aleko miho

Mbi qëndrimin institucional për ekspertizën mjedisore në Shqipëri

Nga ALEKO MIHO-FERDINAND BEGO

Javën e kaluar u paraqit dhe diskutua në një dëgjesë publike projektvendimi ‘Për miratimin e rregullave, procedurave dhe kritereve për pajisjen me certifikatën e ekspertit për vlerësimin e ndikimit në mjedis (VNM), ekspertizën mjedisore dhe auditimin mjedisor’. Disa nga ne dërguam me shkrim ose diskutuam në takimin e radhës për një kuptim ndryshe dhe për disa ndryshime në draftin e paraqitur. 

Mbrojtja e Vjosës – përmbushje e standardeve mjedisore

Nga Prof. Aleko Miho*

Në 15 Prill 2016, Parlamenti Europian në Rezolutën për vendin tonë i bën thirrje Qeverisë Shqiptare ‘të kontrollojë zhvillimin e hidrocentraleve në zonat e ndjeshme mjedisore, si në lumin Vjosë, ashtu dhe në zonat e mbrojtura, për të ruajtur integritetin e parqeve kombëtare ekzistuese’ (Pika 23). Po aty, rekomandon ‘përmirësimin e cilësisë së raporteve të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM-të);kjo do të lejonte zbatimin e standardeve të BE të dhëna në Direktivat e Shpendëve dhe Habitateve, si dhe në Direktivën Kuadër të Ujit (WFD)’.