Alba Malltezi

Energjia negative e plehrave spitalore

Pamjet e shiringave, serumeve, ilaçeve buzë detit, në male apo në lumenj, nuk u bëjnë përshtypje shumë vetëve. Kjo duket qartë. Nëse mbeturina të tilla Adriatiku i nxjerr i indinjuar në rërën tonë, në brigjet më të bukura, e Osumi e Semani i shpërndajnë kudo në bimësi e më tej, duket një problem që shqetëson pak vetë. Në Uznovë të Madhe gazetarët e ReportTV treguan të njëjtat pamje me ilaçe të hedhura në plehra e kudo përtokë, siç i pashë dhe fotografova dhe unë në Gjirin e Lalzit. E megjithatë asnjë reagim, veç presioneve të firmave që e kanë për detyrë t'i shkatërrojnë drejtë, për heqjen e informacionit nga media.