AKB

Agjencia Kombëtare e Bregdetit apel: Ndal ndotjes së vijës bregdetare!

Agjencia Kombëtare e Bregdetit, në fillimin e sezonit veror turistik, ka shprehur shqetësimin për ambientin dhe higjienën në vijën bregdetare ku shtrihen plazhet private dhe ato publike. “Kjo Agjenci merr përsipër që të bëjë publike të gjitha rastet e subjekteve apo bashkive që veprojnë në kundërshtim me VKM e Sigurisë në Plazhe apo të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e vijës bregdetare”, tha për ATSH-në Drejtori i Përgjithshëm i AKB-së, Auron Tare. Ndërkohë, ai fton të gjithë qytetarët që të dërgojnë informacione nga terreni mbi të gjithë ata që ndotin mjedisin, thyejnë rregullat apo ligjet në fuqi për mbrojtjen e plazheve apo të mjedisit.

AKB prezanton një projekt pilot për turizëm të qëndrueshëm

Është idea e krijimit të një modeli të turizmit të qëndrueshëm midis zonave bregdetare dhe atyre malore. Zona e përzgjedhur është Borsh-Kanionet e Nivicës –Zagorie, që do të bëjë të mundur krijimin e një produkti turistik të veçantë për Shqiperinë. Vizitorët e zonës bregdetare do të kenë mundësinë që në një kohë të shkurtër nga Borshi -Piluri dhe Qeparoi të mund të udhëtojnë në zonën malore të Kurveleshit për të gjetur peizazhe unikale dhe turizëm malor i kombinuar ky me atë bregdetar. Në këtë mënyrë banorët e këtyre zonave të izoluara nga terreni do të kenë mundësi të përfitojnë nga turizmi bregdetar por në këtë mënyrë mund të zhvillojnë turizmin e tyre gjithëvjetor i lidhur ky edhe me bregdetit.

Ç’po ndodh me ishujt e Ksamilit? Alarmi

Vija bregdetare e Ksamilit ka veçantinë se nuk është e mbushur me ndërtime apo lokale si pjesa tjetër e vijës bregdetare të vendit. Mirëpo, një gjë e tillë ka nisur të dëmtohet nga disa biznese që kërkojnë të përfitojnë hapësira më të mëdha plazhimi, duke hedhur materiale e sasi rëre në det. Përveçse dëmtojnë faunën dhe florën përreth ndërhyrje të tilla dëmtojnë edhe vijën bregdetare shkëmbore të virgjër.

Gjykata thyen rezistencën e bashkisë Tepelenë kundër HEC-it në Nivicë

Bashkia e Tepelenës refuzoi për më shumë se një vit që t’i kalonte në pronësi një sipërfaqe me pyje dhe kullota kompanisë “Kendervica energy”, e cila ka një licensë për ndërtim hidrocentrali në zonën e Nivicës, në vendin e quajtur Përroi i Ademit. Bashkia thotë se hidrocentrali, i pagëzuar “Driza 1” prek Kanionet e Nivicës që janë monument natyror, cënon potencialin turistik të zonës dhe se projekti nuk është konsultuar me banorët.

Ishulli i Sazanit, jo vetëm interes turistik por edhe shkencor për biodiversitetin

Ishulli i Sazanit këtë verë nuk u vizitua vetëm nga turistët kurioz të natyrës dhe historisë, por edhe nga shkencëtarë biologë dhe shoqata për ruajtjen dhe inventarizimin e specieve të rralla, që ruajnë ekuilibrat biologjik. Në qendër të studimit ishin Lakuriqët e Natës, një specie që gjendet me shumicë në ishullin e Sazanit. Rezultatet e reja konfirmuan rëndësinë e ishullit për lakuriqët e natës dhe rëndësinë e diversitetit të llojeve të tyre në ruajtje të ekuilibrit biologjik të specieve.

Kuveleshi dhe Butrinti, pjesë e leksioneve në Universitetin e Bristolit si modele të turizmit të qëndrueshëm

Lektorët nga Universiteti i Bristolit qëndruan dy ditë në Nivicë të Kurveleshit dhe u njohën me projektin e zhvillimit rural të turizmit të qëndrueshëm në këtë zonë si dhe atë të Butrintit. Ata filmuan dy modele shqiptare të menaxhimit të turizmit të qëndrueshëm: krijimin e Parkut të Butrintit si një mundësi për zhvillimin ekonomik të zonave rurale, një model i krijuar dhe administruar nga Drejtori i AKB-së, Auron Tare, si dhe modeli aktual në zonën rurale të Kurveleshit, pak kilometra nga vija bregdetare.

Një ekspeditë mjedisore, ngjiten në malet e Kurveleshit për të ruajtur këtë natyrë të bukur

Një grup ekspertësh mjedisorë dhe ligjorë, specialistë të njësisë vendore, udhëtuan drejt Tepelenës, për tu njohur më nga afër me problemet e dëshirat e komunitetit të fshatit Nivicë në malësinë e Kurveleshit. Probleme te cilat janë gjeneruar nga konfliktet e përdorimit të ujit si dhe ideja për ndërtimin e HEC-ve në monumentet e natyrës të mbrojtura me ligj si Kanionet e Nivicës e Ujëvara e Progonatit. Male të larta dhe panoramike, kanione dhe shpella të krijuara nga natyra, burime ujore dhe ujëvara të cilat ndërthuren me gjelbërimin e dendur të zonës na shoqërojnë përgjatë udhëtimit.

Turizëm, jo vetëm në det

Jo vetëm det, rërë e diell, por një turizëm ku të gërshetohet plazhi me traditën, kulturën e kulinarinë e vendit që viziton. Ky koncept modern, sipas drejtuesit të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, ka nisur me kanionet e Nivicës. “Ne zgjodhëm kanionet e Nivicës si një zonë totalisht e panjohur, e paprekur, e cila është një ilustrim shumë i mirë i këtij koncepti që ne po krijojmë, pra po krijojmë për herë të parë në Shqipëri, një model të tille të shtrirjes së turizmit nga zona bregdetare në zonat malore”, thotë Tare.

Turizmi shëtitës fillon edhe në krahinën malore të Kurveleshit

Projektidea e prezantuar nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit, mbi lidhjen infrastrukturore të zonave bregdetare me ato malore në Qarkun e Vlorës dhe konkretisht të zonës së Borshit-Nivicës dhe Kurveleshit, po jep sinjalet e para të një turizmi shëtitës me mjete të pedalimit apo dhe ato motorrike. Këtë fund- javë, një ekip i vogël çiklistësh përshkruan pjesën e parë të këtij intenerari ku u nisën nga Borshi-Nivicë e përfunduan në Kurvelesh, duke kapërcyer me biçikletat e tyre peisazhe të mrekullueshme malore që gjenden në këtë itinerar.

Zbulimet nënujore

Zbulime të pasurive nënujore të 10 viteve kërkime janë prezantuar në një ekspozitë fotografike në pedonalen e kryeqytetit. Gjetjet e ekspeditës amerikano-shqiptare shtrihen nga shekulli i VII para Krishtit, deri pak pas Luftës së Dytë Botërore dhe i prezantohen publikut si një kambanë alarmi për ruajten e pasurive të tilla, në një kohë kur ende legjislacioni shqiptar ka mungesa për mbrojtjen e botës nënujore. “Mendova se do të ishte një mënyrë interesante për të tërhequr vëmendjen ndaj ruajtjes së trashëgimisë kulturore nënujore, krijimit të legjislacionit dhe ruajtjes, por atraksioni më i madh është zhvillimi i turizmit kulturor nënujor.