shërbimit Zjarrfikës etj.

Vullnetarët mjedisorë krijojnë hapësira të gjelbërta rreth pallateve

Sensibilizimi, organizimi dhe edukimi i komunitetit të banorëve për një mjëdis të qëndrueshëm, mbetet në fokus të përhershëm të veprimtarisë të Agjencisë Joniane te Mjedisit, Medias dhe Informacionit, Sarandë (AJMMI). Në lagjet e qytetit Sarandë, por edhe në Delvinë e Ksamil, me nismën dhe nxitjen e drejtuesve dhe specialistëve tanë, prej kohësh janë ngritur dhe veprojnë grupe me vullnetarë mjedisorë. Në përbërje të tyre ka banorë të moshave të ndryshme dhe nxënës të shkollave 9-vjeçare e të mesme të qyteteve dhe fshatrave përreth. Ditët e fundit, AJMMI organizoi në Sarandë, një takim te zgjeruar me të gjithë skuadrat e vullnetarëve mjedisorë dhe drejtuesve të tyre.

Zona Bënçë-Kurvelesh synohet të jetë një zonë e mbrojtur

Zona Bënçë-Kurvelesh në territorin e ri adminstrativ të bashkisë Tepelenë po synohet të jetë një zonë e mbrojtur. Kryetari i bashkisë, Termet Peçi, tha për ATSH-në se “Nisur nga vlerat mjedisore e ekoturistike, nga larmia e diversitetit të florës dhe faunës, po edhe për atraktivitetin nga resurset që bart, kjo zonë hyn në prioritetet e bashkisë për t’u shndërruar në një zonë të mbrojtur dhe për të fituar këtë status si Park Rajonal Natyror. Po bashkëpunohet për këtë qëllim me AKZM dhe strukturat e saj në qarkun e Gjirokastrës me qëllim që ky territor të marrë status të ri ligjor”.