Albanian Ornithological Society

Tregtia e paligjshme shfaros mijëra shpendë këngëtarë të mbrojtur në vit

Gardalina është specie e mbrojtur, por zogu me pendë shumëngjyrësh shitet për një çmim modest në një duzinë dyqanesh në Tiranë. Bashkë me gardalinën, në kafazet e dyqaneve të kafshëve tregtohen me çmim të lirë edhe zboraksi, vërduni, cërla dimërake dhe kërpngrënësi-të gjithë pjesë e “librit të kuq” për shpendët e mbrojtura, të cilat rrezikojnë shfarosjen në Shqipëri. Në një vëzhgim nëpër Tiranë, BIRN identifikoi 17 dyqane që tregtojnë haptazi dhe pa asnjë kontroll zogjtë farëngrënës, që sipas organizatës “Albanian Ornithological Society” klasifikohen në listën e shpendëve të mbrojtura.