akset rrugore

Qindra hektarë tokë nën ujë, Ministria e Mbrojtjes: FA, në ndihmë të banorëve

Moti i keq dhe reshjet e shiut vijojnë të shkaktojnë probleme në disa zona të vendit. Situata paraqitet problematike kryesisht në Qarkun e Shkodrës. Bazuar në informacionet e mbërritura në Qendrën e Bashkuar Operacionale pranë Shtabit të Përgjithshëm ju bëjmë më dije situatën në vend deri në orën 9:00. Forcat e Armatosura janë të angazhuara në të gjitha qarqet që kanë paraqitur probleme. Aktualisht angazhimi kryesor i FA është në qarkun e Shkodrës në ndihmë të banorëve në vështirësi.