AKBN

AKBN prezanton analizën vjetore për vitin 2016

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore prezantoi ditën e djeshme analizën vjetore për vitin 2016. Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Viktor Tushaj vlerësoi se ky institucion është i një rëndësie të veçantë, pasi puna e tij lidhet direkt me burimet natyrore. “Jam i bindur se AKBN është një institucion i rëndësishëm me një strategji kombëtare. Dy gjëra janë të rëndësishme burimet njerëzore dhe burimet natyrore për një komb”, u shpreh ai.

AKBN promovon burimet natyrore në “Energy Expo e Forum 2017”

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore u bë pjesë e Panairit të organizuar nga Expocity Albania me titull “ Energy Expo e Forum 2017”, i cili hapi dyert për vizitorët dhe të interesuarit në 14 nëntor. AKBN u paraqit me stendën e saj të posaçme, duke i dhënë një rëndësi të veçantë promovimit të burimeve natyrore si energjia e diellit dhe e erës, hidrokarburet, minierat dhe hidroenergjitika. Vlen të theksohet se që në ditën e parë të këtij panairi, kjo stendë pati një numër të madh vizitorësh dhe grupe të interesuarish, të cilët u informuan rreth burimeve natyrore në Shqipëri, mundësive të shfrytëzimit të tyre dhe legjislacionin në fuqi.

Guroret e mermerit shkatërrojnë Malin e Tomorit

Fiks Fare denoncoi shkatërrimin e Malit të Tomorit nga guroret e mermerit, në afërsi të fshatit Mëlovë, në Skrapar. Banorët e pakët të këtij fshati ankohen për kushtet e vështira të jetesës si pasojë guroreve të mermerit, të cilat xhirojnë miliona euro. Ata pretendojnë se guroret u kanë prishur shtëpitë, të mbjellat dhe gjithçka përreth. Lejet e para për shfrytëzimin e mermerit në këtë zonë janë dhënë në vitin 2005, ndërsa deri më sot janë dhënë 12 leje. Mali i Tomorit është shpallur park kombëtar me një vendim të Këshillit të Ministrave më datë 18 korrik 2012.

Ringritja e Institutit Shkencor të Hidrokarbureve, MEI tryezë me grupet e interesit

Në mjediset e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë u zhvillua takimi konsultativ me grupet e interesit në funksion të hartimit të akteve nënligjore për ringritjen e Institutit Shkencor të Hidrokarbureve. Aktet vijnë në zbatim të ndryshimeve të fundit në Ligjin Nr. 6/2017 “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)”. Rikrijimi i Institutit Shkencor të Hidrokarbureve është konsideruar i domosdoshëm, pasi është ndjerë në mënyrë thelbësore mungesa e tij, nga momenti kur ish-Qendra Kombëtare Shkencore e Hidrokarbureve u shkri në vitin 2006.