aksion pastrimi

"Toka Valbonë", për një Valbonë të pastër

Gentjani nga Shoqata "Toka Valbonë" është shpallur fituesi i projekt-propozimit më të mirë në Shkollën Verore 2017 të ACHIEVE të organizuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri me mbështetjen financiare të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri. Sot më 3 maj, "Toka Valbonë" po zbaton në praktikë dy aktivitete me tematikë mbrojtjen e Luginës së Valbonës. Aksioni i pastrimit "Për një Valbonë të pastër" që sot u zhvillua me fëmijët e shkollës "Ali Podrimja" dhe qytetarë të tjerë që i janë bashkuar nismës, synon të kthehet në një rutinë të përvitshme. Gjithashtu, në kuadër të kësaj nisme mbahet edhe forumi civil "MOS MA PREK VALBONEN".

“Pastrojmë Shqipërinë që duam”, Klosi: 6 muaj aksion, nga përdorimi i qeseve deri te pikat e skrapit e guroret

Më 24 nëntor do të startojë aksioni “Të pastrojmë Shqipërinë që duam”, i cili do të vazhdojë për 6 muaj. Ministri i Mjedisit Blendi Klosi, gjatë prezantimit të platformës deklaroi se nëpërmjet aksionit do pastrohet Shqipëria nga të gjithë ndotësit, duke përfshirë, guroret, pikat e grumbullimit të skrapit, mbetjeve, përdorimit të qeseve etj. “Në datën 24 nëntor nis aksioni që do të vazhdojë për 6 muaj, për të pastruar Shqipërinë, për të ndryshuar mentalitetin. Do të pastrojmë vendit nga të gjithë ndotësit. Kemi një strategji në disa drejtime.

“Të Pastrojmë Shqipërinë” edhe në Bulqizë

Nisma “Të Pastrojmë Shqipërinë” më 20 Maj 2016 u realizua dhe në Bulqizë pas suksesit që pati aksioni i parë i realizuar më 20 nëntor 2015, nën moton “Të pastrojmë Bulqizën”. Ky bashkëpunim u bë i mundur nga organizata SHERM Albania (Shoqata Ekspertët e Rinj Mjedisorë) dhe organizata Green line Albania, në bashkëpunim me Zyrën Arsimore Bulqizë, Bashkinë Bulqizë, Zyrën e Punës me moton një ditë kushtuar mjedisit ku jetojmë, duke pastruar lagjen, rrugicën, hapësirat poshtë pallatit.

27 Mars - Dita Evropiane e Plazheve të Pastra

Shqipëria është promovuar tashmë në gjithë mediat prestigjoze botërore si një destinacion i preferuar turistik për plazhet e bukura dhe të virgjëra. Nuk mund t’i zhgënjejmë turistët duke i mbajtur këto plazhe të ndotura. Nisja e fushatës së Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes përkon me 27 marsin që është Dita Evropiane e Plazheve të Pastra. Vetë stafi i Ministrisë në bashkëpunim me Bashkitë angazhohet të hënën më 27 Mars në një aksion pastrimi fillimisht në 10 bashki nga Shkodra deri në Sarandë.Shqipëria ka 109 plazhe bregdetare dhe liqenore, të cilat janë të shtrira nga veriu në jug. Dimri, shirat, prurjet e lumenjve kanë sjellë shumë mbetje në plazhet tona.

Aksion i madh pastrimi për nder të “Ditës së Evropës”

Për herë të parë, disa nga aktorët përgjegjës për mjedisin, do të bashkohen për të realizuar një aksion të madh pastrimi, i cili do të rezultojë me largimin e një deponie të madhe të mbetjeve në fshatin Bardhosh të Komunës së Prishtinës. Banorët e këtij fshati prej disa vitesh kanë ‘bashkëjetuar’ me një deponi të tillë, ku shpeshherë edhe i kanë djegur mbetjet, duke shkaktuar ndotjen e ajrit. Iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën” u bën thirrje banorëve të fshatit Bardhosh, që t’i bashkohen këtij aksioni, duke u mobilizuar bashkë me ne për largimin e asaj deponie.

Aksion mbarëkombëtar për pastrimin e lumenjve në Shqipëri

Lançohet dita mbarëkombëtare për pastrimin mbetjeve në kuadër Ditës së Tokës, më 22 prill. Kjo fushatë u kërkua nga Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, teksa inspektonte gjendjen e shtratit të lumit të Tiranës vetëm pak metra larg aeroportit të Rinasit dhe që ndodhet në një situatë tejet të mjerueshme. Ministri i Mjedisit ritheksoi se ligji ngarkon Bashkitë me përgjegjësi të drejtpërdrejtë për Menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe sanksionon të zgjedhurit vendorë për mosmarrjen e masave.

Aksion pastrimi në Llogara

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, mori pjesë në një prej aksioneve masive për pastrimin e plazheve dhe parqeve natyrore të Shqipërisë që po zhvillohen në gjithë vendin nga Korpusi i Vullnetarëve. Ky është një projekt i mbështetur nga MZHETTS, me synimin për të patur një Shqipëri të pastër këtë sezon turistik, por dhe për të sensibilizuar qytetarët që pastërtia është një element kyc për të tërhequr dhe mbajtur sa më gjatë turistët në vendin tonë.

Aksion për pastrimin vullnetar të Tiranës, Veliaj: Në dhjetor nis nga puna kompania publike

Bashkia e Tiranës, e mbështetur nga vullnetarë e qytetarë të Tiranës, ndërmori ditën e djeshme një aksion pastrimi në të 24 Njësitë Administrative të kryeqytetit. Aksioni nisi në orën 8.00 të mëngjesit, nga Kombinati, me pastrimin e varrezave të Sharrës, e më pas vijoi në të gjitha njësitë administrative, të cilat janë organizuar në zona të përcaktuara më parë nga Bashkia e Tiranës. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, fillimisht iu bashkua aksionit të pastrimit në Kombinat, e më pas kaloi në Njësinë Administrative 8, në zonën e njohur si “Serat”, ku edhe falënderoi të gjithë qytetarët që vendosën t’i bashkohen aksionit të pastrimit.

Aksioni i pastrimit, Bashkia e Tiranës i fton të gjithë për kryeqytetin

Më datë 13 nëntor Tirana do të përfshihet në një aksion masiv pastrimi në çdo lagje të saj. Me iniciativë të Bashkisë së kryeqytetit janë konstatuar edhe zonat më të ndotura, ku do të përqendrohet një pjesë e mirë e vullnetarëve. “Bashkia bën thirrje për të gjithë banorët e Tiranës që më 13 nëntor të bashkohen në pastrimin e shtëpisë sonë të madhe. Synojmë pastrimin e rrugëve, koshave të mbeturinave, etj. Ne kemi evidentuar edhe disa pika të nxehta që janë njësia administrative numër 4, ajo numër 8 në Laprakë dhe 11”, ka deklaruar Julinda Dhame, drejtoreshë e Promovimit të Qytetit.

Aksioni i pastrimit, Veliaj: Reduktuam qeset me 60 %

Bashkia e Tiranës iu bashkua sot aksionit kombëtar “Pastrojmë Shqipërinë që duam”. Bashkia e Tiranës, Ministria e Mjedisit dhe Turizmit, Ministria e Arsimit si dhe Ministria e Arsimit, organizuan aksionin e pastrimit në aksin rrugor Qafë Kashar-Rinas ku veç përfaqësuesve të institucioneve shtetërore morën pjesë edhe nxënës nga gjimnazet e Tiranës, si dhe vullnetarë të tjerë. I pranishëm në këtë aksion ishte dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i shoqëruar nga Ministri Blendi Klosi, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro si dhe deputetë.

Aksioni kombëtar "Ta Pastrojmë Shqipërinë"

Më 15 nëntor, Green Line Albania filloi fushatën informuese "Blue Tour – Rrugëtimi Blu", në kuadër të nismës "Turizmi i Gjelbër" dhe "Ta Pastrojmë Shqipërinë", duke i paraprirë aksionit kombëtar që do zhvillohet më datë 24 nëntor. Rrugëtimi nisi me takimin në Njësinë Administrative Velipojë dhe më pas në Bashkisë Lezhë. Në takimin e zhvilluar kishte pjesëmarrje nga përfaqësuesit e të gjitha institucioneve rajonale dhe vendore, të cilat do jenë pjesë mbështëse e aksionit kombëtar, që nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve, përfaqësues të arsimit, përfaqësues të Njësisë Administrative Shëngjin, Njësisë Administrative Velipojë dhe mediave vendore.

Ambientalistët dhe shoqëria civile nismë për pastrimin e lumit Osum

Organizatat që në fokus të tyre kanë çështjet e mjedisit, qytetarë vullnetarë të ardhur nga Tirana, të cilët lobojnë pro mjedisit, por dhe qytetarë të Beratit janë mbledhur për të pastruar brigjet e lumit Osum, një nga resurset më të mëdha në të gjithë qarkun e Beratit. Motoja e ambientalistëve është "Le të respektojmë qoftë dhe për një ditë, sepse përditë nuk mund të pastrojmë". Natyrisht që lumi Osum sot është nga më të ndoturit në të gjithë vendin, pasi përpos mbetjeve, gjatë verës ai kthehet në një përrua ku në pjesën më të madhe të tij është i mbuluar me ujëra të zeza.

Ballkani i bashkuar kundër luftës me mbetjet

Vendet e Ballkanit dikur të ndarë nga lufta, nacionalizmi dhe feja janë bashkuar për t'u përballur me një armik të përbashkët: mbetjet. Nën moton e fushatës “Let’s Do It”, aktivistët shqiptarë dhe kosovarë prillin e kaluar pastruan bashkërisht zonën e tyre kufitare dhe liqenin e ndotur Vërmicë, në një fushatë alla Wombles që ka përfshirë më shumë se 5% të popullsisë së Shqipërisë, dhe 7% të Kosovës. Akoma më mbresëlënës është fakti se katër vite më pare, pothuajse 14% e popullsisë së Sllovenisë u mobilizua për të pastruar deponitë e paligjshme, aksioni më i madh në botë i këtij lloji.

Bashkia e Tiranës organizon aksionin “Të pastrojmë Tiranën”

Qytetarët i janë përgjigjur sot thirrjes së Bashkisë së Tiranës duke u bërë pjesë e aksionit vullnetar “Të pastrojmë Tiranën”. Aksioni nisi në orët e para të mëngjesit dhe u përqendrua kryesisht në pikat më problematike të raportuara më parë nga administratorët e njësive administrative. Pjesë e këtij aksioni u bë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. “Më vjen mirë që traditën që nisëm vitin e kaluar, po e vazhdojmë edhe këtë vit. Nesër është një ditë feste, “Dita e Verës“, por si në çdo datë të shënuar, është e rëndësishme që ajo të na e gjejë shtëpinë pastër.

Bashkia, aksion vullnetar për pastrimin e Lumit të Tiranës

Aksioni i Bashkisë së Tiranës “Të Pastrojmë Tiranën” është zhvendosur sot përgjatë Lumit të Tiranës. Ndërmarrjet e bashkisë dhe banorë të përgjegjshëm morën pjesë në pastrimin e disa vatrave të ngarkuara me papastërti përgjatë shtratit të këtij lumi, kryesisht në zonën e Shish-Tufinës dhe në fshatin Ferraj. I pranishëm në këtë aksion ishte edhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Abaz Hado, si dhe drejtues të Njësisë Administrative Dajt.

Berat, ndotja në lumin Osum objekt fotografish për turistët

Lumi Osum në Berat vazhdon të jetë i ndotur. Pavarësisht se në Ditën e Tokës disa vullnetarë tentuan të sensibilizonin banorët e zonës, gjendja e lumit vazhdon të jetë e njëjtë. Bashkia e Beratit çdo ditë bën reklama duke treguar në lidhje me investimet në fasada. Por pamja që të ofron lumi Osum është e trishtë, pasi deri tani asnjë institucion nuk po merr masa për pastrimin e tij. Ndërkohë që pak kohë më parë ministri i Mjedisit, Lefter Koka bëri thirrje për pastrimin e brigjeve të lumenjve ose në të kundërt do të përballeshin me gjoba.

Diplomatët pastrojnë plazhin në Miami

Diplomatët janë mësuar të zgjidhin problemet ndërkombëtare, por mbetjet në plazhe zakonisht nuk janë pjesë e punës së tyre. Megjithatë Departamenti i Shtetit, kërkoi pikërisht ndihmën e diplomatëve nga disa vende për të pastruar plazhin në Key Biscayne të Floridës. Ideja ishte për të rritur ndërgjegjësimin për nevojën pastrimit të shisheve plastike dhe mbeturinave të tjera që ndotin oqeanet. Jose Pernalete i Zërit të Amerikës, njofton. Ishte një ditë e pazakontë për punonjësit e zyrave konsullore, të veshur më shumë si për zyrë sesa për të qenë në plazh.

Dita e Tokës, aksion pastrimi në Shkodër

Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale të Shkodrës, kanë ndërmarrë një aksion masiv në pastrimin e disa zonave turistike si Ura e Mesit, Kalaja, Ura e Bunës dhe Velipojë. Në këtë nismë vullnetare e ideuar nga KESH me mbështetjen e shkollave të qytetit morën pjesë rreth 150 përsona. Pastrimi ka nisur tek zona muzeale pranë Urës së Mesit, ku janë hequr me dhjetra thasë me mbeturina. Përfaqësuesja e Drejtorisë së Arsimit, Eliona Aliaj shprehet se kjo nismë kërkon të ndërgjegjësojë komunitetin, që të tilla aktivitete të zhvillohen sa më shpesh për një mjedis sa më të pastër.

Dita e Tokës, Ministri Koka finalizon Nismën Mbarëkombëtare për Pastrimin e Mjedisit

Dita Ndërkombëtare e Tokës e gjen Shqipërinë me finalizimin e Nismës Mbarëkombëtare të Pastrimit të Vendit nga Mbetjet të lançuar nga Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, më 5 mars 2017. Në kuadër të kësaj dite të rëndësishme mjedisore dhe të Nismës Mbarëkombëtare të Pastrimit, Ministri Koka apeloi më 22 Prill për më shumë ndëgjegjësim kundrejt mjedisit. “Sot është Dita Ndërkombëtare e Tokës kur njerëzit në të gjithë botën pavarësisht besimit dhe kombësisë kontribuojnë për një mjedis më të pastër më të shëndetshëm dhe sigurisht duke patur në konsideratë se një ambient i ndotur ndikon ndjeshëm tek thatësira, ashtu siç ndikon ndjeshëm tek reshjet e dendura dhe tek erozioni.