akullnaje

E paprecedentë: Thyhet pjesa më e vjetër dhe e dendur e akullit në Arktik

Pjesa më e vjetër dhe më e dendur e akullit të Arktikut ka nisur të thuhet. Lajmi raportohet nga The Guardian që shkruan se ngjarja hap qarkullimin e ujërave në very të Groenlandës, që normalisht janë të ngrira, edhe në muajt e verës. Gazeta shkruan se dukuria në fjalë është e paprecedentë në historinë e regjistruar deri më sot ka ndodhur dy herë këtë vit për shkak të erërave të ngrohta dhe një vale të nxehti që ka prekur hemisferën veriore.

Shkrirja e akullit në Antarktidën Perëndimore

Nuk ka dyshim se Antarktida po bëhet më e ngrohtë. Jo vetëm që myshku po mbulon gjithnjë e më shumë kontinentin e ngrirë, por sipas studiuesve britanikë, ai po rritet me shpejtësi. Për njerëzit që jetojnë përgjatë vijës detare, kjo do të thotë se ka të ngjarë të kenë më shumë ujë të padëshiruar në të ardhmen. Akulli në Antarktidën Perëndimore po shkrin, ngadalë por me siguri. Pjesa më e rëndësishme për t’u theksuar tani për tani është ajo e ngadalësisë. Peter Convey është studiues britanik në Antarktidë.

Shkrirja e akullnajës më të madhe në Antarktidë alarmon botën

Akullnaja “Totten” në Antarktidën Lindore, më e madhja e kontinentit të gjashtë, po shkrin për shkak të gërryerjes nga uji relativisht i ngrohtë që rrjedh nëpër një kanal të gjatë prej 10 kilometrash dhe një metër i thellë. Përfundimet e një sërë vëzhgimesh të kryera nga anija autraliane “Aurora Australis” hedhin dritë mbi një nga faktorët më të rëndësishëm, deri më sot të panjohur, për parashikimet mbi rritjen e ardhshme të nivelit të deteve.

Studimi i ri nga NASA thotë se kemi një rritje të nivelit të detit në mënyrë të përshpejtuar

Shkalla e rritjes në nivel global të detit është përshpejtuar shumë në dekadat e fundit, nuk po ndodh një rritje në mënyrë të qëndrueshme, sipas studimit të ri të bazuar në 25 vjet të NASA-s dhe të dhënave satelitore evropiane. Ky përshpejtim, i nxitur kryesisht nga rritja e shkrirjes në Grenlandë dhe në Antarktidë, ka potencialin të dyfishojë rritjen totale të nivelit të detit parashikuar nga 2100 kur krahasohen me parashikimet që hamendwsojnë një normë konstante të rritjes së nivelit të detit, sipas autorit kryesor Steve Nerem.