akuakulture

Më shumë se një e treta e peshqve që kapen nuk arrijnë tek pjatat e njerzve

Vetëm dy të tretat e peshqve arrijnë tek pjatat e njerëzve, thotë një raport mbi peshkimin dhe akuakulturën. Sipas raportit nga Organizata e Ushqimit dhe Agrikulturës (FAO) të Kombeve të Bashkuara, 35% e peshqve të kapur hidhen prapë në oqean sepse i përkasin një lloji të padëshiruar, ose ata prishen para se të kenë mundësi për tu konsumuar. Ekspertët gjithashtu shprehin shqetësim mbi qëndrueshmërinë e operacioneve të peshkimit të tanishëm në të gjthë botën.

Projektligji i ri, peshkimi do të bëhet me tender

Një projektligj i ri për Akuakulturën ka mbërritur në Kuvend dhe në themel të tij është disiplinimi i sektorit të peshkimit. Sipas relacionit shoqërues, baza e re ligjore merr në konsideratë zonimin paraprak të territorit tokësor dhe ujor të Republikës së Shqipërisë, duke përcaktuar llojin e akuakulturës mbi bazën e specieve si dhe kapacitetet e secilës zonë. Projektligji parashikon që më pas zonat e përcaktuara i nënshtrohen konkurrimit publik, për mënyrën më të mirë të zhvillimit të akuakulturës.

Zhvillimi i akuakulturës në Shqipëri

Akuakultura, e njohur edhe si akuafarming, është rritja e peshkut, krustaceve, molusqeve, bimëve ujore, algave dhe organizmave të tjerë ujorë. Akuakultura përfshin kultivimin e popullsisë së ujërave të ëmbla dhe të detit me kushte të kontrolluara dhe mund të krahasohet me peshkimin komercial, që është zënia e peshqve të egër. Marikultura i referohet akuakulturës së praktikuar në mjediset detare dhe në habitatet nënujore. Sipas FAO-s, akuakultura "Nënkupton një formë ndërhyrjeje në procesin e rritjes për të rritur prodhimin, siç është stalla e rregullt, ushqimi, mbrojtja nga grabitqarët, etj. Rritja gjithashtu nënkupton pronësinë individuale ose të korporatave të peshqve që kultivohen".