AKU

“Fiks Fare”, skandal me sigurinë ushqimore

“Fiks Fare” ka pasqyruar vazhdimisht problematikën e therjes dhe tregtimit të mishit të bagëtive në rrugë. Edhe pse ligji e ndalon në mënyrë kategorike, ky fenomen vazhdon të jetë ende i pranishëm në vendin tonë. Sot gjendja paraqitet e njëjtë, teksa produktet e mishit shiten lehtësisht në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare. Kontrolli veterinar mungon sërish nga inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. “Fiks Fare” iu është rikthyer vëzhgimeve në disa zona problematike.

Abuzimi me mishin, AKU ndëshkon subjektet

Edhe pse në tregje, apo pikat e shitjes së mishit zhvillohen kontrolle të vazhdueshme për kushtet ku tregtohet apo cilësine e tij, disa subjekte abuzojnë në periudha të ndryshme. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Qarkun e Tiranës thotë se deri në këtë periudhë të vitit janë marrë masa për disa subjekte, ndërsa abuzimet më të mëdha bëhen në rastet e festave, kur mishi përdoret në masë nga konsumatorët. “Kemi konfiskuar rreth 281 kilogramë mish që është asgjësuar në landfill. Janë penalizuar rreth 12 subjekte dhe janë mbyllur 19 të tilla për mungesën e kushteve.

Aksioni i AKU, pas thertoreve edhe në zonat e fshehta

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, përveç masave për displimimin e therjes së kafshëve dhe tregtimit të mishit, gjatë të cilit u mbyllën 94 thertore, ka në qendër të vëmendjes edhe parandalimin e therjes së kafshëve në vende ilegale, të fshehta, apo kushtet e tregtimit dhe ruajtjes së mishit. Për sa më sipër, vetëm 4 ditët e fundit, janë zbuluar e penalizuar disa subjekte, që në mënyrë të fshehtë thernin kafshë dhe i tregtonin në dyqanet e tyre, ndërsa janë marrë masa edhe për parandalimin e tregtimit të peshkut dhe produkteve të tjera në kushte të papërshtatshme.

AKU bllokon 26 ton mish pule nga Brazili, kishin bakterin salmonele

Pas skandalit me mishin e importuar nga Brazili, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një sasi prej 26 ton mish pule pasi kishte prezencë të bakterit Salmonele Spp. Mish i pulës i cili importohej nga firma AMG, para se të hidhej në treg i është nënshtruar analizave nga ISUV ku nga përgjigjet ka rezultuar se ishte i rrezikshëm për shëndetin për shkak se Salmonela SPP ka qenë në nivele më të larta nga sa e parashikon ligji. Salmonela SPP është një lloj bakteri i cili shkakton disa sëmundje tek njeriu.

AKU gjobit 119 biznese, nuk garantuan sigurinë për mishin

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vijuar kontrollet në të gjithë vendin për garantimin e sigurisë ushqimore. Janë ushtruar kontrolle në subjekte që tregtojnë mish që importohet, por edhe në biznese që tregtojnë mish që vjen nga tregu vendas. Kontrollet janë fokusuar në markete, dyqane dhe çdo subjekt tjetër. Nga 880 inspektime, janë marrë masa gjobë dhe paralajmërim për 119 subjekte. Gjobat janë vendosur për mosplotësimin e kushteve higjieno-sanitare, tregtimi jashtë kritereve të përcaktuara nga ligji, apo edhe për mungesë dokumentacioni. Gjithashtu ndaj 8 subjekteve është marrë masa ‘Bllokim aktiviteti’ për shkak se nuk plotësonin kushtet për sigurinë ushqimore.

AKU kontrolle për festën e Pashkëve, masa 258 subjekteve, vendosen 6.4 milionë lekë gjoba

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer kontrolle në dyqanet e mishit dhe në subjektet e tjera që tregtojnë produkte ushqimore. Ky aksion kishte në fokus kontrollin e subjekteve që tregtojnë mish, duke qenë se ditën e nesërme është Festa e Pashkëve dhe konsumi i mishit rritet. Nga 625 kontrolle në të gjithë vendin janë bllokuar 17 subjekte, pasi kishin mungesë të kushteve higjieno-sanitare, ndërkohë që janë marrë masa “Gjobë” dhe “Paralajmërim” për 241 biznese të tjera. Inspektimet janë fokusuar edhe në dyqanet ushqimore, por edhe te produkteve që vijnë nga jashtë vendit.

AKU mbyll 28 thertore në 3 ditë: Ndëshkim abuzuesve

Pas paralajmërimit të kryeministrit Rama për organizimin e theroreve, AKU ka marrë masa duke mbyllu 28 thertore në 3 ditë. Shkak për masat e bllokimit mosplotësimi i kushteve higjeno-sanitare. Prej tre ditësh, drejtoritë rajonale kanë përqendruar punën e tyre në kontrollin e pikave të therjes, si dhe njësitë e tregtimit të mishit. Si rezultat, nga 29 inspektime të kryera për këtë qëllim, janë mbyllur 28 pika therjeje në të gjithë vendin, ndërsa për një subjekt, është lënë detyra për plotësimin e disa kushteve.

AKU: Importi i mishit nga Brazili konform standardeve të sigurisë ushqimore

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) konfirmon se prodhimet e mishit që importohen nga Brazili janë të çertifikuara dhe konform standarteve të sigurisë ushqimore. Në një njoftim për shtyp, AKU bën të ditur se, për periudhë nëntor 2016 – mars 2017 janë importuar nga Republika Federale e Brazilit drejt Shqipërisë, vetëm ngarkesa me mish pule dhe derri, që plotësonë kërkesat e legjislacionit në fuqi për ushqimin dhe kërkesat e marrëveshjes “ Mbi importin e mishit nga Republika Federale e Brazilit “ e arritur midis Autoriteteve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Brazilit.

Alarmi, vezët e infektuara i afrohen Shqipërisë

Shqipëria, ende e papërgatitur për të marrë masa për sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorëve Autoritetet italiane kanë sekuestruar 92 mijë vezë të infektuara. Italia, duke qenë vend fqinj me ne, rrit alarmin për rrezikun e madh që këto vezë të kenë hyrë edhe në Shqipëri. Shteti shqiptar dhe institucionet përkatëse duhet të kontrollojnë vezët e importuara këtë muaj. Duhet të bëhet një monitorim i rreptë për të mos lejuar që këto vezë të infektuara të shkojnë te konsumatori.

Burg për falsifikim ushqimesh

Pavarësisht rrezikshmërisë së lartë që paraqesin për shëndetin e njeriut duke shkaktuar deri edhe humbje të jetës, subjektet që prodhojnë ushqime në mënyrë të kundërligjshme ia hedhin vetëm me një gjobë. Por vetë përfaqësuesit e biznesit po përgatisin një propozim që ashpërson kodin penal për falsifikatorët e ushqimeve. “Gjoba mund të jetë element penalizimi kur subjektet demonstrojnë se kanë marrë të gjitha masat për të mos ndodhur situata, nëse rezulton se ka ardhur si pasojë e mungesës së respektimit të rregullave aq më tepër e përdorimit me koshiencë të përbërësve të palejuar nuk ka më gjobë, por penalizim me burg të operatorit”, u shpreh Alban Zusi, Qendra Shqiptare e Eksporteve.

Durrës, transport jashtë standardeve, sekuestrohet qumësht e mish

Drejtoria e AKU-se në Durrës ka ndërmarrë një aksion, për kontrollin e akseve hyrëse – dalëse në qarkun e Durrësit, në zbatim të urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së , Isuf Shehu, për inspektimin e mjeteve të cilat transportojnë produkte ushqimore me origjinë shtazore dhe joshtazore . Gjatë kontrollit në akset rrugore, në rrugët hyrëse të Plazhit, Ura –Plepa, në hyrjet e autostradës Tiranë-Durrës, rreth-rrotullimit të ‘Royal Gazit’ dhe Ura e Dajlanit, ka rezultuar se:

Evropa vazhdon refuzimin e mishit të pulës nga Brazili. Po Shqipëria?

Shtetet evropiane vazhdojnë të sekuestrojnë, bllokojnë dhe heqin nga tregu tonelata me mish pule që importohet nga Brazili. Vetëm në datën 12 Prill 2017, Gjermania dhe Spanja bllokuan dy ngarkesa të tjera me tonelata mish pule skandaloz nga Brazili. Vetëm gjatë vitit 2017, AgroWeb.org raporton se tetë vende të Bashkimit Evropian, Britania e Madhe, Hollanda, Italia, Spanja, Gjermania, Irlanda, Çekia dhe Sllovakia kanë bllokuar 41 ngarkesa shumëtonëshe me mish pule nga Brazili.

KLSH: AKU nuk garanton sigurinë ushqimore në vend

Kontrolli i Lartë i Shtetit pas përfundimit të auditimit jep alarmin se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk garanton sigurinë ushqimore në vend. KLSH raporton se nga auditimi u konstatuan shkelje dhe parregullsi të cilat kanë cenuar sigurinë ushqimore dhe për pasojë jetën ekonomike dhe sociale në vend, me një ndikim të rëndësishëm në uljen e besimit të konsumatorëve. Kontrolli i Lartë i Shtetit paraqet disa probleme ligjore, mungesë inspektorësh të kualifikuar, lëvizje të shumta të drejtorëve, në qendër dhe rajonal, një pjesë pa përvojën e duhur dhe probleme me marrjet e mostrave nga importet KLSH kritikon mënyrën sesi funksionon vetë AKU.

Kontrolli i ushqimeve, laboratori i Elbasanit ende i mbyllur

Edhe pse është mbyllur rreth 3 vite më parë me një vendim të Ministrisë së Bujqësisë, laboratori mikrobiologjik rajonal i sigurisë ushqimore ende shihet si domosdoshmëri nga specialistët. Mungesa e këtij laboratori në një qark të madh si Elbasani, me fshatra shumë të largëta ka vështirësuar kryerjen e analizave mikrobiologjike apo fiziko-kimike për shkak të distancës. “Sëmundja e plasjes që në anën kimike veterineri ose fermeri e përcakton, ndaj saj s’mund të zbatohet asnjë masë pa konfirmimin e laboratorit, që duhet bërë sa më shpejt për të marrë masat e domosdoshme për karantinën dhe rastin e bllokimit të kafshësh që arrin deri në djegie dhe masa të tjera veterinare”, thotë Ramazan Ceka, veteriner.

Kontrolli ushqimor, asnjë gjobë për 100 ditë, AKU në provë

Ashtu si në institucione të tjera, edhe në AKU, sipas kreut të Qeverise, ka zyrtarë të korruptuar dhe pa aftësitë e duhura për të mbajtur detyrën. Edi Rama prezantoi kreun e ri të AKU Agim Ismaili dhe tha se tani do të vendosen në provë të gjithë drejtuesit e AKU në të gjithë vendin. “Edhe këtu nga ju ka njerëz që duhet të largohen vetë. Sepse kanë ardhur këtu nga partitë. Është një fushë e minuar nga të 4 anët. Të gjithë drejtorët e AKU do të vendosen në provë. Ata të cilët janë në këto pozicione si rezultat i arsimimit të tyre do të rivihen në provë dhe do të kenë të gjithë kohën për të provuar se mund të qëndrojnë.

Ku shkojnë mbetjet nga thertoret?

I ftuar në emisionin "Versus" në Report Tv, drejtori i AKU-së, Dritan Sejko, ka deklaruar që 100 për qind e produktit që hyn në Shqipëri kontrollohet nga inspektorët e AKU-së. “Asnjë nga produktet që hyn në vendin tonë nuk kalon pa u kontrolluar nga inspektorët”, është shprehur Sejko. Gjithashtu ai ka prekur edhe çështjet e kontrolleve rutinë që bëhen në subjekte të ndryshme, ku ka thënë së subjektet që kanë risk më të lartë, kanë edhe kontrolle më të shpeshta. Sipas tij, ky inspektim bëhet nëpërmjet një plani vjetor, i cili përgatitët nga institucioni i AKU-së, dërgohet për miratim në ministri dhe pasi vjen plani i miratuar kalohet në inspektim.

Nuk ka grip shpendësh, alarm fals në Fier

Pas alarmit të ardhur nga zona e Fierit për infektimin e shpendëve nga virusi H5N8, i njohur si gripi i shpendëve, Ministria e Bujqësisë thotë se nuk ka vend për panik. Rreth 500 krerë kanë ngordhur brenda dy ditëve të fundit në fshatrat Shënpjetër, Topojë dhe Seman të Fierit, duke përhapur panikun e gripit të shpendëve. Ministria e Bujqësisë analizoi mostrat e këtyre shpendëve, prej nga ministria thotë se rezultojnë të paprekura nga virusi por nga infeksione të zakonshme.

Panik pa vlerë për domatet shqiptare

Sa të sigurta janë domatet, shalqinjtë apo perimet e tjera në tregun shqiptar? Kjo pyetje që mundon konsumatorët jo gjithonë duhet të çojë në panik. Ka disa të vërteta, por ka edhe disa fakte, siç ka spekulantë, por edhe plot fermerë të ndershëm. Domatet shqiptare janë një ndër produktet më të kërkuara në eksport. Ato shkojnë kudo në Evropë, e deri ne Rusi pasi shija dhe vlerat e domates së vendit janë të një niveli shumë të lartë, falë edhe kushteve klimaterike relativisht të ngrohta në Shqipëri. Nëse do t’i referohemi sasisë së produkteve të eksportuara, perimet dhe frutat janë mbretëreshat e tokave tona.

Peleshi: Dështuam me sigurinë ushqimore

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, ka pranuar se Shqipëria dështoi përsa I përket sigurisë ushqimore. Deklarata e kreut të Bujqësisë erdhi nga Elbasani, ku ndodhej për inspektimin e një thertoreje. “Drejtoritë Rajonale të AKU-së, në të gjithë Shqipërinë janë në një aksion, por mua nuk më pëlqen ta quaj aksion, sepse nuk është një punë që fillon dhe mbaron pas një periudhe kohe, nuk është punë task-force, por është një punë e sapofilluar dhe që nuk do të mbarojë asnjëherë, sepse siguria ushqimore nuk është çështje aksionesh.

Plastikë në çokollata, AKU urdhëron nxjerrjen nga tregu të disa produkteve

Skandali që ka prekur gjigandin amerikan të prodhimit të çokollatave “Mars Inc”, pas gjetjes së një materiale plastik në një produkt ka vënë në alarm edhe autoritetet shqiptare. Mësohet se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka urdhëruar nxjerrjen nga tregu të disa çokollatave që prodhohen nga kompania prestigjoze amerikanE. Sipas urdhrit të AKU, hiqen nga tregu çokollatat Snickers, Milky Way, Mars. Ky urdhër i është dërguar të gjitha drejtorive rajonale për të zbatuar vendimin në mbarë vendin.

  • 1
  • 2