aktiviste

“Marshimi për Shkencën”, shkencëtarët protestojnë kundër politikave të Trump

Mijëra shkencëtarë dhe mbështetësit e tyre, duke u ndjerë gjithnjë e më shumë të kërcënuar nga politikat e Presidentit Trump, u mblodhën të shtunën në Uashington nën qiellin e vrenjtur dhe motin me shi, për atë që ata e quajtën “Marshimi për Shkencën”, duke braktisur traditën e mbajtjes së shkencave jashtë politikës dhe duke i bërë thirrje publikut të ngrihet për iniciativat shkencore. Ndërsa marshuesit ecnin krah më krah me njëri-tjetrin në drejtim të Kapitolit, rruga jehonte me thirrjet e tyre: "Shpëtoni E.P.A.-n" (Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit) dhe "Shpëtoni N.I.H.-et" (Institutet Kombëtare të Shëndetit) si dhe këngët e tyre për të festuar shkencën.

“Shihemi në gjyq”, aktivistët kundër rregullave të Trump për smogun dhe shpimet për lëndë djegëse

Aktivistët e mjedisit premtuan se do të zhvillojnë një luftë të ashpër ligjore kundër administrimit të Trump i cili kërkon të lejojë shpimet për naftë në Atlantik dhe Arktik dhe kundër rritjes së niveleve të smogut. Donald Trump ka bërë tashmë përpjekje gjithëpërfshirëse për të rritur industrinë e lëndëve djegëse fosile dhe të zhbëjë përpjekjet për të luftuar efektet e ndryshimit të klimës. Avokatët e qeverisë pyetën gjykatën federale në Uashington nëse mund ta shtynin çështjen kështu Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) mund të rishikonte qëndrimin e saj mbi rregulloren për ndotjen e smogut.

13-katëshi pranë Parkut të Liqenit, ambientalistët: Stop punimeve

Asambleja qytetare për mbrojtjen e parkut ka protestuar këtë të shtunë për ndërtimin e pallatit 13 katësh përballë fakultetit ekonomik. Ky objekt leja e të cilës është dhënë në kohën kur Bashkia drejtohej nga Lulzim Basha sipas ambientalistëve ka bërë bashkë politikën duke e kthyer në oligarkinë e betonit. Guri shkon dhe më tej duke sqaruar se ky ndërtim shkel dhe rregullat e qarkullimit rrugor pasi ndërtohet mbi një rrugë ku ka rreth rrotullim për lëvizjen e mjeteve. Para ndërtimit të këtij pallati një tjetër objekt i ndodhur në oborrin e Fakultetit Ekonomik dhe pse me leje u shemb nga IKMT.

Aktivistët e mjedisit vozitin për mbrojtjen e lumenjve të Ballkanit

Rreth 150 kajakistë nga e gjithë Europa çelën më 16 prill “turin e lumenjve të Ballkanit”, një fushatë sensibilizuese për të ndërgjegjësuar qeveritë e shteteve të Ballkanit të ndalojnë shkatërrimin e lumenjve, duke iu bashkuar kështu protestave të vendasve. Nën sloganin “Të shpëtojmë lumenjtë tanë – të ndalojmë digat”, kajakistët e nisën vozitjen e tyre nga lumi Sava i Sllovenisë dhe do të vazhdojnë lundrimin për 35 ditë në 18 lumenj nga Sllovenia në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni dhe Shqipëri.

Aktivistët e Valbonës dhe koncensionarët e HEC-eve përballen në gjykatë

Aktivistja mjedisore e luginës së Valbonës, Catherine Bohne dhe Shoqata Toka u përballën të mërkurën në Gjykatën e Tiranës me kompanitë paditëse Gener 2 dhe Dragobia Sh.p.k në çështjen e hapur prej këtyre të fundit për dëmtim të imazhit nga ana e aktivistëve.

Aktivistët shqiptarë luftojnë për të mbrojtur kanionin nga hidrocentrali

Aktivistët mjedisorë deklaruan se do të vijojnë të protestojnë kundër planeve për ndërtimin e hidrocentraleve në kanionin e Nivicës në jug të Shqipërisë. Aktivistët mjedisorë thonë se do të organizojnë protesta të reja kundër një vendimi të qeverisë për të lejuar ndërtimin e hidrocentraleve në një nga lumenjtë e fundit të “egër” të Europës. Ministritë e ndryshme përfshirë Ministrinë e Kulturës, kanë dhënë miratimin për ndërtimin e hidrocentralit Driza 1 në kanionin e Nivicës në jug të Shqipërisë pavarësisht shqetësimeve për pasoja të mundshme për trashëgiminë arkeologjike dhe natyrore.

Arti, protesta, pena dhe pema

Nga: ELJAN TANINI*

Më vjen keq për disa media që deri më sot, unë sipas tyre i kam thyer këmbën një bosi kur protestoja për parkun e Liqenit. Madje ishin po këto që shfaqën hapur dhe bindshëm atë shpikjen e lopatës në gjoks. Pak të dashura media, mos merrni kot përsipër të më godisni mua për një projekt që ka vite që fle. Tri vite më parë këtë ide për një skulpturë parku e ka parë edhe Lulzim Basha në zyrën e tij. Por asgjë, fjeti atje. Deri më sot, flinte me mua, pastaj qëndronte në dhomën e pritjes, derisa një ditë hasa në konkursin e Skulpturave të Parkut.

Evropa në Librazhd në mbështjetje të të rinjve që mbrojnë lumin Shkumbin

Lumi Shkumbin, ky lumë gjarpërues në disa qytete të Shqipërisë dhe me rëndësi të madhe për jetën e komuniteteve në qytetet ku rrjedh, fatkeqsisht sot për sot është lumi më i ndotur në Shqipëri. Pikërisht duke marr shkak nga ky fakt një grup të rinjsh të cilët quhen Aktivistët e Lumit Shkumbin Librazhd, organizuan një takim të niveleve të larta për ti dhënë zgjidhje çështjes. Në këtë takim i cili ndodhi në datën 1 korrik në Librazhd, për herë të parë, pati ballafaqim të drejtëpërdrejtë të qytetarëve, aktivistëve me organet përkatëse në nivel vendor.

Gjahtarët organizojnë konkurs për të vrarë luanin, shpërthejnë aktivistët

Mbrojtësit e kafshëve kanë shpërthyer kundër një organizimi për të vrarë një luan, organizim të cilin ata e quajnë të urrye . Gjahtarët po paguajnë mbi 1700 euro për të blerë një biletë për të fituar shansin që të qëllojnë mbretin e savanës në Afrikë. Mbrojtësit e jetës së egër në natyrë reaguan me mllef ndaj planit mizor. Biletat po shiten online me emrin “Win a Lion”. Zëdhënësi i mbrojtësve të kafshëve në Britani tha dje për Mirror se i bënte thirrje pjesëmarrësve dhe organizatorëve që të hiqnin menjëherë dorë nga kjo nismë barbare.

Kajakërs nga Europa, protestë në Tiranë për lumin Vjosa: Jo ndërtimit të HEC-it

Në 18 maj, kajakërs nga e gjithë Evropa do të protestojnë së bashku me parlamentarët shqiptarë, anëtarë të parlamentit të BE, banorë të luginës së Vjosës si dhe ruajtësit shqiptarë dhe ndërkombëtarë të natyrës për mbrojtjen e Vjosës dhe kundër ndërtimit të digave në të. Në këtë event të quajtur “Eventi i flotilës” pjesëmarrësit – disa prej tyre me varka – do të grupohen rreth mesazhit për kryeministrin Edi Rama në brigjet e lumit të egër. Në 20 Maj, Turi Ballkanik i Lumenjve do të përfundojë me dorëzimin e “peticionit në kajak” për kryeministrin Edi Rama në Tiranë.

Live nga Parku i Liqenit/ Protestuesit hapin TV e tyre

Protestës së qytetarëve për parkun iu shtua një media qytetare, Televizioni 2.0. Protestuesit e parkut, tregojnë për dritare.net, se kjo media lindi si pasojë e mungesës së vëmendjes mediatike ndaj betonizimit të parkut të liqenit. Televizioni 2.0 transmeton video në rrjetin You Tube dhe prej pak ditësh është aktive edhe në rrjetin facebook. Përmes opsionit facebook live mbulon transmetim direkt nga zona e ndërtimeve dhe ofron interaktivitet me qytetarët, të cilët mund të pyesin ose të shprehin opinionet e tyre për ndërtimet në park.

Ndërgjegjësimi i komuntetit lokal për ndalimin e gjuetisë

Gjatë javës së parë të janarit ekipi i ASPBM ka zhvilluar një fushatë ndërgjegjësimi me komunitetet lokale të Zonave të Mbrojtura, në kuadër të zbatimit të Ligjit nr. 7/2014 "Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë". Ky ligj parashikon ndalimin e gjuetisë deri në muajin mars të këtij viti. Në fushtatë janë përfshirë të gjitha komunat përreth 5 zonave të mbrojtura (ZM) të shpallura si tepër të rëndësishme për shpendët shtegtare, si Liqeni i Shkodrës, Velipoja, laguna e Patokut, Kune Vainit dhe Gjiri i Lalzit.

Nishani: Këndi i lojërave, vandalizëm

Nga Sidorela Jança

Përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët po kundërshtojnë prej 28 ditësh tashmë ndërtimin e Këndit të Lojërave te Parku i Liqenit Artificial të Tiranës, dje janë vizituar nga presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Edhe pse në Parkun e Liqenit kishte mbërritur eskorta e kreut të shtetit, përtej gardhit rrethues, punëtorët ende vazhdonin të gërmonin dheun, të lidhnin hekura, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, e sikur të mos kishte ardhur askush me rëndësi.

Organizatat Mjedisore “padisin” Ministrinë e Mjedisit

Në kohën kur përqafohet programi i transparencës, Ministria e Mjedisit nuk zbaton Ligjin Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, një nga ligjet më të rëndësishëm dhe themeltar, i cili përcakton se informacioni që zotëron Qeveria duhet të jetë i aksesueshëm nga publiku, dhe vetë Qeveria duhet të sigurojë mekanizmat për dhënien e këtij informacioni. Ditën e premte, datë 1 korrik 2016, grupimi “Të mbrojmë Lumenjtë” i ka dërguar institucionit të Komisionerit për Të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale, ankesën e parë për Ministrinë e Mjedisit (http://bit.ly/29jV0Qi)

Organizatat në Shqipëri festojnë Ditën Botërore të Migrimit të Peshqve

Aktiviteti i 21 majit i mbajtur në Kukës, theksoi rëndësinë e lumenjve të hapur shqiptarë dhe të peshqve migratorë. Dita Botërore e Migrimit të Peshqve solli sëbashku përfaqësues nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, Universiteti i Tiranës, Agjencia Rajonale e Zonave të Mbrojtura, Organizata e Menaxhimit të Peshkimit, PPNEA Tiranë, Qarku Kukës dhe gjimnazi Kukës. Pjesëmarrësit përmes diskutimeve dhe prezantimeve i kushtuan vëmendje të veçantë nevojave te peshqve migratorë dhe sigurimit të sa më shumë rrjeteve natyrorë të lumenjve të lidhur me njëri-tjetrin. Përsa i përket lumenjve tashmë të fragmentuar, ata kanë nevojë për veprime urgjente për t’u rivatalizuar nga dëmet e shkaktuara.

Parku i lojërave te Liqeni Artificial ndan opinionin publik

Pas një ore rrugë më këmbë, Lavdie Qershori dhe bashkëshorti i saj janë të kënaqur që më në fund lanë pas smogun e Tiranës për të argëtuar mes gjelbërimit djalin e tyre të 6-vjeçar. Kjo është hera e dytë që familja Qershori e viziton këndin polemik të lodrave që u inaugurua në Ditën e Fëmijëve, më 1 qershor. “Më pëlqen që më në fund djali ynë mund të luajë në një park në natyrë, pa pasur nevojë ta çojmë në lokalet e Tiranës duke paguar”, tha Lavdie Qershori për BIRN, e cila banon në zonën e Selitës.

Peshkatarët kapin peshkaqenin 622 kg, kritikohen nga aktivistët e të drejtave të kafshëve

Tre peshkatarë, të cilët kapën një peshkaqen tigër 622 kilogram dhe postuan foton në Facebook të kapjes së tyre, janë kritikuar nga aktivistët e fushatës së të drejtave të kafshëve. Burrat të cilët kapën peshkaqenin në brigjet juglindore të Australisë mburreshin se ndoshta kishin vendosur një rekord të ri botëror për peshkaqenin më të rëndë të kapur ndonjëherë. Fotografia e tyre u shpërnda mbi 4 mijë e 200 herë dhe u pëlqye nga mijëra. Por peshkatarët kanë shkaktuar një zemërim në mesin e aktivistëve të kafshëve të cilët shprehen se ata nuk duhet ta kishin vrarë peshkaqenin.

Presidenti Nishani takon një grup qytetarësh që kundërshtojnë ndërtimin në park

Presidenti Bujar Nishani u takua sot, me një grup qytetarësh që kundërshtojnë ndërtimin në Parkun e Liqenit, me të cilët bisedoi për më shumë se një orë. Sipas burimeve nga pjesëmarrësit në takim, qytetarët i shprehën Presidentit mendimet e tyre në lidhje me paligjshmërinë e proçedurave të miratimit të lejes dhe të ndërtimit të këndit të lojrave në Park, në mënyrë të veçantë mungesën e studimit për ndikimin në mjedis dhe informimin dhe përfshirjen e qytetarëve në vendim-marrje, të cilat janë detyrime të qarta ligjore.

Protestë kundër HEC-eve: Larg duart nga Valbona

Aktivistë të shoqërisë civile dhe banorë të komunitetit në Tropojë protestuan ditën e djeshme përpara Ministrisë së Energjetikës dhe Kryeministrisë kundër ndërtimit të disa hidrocentraleve në luginën e Lumit të Vabonës. Me moton “Larg duart nga Valbona”, protestuesit denoncuan koncesionet, pasi sipas tyre, cenohet natyra, dëmtohet ekonomia dhe zhvillimi i turizmit. “Komuniteti është kundër këtyre hidrocentraleve sepse shkatërrojnë natyrën, cenojnë ekonominë dhe zhvillimin e turizmit.

Qytetarët mbjellin pemë në protestë ndaj Bashkisë së Tiranës

Një grup aktivistësh organizuan sot një protestë të pazakontë në Tiranë, ku veprimtaria kryesore konsistoi në mbjelljen e fidanëve të rinj në Parkun e Tiranës, në shenjë sfide ndaj planeve të Bashkisë së Tiranës për të ndërtuar një kënd lojërash pranë Liqenit Artificial. Nën sloganin “Këndet Lagjeve, pemët parkut!” disa dhjetëra qytetarë të Tiranës dolën sot në një protestë të pazakontë ku aktiviteti kryesor qe mbjellja e fidanëve të rinj në një hapësirë të gjelbërt ku Bashkia e Tiranës ka planifikuar të ndërtojë një hapësirë prej 4 mijë metrash katrorë si kënd lojërash për fëmijët.

  • 1
  • 2