aktiviteti njerezor

Aktivitetet njerëzore po shpejtojnë zhdukjen e disa llojeve

Njerëzit kanë populluar planetin për qindra mijëra vite, por ndotja dhe shfrytëzimi i rezervave po çojnë shumë lloje drejt zhdukjes. Një artikull i publikuar nga shkencëtarët nga University College London tregoi që zhdukja e llojeve është shpejtuar me deri 1 000 herë dhe në të ardhmen do të jetë deri në 10 000 herë më shpejt. Shkencëtarët Elizabeth Boakes dhe David Redding kanë treguar se megjithëse evolucioni ka eliminuar disa lloje nëpër kohë, situata aktuale mund të pasqyrojë rreziqe më serioze.

Ekstreme më të këqija moti do godasin vit pas viti, shkencëtarët në alarm

Në pak dekada, Toka do të përballet me një klimë që do të ndryshojë me shpejtësi, me shira të rrëmbyer, përmbytje dhe flakë si ato në Greqi dhe në gjithë Europën. Do të jetojmë në një mot të paqëndrueshëm. Është e pamohueshme tashmë, ngrohja globale po i jep qartë pasojat dhe 95 për qind e shkencëtarëve mendojnë se kjo është pasojë e aktiviteteve të njeriut. Grafiku i emetimit të karbonit në atmosferë është rritur përtej normës që në vitet 1950 dhe nuk ka ndaluar më, me një rritje të vazhdueshme.

Mjedisi shqiptar në udhëkryq – çfarë mund të përmirësohet

Rruga e ndjekur në gjithë këtë periudhë tranzicioni për shfrytëzimin e pasurive natyrore dhe mbrojtjen e mjedisit ka qënë shumë dëshpëruese, me gjurmë tepër mbreslënëse, në shumë raste të pakthyeshme, me shumë kosto dhe pasoja të rënda në ekonominë e vendit, por dhe në vetë shëndetin e njeriut.