ajri

Lancohet sistemi për raportimin online të cilësisë se ajrit ne Kosove

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, ka lansuar sistemin për raportimin online të rezultateve të cilësisë së ajrit që monitorohet nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Lansimit i këtij softueri që aktualisht është në fazën testuese do të mundësojë informimin e saktë dhe në kohë reale të publikut për cilësinë ë ajrit në disa komuna të Kosovës.

Maqedonia “punëson” dronë për të identifikuar ndotësit më të mëdhenj

Ndotja e ajrit duket se nuk është një problem vetëm shqiptar, por një çështje që shqetëson më së shumti pjesën më të madhe të vendeve rajonale. Madje në këtë aspekt Shqipëria mund të thuhet se është në pozita të mira, të paktën po ta krahasosh me qytete të tilla si Shkupi në Maqedoninë fqinje. Media e njohur investiguese “BalkanInsight” i ka kushtuar një shkrim të posaçëm çështjes së ndotjes në Shkup.

Shqetësim në rritje për ndotjen në Kosovë

Ndotja e mjedisit në Kosovë mbetet një sfidë parësore, ndërsa shtohen rastet e ndikimit të drejtpërdrejtë në shëndetin e qytetarëve. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, krahas ndotjes së dukshme të ajrit në Prishtinë, ekzistojnë zona të vendit ku banorët nuk mund të pijnë ujin apo edhe të lajnë rrobat. Ambasada amerikane monitoron me një paisje cilësinë e ajrit në kryeqytet. Në Kosovë po rritet ndërgjegjësimi për nivelin e lartë të ndotjes së mjedisit, kryesisht për shkak të nxitjes së përdorimit të lëndëve djegëse.

TFL: “Ajër i pastër në Tiranë. Më shumë ecje, biçikleta dhe transport publik”

“Ajër i pastër në Tiranë. Më shumë ecje, biçikleta dhe transport publik”. Kjo ishte tema e trajnimit që zhvilloi sot shoqata “Together for life” me gazetarë që mbulojnë çështjet e mjedisit dhe përfaqësuesve të organizatave joqeveritare. Ky trajnim u zhvillua në kuadër të projektit “Achieve”, që financohet nga Bashkimi Evropian në Shqipëri dhe zbatohet nga REC Shqipëri.

Vargmali i ndotjeve në Elbasan, përgjegjësit luajnë pingpong! Nga sëmundjet e frymarrjes tek ndotja që po i merr jetën banorëve

Manushaqe Sejati ka 36 vjet që jeton në Bradashesh të Elbasanit. Me agimin e çdo dite rendi i saj i punës është i diktuar nga pasojat me të cilat përballet çdo ditë nga jeta në afërsi të fabrikës që prodhon çelik. “Çdo mëngjes duhet të pastrojmë dritaret, parmakët dhe gjithçka tjetër jashtë banesës, pasi mbulohen nga pluhuri. Natën, fabrikat e Metalurgjikut punojnë më tepër. Nuk vendosin në punë filtrat që pastrojnë tymin. Toka nuk prodhon asgjë prej ndotjes”, – thotë ajo e shqetësuar.