aktivitet

“Terra Madre Balkans”, fermerët e Ballkanit mblidhen në Tiranë

Shqipëria do të jetë vendi pritës për fermerë dhe prodhues të vegjël nga 13 vende të rajonit e me gjerë, të cilët do të prezantojnë produktet e tyre si dhe do të shkëmbejnë eksperienca. “Terra Madre Balkans”, aktiviteti që ndërthur ekonominë, bujqësinë, turizmin, gastronominë dhe stilin e të ushqyerit, më 2-5 qershor do të zbarkojë në Tiranë, duke e kthyer shndërruar kryeqytetin shqiptar në qendrën rajonale të politikave dhe programit mbi prodhuesit e vegjël, fermerët, shijet dhe produktet e rrezikuara.

Aktivitet mjedisor për Zonat e Mbrojtura

Në një nga mjediset e Hotel Tirana Internacional po prezantohet plani i menaxhimit të Peisazhit Natyror Lumi Buna dhe i Parkut Kombëtar Shebenik Jabllanicë.Të pranishëm janë zv/ministri i Mjedisit, Kledi Xhaxhiu, Drejtori i AKZM Zamir Dedej, drejtues të IUCN dhe Cooperacione Italiane, etj. Ky aktivitet për stafin e AKZM zhvillohet me mbeshtetjen e IUCN dhe Cooperacione Italiane. Sipas metodologjisë së përdorur në këto dy plane, do hartohen edhe planet e tjera të menaxhimit për zonat e mbrojtura.