alarm

Alarm, me mijëra peshq të ngordhur shfaqen në Nju Jork

Kanali i Ishullit të Gjatë në Nju Jork mbulohet nga peshqit e ngordhur. Departamenti Rajonal për Mbrojtjen e Ambientit, i cili ka nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të kësaj katastrofe, paraprakisht dyshohet se përbërësit kimik ose disa ndotës të tjerë mund të kenë provokuar ngordhjen e peshqve. Me dhjetëra mijëra peshq mbuluan një hapësirë prej qindra metra në Kanalin Shinnecock në Hampton Bays. Ka një teori se peshqit ishin ngujuar në kanal, pasi ishin ndjekur nga një peshk grabitqar dhe i cili më pas ishte mbyllur.

Dita Ndërkomëtare e Lumenjve, Shqipëria në alarm

Në Ditën Ndërkombëtare të Lumenjve, autoritetet shqiptare kanë dhënë alarmin. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zonave të mbrojtura Zamir Dedej, gjatë një aktiviteti të zhvilluar me këtë rast, tha se shtratet e lumenjve dhe grukëderdhjet e tyre janë dëmtuar seriozisht. “Nga të dhënat që kemi, lumenjtë më të dëmtuar janë pjesa e Erzenit dhe Ishmit basene që depërtojnë në pjesën ku kemi popullatën më të madhe Tiranë dhe Durrës dhe kuptohet që dhe pjesa e mbetjeve është më e madhe. Ndërkohë kemi lumenj të ndotur, Gjanica që është efekti i naftës.

Japonia tërheq alarmin e tsunamit, shpëton Fukushima

Japonia e hoqi paralajmërimin për tsunami të lëshuar pas tërmetit me magnitudë 7,4 që goditi bregun lindor të vendit. Tërmeti ra në afërsi të Fukushimës duke shkaktuar fillimisht në brigjet e saj dallgë tre metra të larta. Ato që mbërritën më vonë megjithatë, ishin më të vogla, ndaj autoritetet e konsideruan rrezikun të kapërcyer. Me mijëra vetë më herët iu ishte kërkuar të evakuonin zonën, ndërsa nuk pati veçse raporte për disa lëndime të lehta. Por frika ishte e madhe duke qenë se Fukushima u godit në 2011-n nga një tërmet i fuqishëm që vrau 18,000 vetë.