AKIP

'Mbetjet', largohen aktivistët e AKIP

Rreth 80 aktivistë të AKIP (Aleancës Kundër Importit të Plehrave) kanë nisur prej orës 23:00 të mbrëmjes së të mërkurës një protestë para Parlamentit të Shqipërisë për të kundërshtuar ligjin e mbetjeve, ndërsa kanë kaluar të gjithë natën aty.Ata shprehen se protesta e nisur një ditë më parë i paraprinë asaj që do të realizohet ditën e sotme para nisjes së seancës plenare të parlamentit, e cila do të jetë akoma më e madhe.Sipas tyre, sot ishte parashikuar në rendin e ditës futja në votim e dekretit të Presidentit Nishani që kërkon rishikimin e ligjit, ndërsa është hequr me qëllim në orët e fundit për të dështuar protestën.

AKIP betejë me Kuvendin për afatet e shqyrtimit të dekretit për ligjin e importit të mbetjeve

AKIP shpreh shqetësimin në lidhje me procedurat që po ndiqen nga ana e Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin sa i takon trajtimit ligjor që po i bëhet Dekretit të Presidentit të Republikës Nr. 9765, datë 14.10.2016, Dekret i cili vendosi: KTHIMIN E LIGJIT NR. 92/2016 “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10463, DATË 22.09.2011, “PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË MBETJEVE”, TË NDRYSHUAR. Shqtësimin e tyre ata e kanë shprehur në një letër të hapur drejtuar Kuvendit të Shqipërisë dhe grupeve parlamentare.

AKIP kundërshton ligjin e ri për importin e mbetjeve

Aleanca Kundër Importit të Plehrave, grupimi i shoqërisë civile që tre vjet më parë arriti të ndalojë me ligj importin e mbetjeve në Shqipëri, deklaroi sot se do të kundërshtojë edhe propozimin e fundit të tre deputetëve të së majtës, të cilët kanë propozuar në Kuvendin e Shqipërisë rikthimin e importeve. Jemi të “neveritur nga përpjekjet e vazhdueshme të një pjese të politikës shqiptare për të thyer ndalimin e importit të mbetjeve, i cili u realizua me ligj në vitin 2013 pas një beteje shumëvjeçare të shoqërisë civile,” tha AKIP në  një konferencë për shtyp.

AKIP Ramës: Mos mirato ligjin e importit të mbetjeve

Menjëherë pas publikimit të programit të punimeve të Kuvendit për tre javët e parë, ku përfshihet dhe rikthimi për diskutim i ligjit të importit të mbetjeve, Aleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP) i ka kërkuar Kryeministrit Rama “të bashkëqeverisë” me 90 për qind të shqiptarëve që janë kundër këtij ligji. Me anë të një letre, aktivistët e AKIP, të cilët që prej vitit 2013, kanë kundërshtuar e protestuar kundër miratimit të ligjit që do të lejonte importin dhe djegjen e plehrave në Shqipëri, shprehin shqetësimin se qeveria Rama gjithnjë e më tepër po nxit industrinë e djegjes së plehrave me lejet që ka dhënë për ndërtimin e disa inceneratorëve:

AKIP, letër të hapur Nishanit për importin e mbetjeve

Aleanca kundër Importit të Plehrave në Shqipëri i ka dërguar një letër të hapur presidentit, Bujar Nishani, ku i shprehin shqetësimin në lidhje me miratimin e ndryshimit në ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, ndryshime të cilat lejojnë importimin e mbetjeve nga vendet e huaja drejt vendit tonë. Sipas AKIP-it, ligji u bë shumë shpejt dhe në mungesë totale të informacionit, transparencës dhe të pjesëmarrjes së qytetarëve shqiptarë. Letra e plotë e AKIP-it drejtuar presidentit Bujar Nishani:

AKIP: Shqipëria do të kthehet në kosh mbeturinash!

Debati për çështjen e importimit të mbetjeve është rikthyer si para 3 viteve, ku përfaqësues të shoqërive civile e shumë qytetarë refuzojnë këtë projektligj. Aleanca Kundër Importit të Plehrave, ka shprehur se vazhdon të jetë kundër ardhjes së mbetjeve dhe se propozimi aktual nuk ndryshon aspak nga propozimet e të shkuarës duke rrezikuar ta kthejë Shqipërinë një kosh plehrash të Europës. Andi Tepelena, ambjentalist dhe bashkë-themeluesi i Aleancës Kunder Importit të Plehrave, ka shprehur qëndrimin e tij kundër importimit të mbetjeve nga Italia për në vendin tonë.

Artistët shqiptarë mblidhen në Valbonë dhe Tiranë për protestë

Dy këngëtaret shqiptare që jetojnë në Gjermani dhe Zvicër, Eda Zari dhe Elina Duni zhvilluan një konferencë të pazakontë për media të enjten më 27 tetor në Tiranë, ku njoftuan angazhimin e tyre qytetar në mbrojtje të lumit të Valbonës nga hidrocentralet dhe kundër importit të plehrave në Shqipëri krahas aktivistëve të Aleancës Kundër Importit të Plehrave dhe të banorëve të luginës së Valbonës. “Kjo është një nismë e cila kërkon të sjellë mesazhin, jo HEC-eve në Valbonë, lëre lumin të lirë dhe kundër importit të mbetjeve në Shqipëri,” tha artistja Eda Zari.

Ligji i mbetjeve, shoqëria civile të shtunën protestë para Kryeministrisë

Shoqëria civile do të zhvillojë ditën e shtunë një tjetër protestë kundër importit të plehrave. Ata u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen në këtë protestë. “Më 1 tetor 2016, ora 11:00 mblidhemi para monumentit të 100-vjetorit te Parku Rinia, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë. Ne mbrojtje të jetës, në mbrojtje të së ardhmes së fëmijëve, në mbrojtje të Shqipërisë, Aleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP), i bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptare të dalin të protestojnë masivisht kundër importit të plehrave!

Ligji i plehrave përplas ricikluesit me ambientalistët, protesta për rrëzimin e dekretit të Nishanit, AKIP i akuzon për presion

Ligji për importin e plehrave ka krijuar një tjetër përplasje, këtë herë mes kompanive ricikluese dhe ambientalistëve. Ishim mësuar që shoqëria civile dhe ambientalistët të organizonin protesta kundër miratimit të ligjit, por dje ka ndodhur e kundërta. Kanë qenë vetë ricikluesit të cilët kanë zhvilluar një protestë duke i kërkuar Kuvendit rrëzimin e dekretit të Presidentit Nishani. Dje përfaqësues të kompanive ricikluese në vend kanë protestuar para kryesisë së Kuvendit duke kërkuar që ligji për importin e plehrave të futet në kalendarin e Parlamentit dhe të votohet nga deputetët sa më parë.

Shoqëria Civile proteston në 3 vjetorin e armëve kimike: Ndal plehrave

Protesta e Aleancës Kundër Importit të Plerave përkujtoi sot para Kryeministrisë 3 vjetorin e ndalimit të importit të plehrave, si edhe kërkoi në të njëjtën kohë bashkimin e qytetarëve në mbrëmjen e datës 23 nëntor për ta gdhirë në protesta deri më datën 24 kur edhe ka punimet parlamenti. Aleanca Kundër Importit të Plehrave është mbledhur sërish para kryeminsitrisë për të përkujtuar 3 vjetorin e protestës maratonë për ndalimin e armëve kimike si edhe për të ndaluar miratimin e ligjit për mbetjet që pritet të kalojnë në parlament në datën 24.

Sondazhi në “BW”, 81% e votuesve: Të lejohet referendumi për anulimin e ligjit të ‘mbetjeve’

Ndërsa ligji për importin e mbetjeve është kthyer në Kuvend nga Presidenti Nishani, referendumi konsiderohet një ndër instrumentet më të favorshëm për t’i dhënë fund debateve, lidhur me ligjin e shumëkontestuar që lejon importin e mbetjeve. Shumica e lexuesve në “BalkanWeb” mendojnë se u takon qytetarëve shqiptarë të vendosin me referendum për importin e mbetjeve. Në sondazhin me temë: “A duhet përdorur referendumi si instrument për të anuluar ligjin e mbetjeve?” morën pjesë 2660 lexues, ndër të cilët 2151 (81%) votuan “Po” dhe vetëm 509 (19%) zgjodhën opsionin “Jo”.