alarmi i kuq

Kina lëshon alarmin e dytë të kuq brenda 10 ditësh

Shkollat do të mbyllen, qarkullimi i automjeteve në rrugë do të kufizohet dhe banorët këshillohen të mos dalin nga shtëpitë. Për Pekinin me 22,5 milionë banorë, alarmi do të jetë në fuqi nga e shtuna deri të martën. Meteorologët thonë se ndotja e ajrit është tashmë në nivele edhe më të larta se ç’ishte në kohën kur u dha paralajmërimi i parë. Më 8 dhjetor, matësit tregonin se niveli i grimcave të imta toksike “PM 2.5” ishte 300 mikrogramë për metër kub. Sot, ai rrezikon të kapërcejë 500 mikrogramët, një shifër frikësuese kjo në krahasim me 25 mikrogramët për metër kub, të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si nivel maksimal sigurie.