AKM

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka realizuar hartografimin e vlerësimit të ndryshimit të cilësisë së ujërave te lumenjve per vitet 2014-2015

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka realizuar hartografimin e vlerësimit të ndryshimit të cilësisë së ujërave të lumenjve për vitet 2014-2015. Rrjeti i monitorimit të lumenjve kryesore në Shqipëri bëhet përmes 34 stacioneve të monitorimit të shpërndarë në 6 basenet kryesore.

1- Drini

Viti 2014 krahasuar me vitin 2015 ka patur përmiresim në 3 stacione, në 1 stacion eshte e pandryshuar dhe kemi përkeqësim nga “e mirë” në “e moderuar” në 1 stacion.

2- Mati

AKM prezanton Raportin e Gjendjes së Mjedisit për vitin 2016

Agjencia Kombëtare e Mjedisit prezantoi të premten e kaluar “Raportin e Gjendjes së Mjedisit në Shqipëri 2016”. Nëpërmjet këtij raporti Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM) sjell informacionin dhe vlerësimin mjedisor mbi gjendjen e mjedisit si dhe vlerësimin e shkallës së zbatueshmërisë dhe efektivitetit të politikave mjedisore kombëtare dhe përafrimit të tyre me ato europiane. Në fjalën e tij, kreu i AKM-së. z. Julian Beqiri theksoi se raporti vjen me një monitorim më të plotë se në vitet e kaluara ndonëse buxheti për përgatitjen e këtij raporti ka shënuar rënie.

AKM publikon rezultatet e monitorimit të liqenit të Ohrit

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka bërë me dije këtë të hënë, rezultatet e monitorimit të liqenit të Ohrit, të realizuar në dy pika, ku stacioni i parë është stacion reference në thellësi 150 metra. Mostrat aty merren në 8 thellësi nga sipërfaqja deri në fund të liqenit e përkatësisht 0, 20, 40, 60, 80, 100, 120, 150 m., kurse stacioni i dytë është 200 m. nga bregu, përballë qytetit, në thellësi mbi 5 metra. Sipas Agjencisë, nga të dhënat e monitorimit të ekspeditës së parë realizuar në muajin Prill vlerësohet:

AKM publikon rezultatet e monitorimit të ndotësve të ajrit në Berat

Ka shumë burime të ndotjes së ajrit në Shqipëri dhe sektorët kryesorë kontribues janë ai i transportit, industria, bujqësia, përdorimi shtëpiak i produkteve, si dhe ngrohja. Të gjithë këta sektorë çlirojnë një shumëllojshmëri ndotësish, si: lëndë e ngurtë e grimcuar, gaze, metale të rënda, si dhe substancë organike volatile. Ndotja e ajrit është një përzierje komplekse me shumë komponentë toksikë që rrjedhin nga djegia e lëndëve djegëse fosile për transportin, prodhimin e energjisë, dhe aktivitete të tjera njerëzore.

AKM raporton gjendjen në mjedis për vitin 2015 në rang vendi

(AKM) prezantoi sot monitorimin e gjendjes në mjedis për vitin 2015 në rang vendi. Në fjalën e tij kreu i AKM-së. z. Julian Beqiri theksoi se monitorimi i kryer është një risi pasi sjell shtim të stacioneve si edhe të treguesëve të monitorimit. “Këtë vit Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka shtuar 98 stacione të reja monitorimi ose 12 % më shumë krahasuar me dy vite më parë. Gjithashtu kemi rritur treguesit e monitorimit me 25 ose me 10% krahasuar me periudhën 2013-2014”- u shpreh Beqiri.

AKM: Tirana, Elbasani dhe Korça qytetet më të ndotura

Niveli i ndotjes së ajrit në të gjithë Shqipërinë është ulur krahasuar me një vit më parë. Të dhënat janë bërë publike në Agjencia Kombëtare e Mjedisit e cila ka kryer një monitorim për periudhën janar qershor të këtij viti duke u fokusuar në disa qytete kryesoresi si Tiranë, Elbasan, Durrës, Shkodër, Vlorë dhe Korçë. Monitorimi i kryer nga AKM ka për qëllim përcaktimin e faktoreve ndotes të ajrit dhe ndikimin e tyre ne mjedis. Bazuar në të dhënat e monitoruara te cilësisë së ajrit urban rezulton se cilësia e ajrit në qytetet e monitoruara nuk është e një niveli shumë të mirë krahasuar me normat e përcaktuara nga Bashkimi Europian.

AKM: Ujërat shqiptarë larës janë cilësorë

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Z. Julian Beqiri mbajti ditën e sotme një konferencë për shtyp mbi të dhënat e raportuara në Agjencinë Evropiane të Mjedisit (AEM) për cilësinë e ujërave larës të vitit 2015 në vendin tonë. Duke theksuar se është detyrë e Ministrisë së Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM) që të bëjë publike cilësinë e ujërave të plazheve, z. Beqiri tha se prej 2 vitesh AKM raporton sipas standarteve evropiane rezultatet e monitorimit të ujërave në bregdetin shqiptar pranë Agjencisë Evropiane të Mjedisit (AEM), ndonëse ky detyrim u njihet vetëm vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Bashkia e Tiranës ul nivelin e ndotjes së ajrit me 15% krahasuar me 2015-ën

Për të gjithë banorët e qytetit të Tiranës, në javën evropiane të lëvizshmërisë, vjen një lajm i mirë për cilësinë e ajrit. Nga të dhënat e kryera nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit në tre stacione të ndryshme të kryeqytetit, rezulton se ndotja e ajrit është ulur me 15% krahasuar me vitin 2015. Mbi përmirësimin e cilësisë së ajrit kanë ndikuar një sërë faktorësh që kanë të bëjnë me politika të ndërmarra nga ana e Bashkisë së Tiranës.

Beqiri prezanton cilësinë e ujërave në plazhe

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Julian Beqiri, prezantoi cilësinë e ujrave në plazhet e vendit. Beqiri u shpreh se në monitorim janë 102 pika në 20 plazhe. Nga këto, 99 pika janë me cilësi shumë të mirë të ujrave larës. “Cilësia e ujrave larës shfaqet problematike në 3 pika, sidomos në vijën bregdetare. Në Durrës janë 21 pika në monitorim, përkeqësim nga viti 2016 në dy pika. Për herë të parë, plazhi i Palasës hyri në monitorim”, deklaroi Beqiri. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit theksoi se “pushteti lokal është ende shumë larg punës që duhet të bëjë” dhe se “nuk ka marrë asnjë masë”.

Diga që kërcënon lumin e fundit të egër në Evropë u miratua pa konsultime

Sokrat Rrokaj është banor i fshatit Shkozë në njësinë administrative Sevaster të Bashkisë Selenicë dhe prej shumë vitesh ka zgjedhur bujqësinë si mënyrën më të mirë për të siguruar jetesën për familjen e tij. Në tokën e tij prej 2.5 hektarësh ai mbjell drithëra buke dhe jonxhë. “Rreth 4 dynym i kam jonxhë që ushqejmë bagëtinë dhe pjesën tjetër e kam grurë, misër dhe fasule sepse kjo tokë këto prodhime mban,” thotë Sokrati, teksa shton se bashkë me tre djemtë e tij, tokën e kanë të vetmin burim të ardhurash.

Dita e Tokës, Ministri Koka finalizon Nismën Mbarëkombëtare për Pastrimin e Mjedisit

Dita Ndërkombëtare e Tokës e gjen Shqipërinë me finalizimin e Nismës Mbarëkombëtare të Pastrimit të Vendit nga Mbetjet të lançuar nga Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, më 5 mars 2017. Në kuadër të kësaj dite të rëndësishme mjedisore dhe të Nismës Mbarëkombëtare të Pastrimit, Ministri Koka apeloi më 22 Prill për më shumë ndëgjegjësim kundrejt mjedisit. “Sot është Dita Ndërkombëtare e Tokës kur njerëzit në të gjithë botën pavarësisht besimit dhe kombësisë kontribuojnë për një mjedis më të pastër më të shëndetshëm dhe sigurisht duke patur në konsideratë se një ambient i ndotur ndikon ndjeshëm tek thatësira, ashtu siç ndikon ndjeshëm tek reshjet e dendura dhe tek erozioni.

Dita pa makina - A e rrit cilësinë e ajrit?

Sot më 22 shtator Shqipëria i bashkohet, si çdo vit, Ditës Botërore pa Makina. Një sërë shtetesh përreth globit, morrin pjesë në iniciativën e Ditës pa Makina. E organizuar për herë të parë jozyrtarisht në vitin 1994, iniciativa u adoptua nga Komisioni Evropian në vitin 2000. Bogota, kryeqyteti i Kolumbisë, e themeloi Ditën Pa Makina nëpërmjet referendumit publik dhe këtë vit kremtoi 15 vjetorin e nismës duke miratuar kufizime madje edhe mbi motoçikletat.

Dita pa makina: Bashkia Tiranë publikon detajet

Tirana do i bashkohet edhe këtë vit “Javës Europiane të Lëvizshmërisë”, e cila synon ndërgjegjësimin e qytetarëve për të përdorur sa më pak mjetet që ndotin mjedisin dhe për të përqafuar gjithmonë e më shumë qasjet e reja të transportit që janë miqësore me mjedisin. Në kuadër të kësaj jave, Bashkia Tiranë do të organizojë një sërë aktivitetesh, që nga “Panairi i Botimeve për Lëvizshmërinë”, promovimi i mjeteve ekologjike të transportit publik apo aktivitete të tjera që kanë për qëllim nxitjen e të rinjve në përdorimin sa më shumë të biçikletës dhe për ta bërë atë një mjet popullor në Tiranë.

Durrës: Rrjeti i organizatave ECIM, shpalos sugjerimet dhe zgjidhjet për problemet mjedisore

Ditën e martë, më 12 shtator, në Bashkinë Durrës, u zhvillua një takim i kërkuar nga rrjeti i organizatave ECIM. Në fokus të këtij takimi ishin problemet mjedisore që shfaqen sot në Durrës. Përfaqësuesit e organizatave shpalosën problemet mjedisore përpara zyrtarëve të bashkisë ku dhe u diskutuan se si mund të zgjidheshin. Problematikat ishin të shumta, por u veçuan si më të rëndësishme mos pastrimi i qytetit gjatë sezonit të verës dhe djegia e tyre në vendgrumbullim. Gjithashtu dhe cilësia e ujit në det dhe hedhja e mbetjeve përgjatë kanaleve dhe lumenjve.

Elbasan: Kur organizatat dhe mediat monitorojnë VNM-të

Më datë 14 korrik 2017, Milieukontakt Shqipëri organizoi trajnimin: “Legjislacioni horizontal dhe monitorimi i Raporteve të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM)”. Ky trajnim është mbështetur financiarisht nga Projekti “Shoqëria Civile Vepron për Zhvillimin Social-Ekonomik mbi Bazat e një Mjedisi të Shëndetshëm” (CO-SEED) me fonde të Bashkimit Evropian dhe që zbatohet nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri.

Fabrika e shkrirjes në Kamëz, rrezik për banorët

Emisioni Fiks Fare solli mbrëmjen e së mërkurës rastin e banorëve të lagjes numër 4 në Bashkinë e Kamzës, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e një fabrike shkrirjeje në lagjen e tyre. Ata thanë për Fiksin se ndihen të rrezikuar nga tymërat dhe ndotja. “Ku do t’i rrisim fëmijët? Për ata kemi më shumë frikë, se ne e kaluam tonën”, tha një e moshuar. Të tjerë banorë pohuan se e kanë shumë pranë shtëpive fabrikën dhe kjo përbën një rrezik shumë të madh. “Tre gra kanë dashur të vrasin veten para disa ditësh, këtu para fabrikës, se vihet në rrezik jeta e fëmijëve të tyre”, tha një tjetër banor.

Forcohet kontrolli i ndotjes në territorin e Shqipërisë

Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM) në bashkëpunim me Qendrën Rajonale të Mjedisit (REC), bënë të mundur vënien në punë të regjistrit online të shkarkimeve dhe të transferimit të ndotësve në të gjithë territorin e Shqipërisë. Ky regjistër mundëson që publiku të ketë qasje online në informacionin mjedisor për 250 kompanitë më të mëdha, në lidhje me sasinë vjetore të shkarkimeve (emetimeve) të ndotësve në: • Ajër, Ujë, Tokë (kg/vit) (duke përfshire të gjitha shkarkimet: e qëllimshme, aksidentale, rutinë dhe jo rutinë, ku shkarkimet aksidentale raportohen veçmas).

Gjoba për pisanjosët

Të jesh qytetar nuk do të thotë thjesht të jetosh në qytet, por sjellja individuale të cilëson të tillë. Jo pakkujt mund t’i ketë ndodhur të jetë ndeshur me njerëz që lënë mbetjet në rrugë dhe për këtë nuk na e ka fajin as qeveria dhe as bashkia, pavarësisht nga cila forcë politike drejtohet. Po kaq sa individët, abuzojnë edhe bizneset, punonjësit e të cilëve nuk mundohen të shkojnë deri tek kazanet e mbetjeve. Dhe nuk bëhet fjalë për periferi, ku as atje nuk duhet të ndodhë, por në zemër të kryeqytetit, pranë Ministrisë së Jashtme.

HEC-et e licencuara për shkatërrimin e natyrës

Lejet e dhëna për ndërtimin e hidrocentraleve në mbarë vendin po shndërrohen në një bumerang mjedisor. Janë jo pak, por plot 38 leje të miratuara nga Ministria e Mjedisit pa marrë parasysh kriteret për ruajtjen e biodiversitetit. Specialistët japin alarmin se një sërë speciesh e bimësh të rralla që konsiderohen dhe si pasuri natyrore rrezikojnë të zhduken nga shkatërrimi i mjedisit si pasojë e ndërtimit të hidrocentraleve. Për të hedhur më shumë dritë mbi këtë çështje, investigimi.al ka vlerësuar lejet e dhëna për ndërtim hidrocentralesh nga janari vitit 2014 deri në qershor 2016.

Izolimi i mbetjeve të arsenikut në landfille, “në sitë” mjedisore projektet tek Azotiku i Fierit dhe Vlorës

Dy vlerësime të ndikimit në mjedis janë paraqitur së fundmi në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit dhe kanë të bëjnë me mbetjet e rrezikshme, kryesisht arsenik. Në raporte nënvizohen ndikimet e mundshme në landfillet e parashikuara për izolimin e këtyre mbetjeve të ndërtuar në hapësirat e planifikuara të Uzinës së Azotikut në Fier dhe Vlorë.
Projekti i parë
Ndërtimi i landfillit të parë ka një kapacitet 15 mijë m3 në territorin e Ish-Uzinës së Sodës Vlorë.