AKT

“Terra Madre Balkans”, fermerët e Ballkanit mblidhen në Tiranë

Shqipëria do të jetë vendi pritës për fermerë dhe prodhues të vegjël nga 13 vende të rajonit e me gjerë, të cilët do të prezantojnë produktet e tyre si dhe do të shkëmbejnë eksperienca. “Terra Madre Balkans”, aktiviteti që ndërthur ekonominë, bujqësinë, turizmin, gastronominë dhe stilin e të ushqyerit, më 2-5 qershor do të zbarkojë në Tiranë, duke e kthyer shndërruar kryeqytetin shqiptar në qendrën rajonale të politikave dhe programit mbi prodhuesit e vegjël, fermerët, shijet dhe produktet e rrezikuara.

AKT merr pjesë në panairin e turizmit UTAZAS Hung Expo

Agjencia Kombëtare e Turizmit merr pjesë për herë të parë në panairin UTAZAS Hung Expo, i cili u zhvillua nga data 3-6 mars, në Hungari. Pjesëmarrja në këtë event është realizuar nëpërmjet ftesës së sponsorit kryesor, Kinës. “Interesi i vizitorëve për Shqipërinë ka qenë shumë i lartë, ndërsa është paraqitur një vëmendje e veçantë për vendin tonë si destinacion i ardhshëm turistik”, bën të ditur kreu i AKT-së, Ardit Çollaku, në rrjetin social ‘facebook’.

Kreu i AKT: Ja pse Shqipëria tërheq si destinacion

Shqipëria është përzgjedhur së fundmi si destinacion botëror për t’u vizituar, fillimisht vitin e shkuar nga mediat ndërkombëtare si Telegraph, Lonely Planet, CNN, New York Times, BBC. Më pas, viti 2016 ka nisur me një sërë artikujsh nga të tjerë kanale të industrisë mediatike botërore, agjenci turistike dhe blogje të famshëm. I pyetur për revistën Monitor, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, z. Ardit Çollaku tregon disa nga arsyet kryesore pse Shqipëria është bërë kaq e “dukshme” dhe atraktive tashmë.

Turizmi shqiptar prezantohet në tregun rus

Drejtori i Pergjithem i AKT merr pjese ne takime zyrtare ne Panairin Nderkombetar MITT te Moskes. Shqiperia prezantohet me 4 operatore Turistik. Nje takimin shume i rendesishem ishte ai me Perfaqesuesin e Ministrise se Turizmit Rus qe eshte edhe Zv. Presidenti i Agjencise Federale te Turizmit Z. Roman Skoryy. Drejtori i AKT – se beri nje prezantim te Pergjithem te potencialit Turistik Shqiptar si dhe vuri theksin ne rolin aktiv qe do te kete AKT ne ndihme te Promovimit te vendit dhe terheqjes se turisteve Rus.