alpe

Megashtegu rigjallëron shtigjet e lashta të komunikimit në Ballkan

Entuziastët e ecjes në mal, organizatat dhe kompanitë private nga Ballkani Perëndimor po zhvillojnë një shteg të gjatë të quajtur Via Dinarica për të lidhur rajonin nga Sllovenia deri në Shqipëri përmes një serie shtigjesh për ecje në mal në këmbë apo me biçikleta, shteg që do të vijojë për rreth 2 mijë kilometra gjatë alpeve dinarike. “Ky është një projekt shumë sfidues,” thotë Olja Latinovic, koordinatore e projektit nga organizata jofitimprurëse Terra Dinarica – e cila po udhëheq zhvillimin e shtegut Via Dinarica në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ideja origjinale lindi në vitin 2006 kur Gordan Papac, një ekspert për turizmin malor nga Kroacia zbuloi mundësinë për të lidhur shtigjet ekzistuese përgjatë alpeve dinarike në një shteg të vetëm duken ndjekur

 Zhvillimi i Turizmit në Alpe – Klosi: Investime në infrastrukturë dhe në energji

Investimet në infrastrukturë dhe në energji në zonën malore të Alpeve janë pjesë e projektit të prezantuar nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi. Në takimin e zhvilluar me operatorë të ndryshëm turistikë dhe investitorë, Klosi theksoi se do të ofrohen lehtësira fiskale për biznesmenët që do të investojnë në atë zonë pa e dëmtuar mjedisin.

“Shqipëria tjetër”, një përrallë mes maleve të Shqipërisë

Dikur, të kaloje Leqet e Hotit ishte një rrezik i vazhdueshëm. Rruga e pashtruar, mungesa e mbrojtëseve anësore dhe humnera e frikshme ishin udhëtare të pandara të çdo kalimtari, banori apo edhe turisti, që kërkonte të prekte Kelmendin. Sot duket sikur flasim për dy zona krejtësisht të ndryshme. Natyra e virgjër, historitë e shumta të kësaj zone ndikuan shënimet e udhëtares së famshme Edith Durham në fillimvitet 1900. Kur kalonte këtu, ajo e konsideronte kohën të ngrirë, shprehej e mahnitur nga gjithçka:

Alpet Shqiptare, tri planet e të ardhmes

Ka një kërkesë gjithnjë e në rritje për të vizituar Alpet Shqiptare dhe këtij intensiteti nuk po arrin t’i përgjigjet dot infrastruktura dhe akomodimi. Për të harmonizuar këto dy aspekte, për të krijuar një produkt turistik interesant, por gjithmonë në harmoni me natyrën, lind edhe nevoja e një plani zhvillimi të këtij rajoni. Në vlerësimin mjedisor të zhvillimit të këtij rajoni jepen mes të tjerash vizioni që synohet të arrihet në afatgjatë me një nga perlat e natyrës shqiptare, si dhe objektivat strategjikë për zhvillimin e turizmit.

Alpet Shqiptare: Një aventurë verore për turistët sfidues

Jeni në kërkim të një aventure të re dhe dëshironi të sfidoni traditën verore të ekspozimit për disa orë në rrezet e diellit buzë një plazhi? Ajri i freskët i malit dhe peizazhi i thyer që kombinon rrëmbimin e kaltër të lumenjve me gjelbërimin e Alpeve dhe majave ende të bardha nga dëbora, mund të jetë një opsion i shkëlqyer. Rrugëtimi drejt luginës së Valbonës ndërthur këndshëm udhëtimin me autobus dhe traget, por edhe shëtitjet në këmbë me të mbërritur në destinacion.

Alpeve shqiptare u kthehen vlerat

Kelmendi është skaji më verior i Shqipërisë dhe pjesë e bukurive të Alpeve shqiptare. Në këtë zonë ndodhet edhe pika kufitare që lidh Kelmendin me Plavën dhe Gucinë. Vitet e fundit, në Kelmend kanë nisur një numër programesh zhvillimi, që synojnë përmirësimin e infrastrukturës rrugore, nxitjen e turizmit dhe lëvizjen e lirë të shtetasve në të dy anët e kufirit mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Banorët e kësaj zone janë ndeshur ndër vite me problemet e infrastrukturës së vështirë, bllokimin nga dëbora gjatë periudhës së dimrit, çka ka bërë që ata t’i drejtohen Plavës dhe Gucisë për nevojat e tyre ekonomike, shkruan atsh.

Aventure midis Shqiperise dhe Kosoves

Një nga agjencitë më të njohura të turizmit në botë Lonely Planet i ka kushtuar një reportazh të detajuar, një udhëtimi të veçantë që sipas tij ia vlen të realizohet për të gjithë ata që kanë shpirt aventurier. Bëhet fjalë për Via Dinarica, një shtegtim i madh, i cili përshkon vendet e Ballkanit Perëndimor, me gjatësi 1930km. Nga veriu në jug, arteria kryesore është e njohur si Trajektorja e Bardhë dhe përshkon: Slloveninë, Kroacinë, Bosnje- Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë dhe lidh alpet Dinarime me ato të Sharit. Për të realizuar të gjithë këtë udhëtim do të duhen tre muaj, tre ditë e tre orë. Misioni, shkruan Lonely Planet është që turistët e aventurës të mund të zbulojnë Ballkanin me kulturën dhe veçantitë e tyre,

Biznesi në Alpet Shqiptare, Klosi: Javën e ardhshme miratohet masterplani për zhvillimin e zonës

Alpet shqiptare tashmë janë pjesë e një masterplani i cili do të miratohet së shpejti dhe që synon zhvillimin e qëndrueshëm dhe të integruar të këtij rajoni. Kështu është shprehur ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi gjatë zhvillimit të një konkursi për idetë më të mira të biznesit në këtë rajon. Klosi u shpreh se qëllimi kryesor është që Alpet shqiptare të hyjnë në një cikël të ri të zhvillimit të turizmit duke pasur një qasje më të ekuilibruar sa i takon zhvillimit dhe shfrytëzimit të asaj çfarë natyra i ka dhuruar këtij rajoni.

Dita Ndėrkombėtare e Biodiversitetit Smajli: 2 mln € investime nė Alpe

Dy milionë euro ėshtė fondi qė GIZ po investon nė ruajtjen e agro-biodiversitetit nė zonėn e Alpeve, ku ka kėrkuar edhe zhvillimin e turizmit. Kjo deklaratė u bė nga Shpresa Smajli nė Ditėn Ndėrkombėtare tė Biodiversitetit. “Aktiviteti i sotėm, ka pėr qėllim promovimin e ditės ndėrkombėtare tė bio- divesitetit. Kombet e Bashkuara kanė shpallur kėtė vit, si viti i qėndrueshėm pėr zhvillim. Ideja e kėsaj ekspozite ėshtė tė ndėrgjegjėsojmė turistėt vendas pėr bukuritė dhe vlerat qė mbartin zonat tona turistike.

Ekspozita “Arkitektura tradicionale – Kullat” sjellë në kryeqytetin shqiptar kodin e dizajnit të Thethit

Në të njëjtën ditë kur në luginë po shtrihej përjetësisht albanologu Robert Elsie, Thethi tërhoqi përsëri vëmendjen dhe këtë herë për kullat e tij. I fshehur mes malesh të larta në një luginë rreth 800m mbi nivelin e detit, Thethi është i pari fshat i Parkut Kombëtar të Alpeve Shqiptare që po bëhet me një Kod Dizajni. Drafti i këtij kodi u prezantua mbrëmë në Kinema Millennium të Tiranës, me pjesëmarrjen e qindra të ftuarve, profesionistë dhe studentë të arkitekturës, planifikues urbanë, përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit, të Agjencisë Kombëtarë të Zonave të Mbrojtura (AKZM), të bashkisë Shkodër, të Ambasadës Gjermane, GIZ, të kompanisë së konsultimeve GOPA/DIAVA, të shoqërisë civile etj.

Le Monde: Sharmi i Ballkanit në Alpet Shqiptare

Gazeta franceze “Le Monde” ofron për lexuesit e saj në mbarë botën një reportazh dedikuar bukurive natyrore të Shqipërisë të titulluar: Sharmi i Ballkanit në Alpet Shqiptare (“Le charme des Balkans dans les Alpes albanaises“). Në reportazh flitet për Alpet shqipatre që janë pjesë e Alpeve Dinarike, pjesën e Kelmendit, pamjet e bunkerëve të famshëm gjithandej Shqipërisë, por edhe veshjen e qytetarëve në këtë zonë. Gazeta e famshme franceze i ka kushtuar një artikull të tërë Alpeve Shqiptare dhe jetës në këtë pjesë të bukur të Shqipërisë.

Le Monde: Sharmi i Ballkanit në Alpet shqiptare, aty ku rakia është si ujë

Alpet Shqiptare dhe rruga që të çon në Bjeshkë ka qenë në fokusin e një shkrimi të publikuar nga francezja Le Monde. Shkrimi flet për pastërtinë, zakonet, natyrën e njerëzve të këtyre zonave ku rakinë e cilëson si ujin lokal të jetës, i cili është i pandarë nga kafja turke. Pas vizitës mbresëlënëse në Alpet Shqiptare Geraldine Rue ka shkruar: “Mirësevini në Alpe!», shkruante në pano. Gjashtëdhjetë kilometra larg nga Shkodra (qyteti më i madh në veri të vendit), kalimi nëpër qafën e Leçeve të Hotit, aty ku fillon hyrja zyrtare në Alpet Shqiptare, me thyerjet e tyre dredharake që premtojnë një shëtitje të gjatë, për shkak të qasjes së vështirë, nëpër disa peizazhe të papara e të jashtëzakonshme.

Malet e Shqipërisë lartësohen në qytetin çek, Louny

Gjatë gjithë muajit prill në qytetin çek, Louny do të qëndrojë e hapur foto-ekspozita, “Malet e Shqipërisë”, me autor Petrit Imeraj. Hapja e kësaj ekspozite vjen pas suksesit të saj një vit më parë në Gjermani. Autori shprehet se ndihet i nderuar për suksesin e promovimit të vlerave të vendit të tij, Shqipërisë. Hapja e kësaj foto-ekspozite në Louny (30 km larg Pragës) dhe ngjarja tragjike që u shoqërua me humbjen e jetës të turistëve çekë në Alpe vitin që shkoi, i japin këtij aktiviteti shpirtin dhe dimensionin human, duke njxerrë në pah vlerat pozitive që na bashkojnë.

Në Alpet shqiptare pa kufij

Banorët e Kelmendit shpresuan që me përfundimin e rrugës do të vihej në funksion edhe kablli optik që t’u mundësonte sinjalet televizive, sinjalet e kompanive celulare dhe internetin. Në fakt tubacionet e kabllit optik janë shtruar anës se rrugës deri në Vermosh, por kablli nuk është shtrirë, ndonëse drejtori i Autoritetit te Komunikimeve Elektronike (AKEP), Pirro Xhixho, pati premtuar ne janar të këtij viti në Shkodër se brenda qershorit Kelmendi do të lidhej me rrjetin e sinjaleve televizive, shërbimin e telefonisë celulare dhe internetin! Por deri më sot, për këto shërbime nuk mund të flitet se është bërë gjë.

Në gjurmët e udhërrëfyesit; turistët e huaj gjallërojnë Bjeshkët e Namuna

Martin Shkafja, udhërrëfyes turistësh prej 20 vitesh rrëfen vitalizimin e Alpeve në dekadën e fundit, por edhe vështirësitë dhe të papriturat që natyra u rezervon turistëve. Pas 25 vitesh punë në gjeologji, Martin Shkafja ishte në kërkim të një profesioni të ri në mesin e viteve ’90, kur një grup turistësh francezë e pajtoi si udhërrëfyes të aventurës së tyre drejt malit të Jezercës. Njëzet vjet më vonë, ai numëron me qindra turistë të shoqëruar në rrugë të rrezikshme dhe zona të thella të Bjeshkëve të Namuna; një profesion të cilin thotë se do ta vazhdojë derisa ta lënë fuqitë.

Parqet e mbrojtura kërkojnë menaxhim të qëndrueshëm

Me datë 17 nëntor 2017, në fshatin Rec u zhvillua një trajnim me temë: “Parqet e Mbrojtura kërkojnë menaxhim të qëndrueshëm”. Trajnimi u udhëhoq nga Rexhep Metaj dhe Ing. Petrit Imeraj, kryetar i shoqatës Aleanca Alpeve Shqiptare, me qëllim hartimin e një plani menaxhimi për parqet natyrore të Shkrelit dhe Nikaj-Merturit për zbatimin e rreptë të ligjit dhe promovimin e qeverisjes së mire dhe për të aktivizuar komunitetin në procesin e zhvillimit të qëndrueshëm, qeverisjes së mirë, zbatimit të ligjit në Parqet Natyrore Rajonale "Shkrel" dhe "Nikaj-Mertur".

Plani që do zhvillojë Alpet Shqiptare

Një plan për Alpet synon zhvillimin e qëndrueshëm dhe të integruar të këtij rajoni për 15 vitet në vazhdim. Qëllimi kryesor është që Alpet shqiptare të hyjnë në një cikël të ri të zhvillimit të turizmit duke pasur një qasje më të ekuilibruar sa i takon zhvillimit dhe shfrytëzimit të asaj çfarë natyra i ka dhuruar këtij rajoni Me bukurinë e tyre, ndërthurjen në harmoni mes maleve, luginave, liqeneve, lumenjve, ujëvarave e burimeve të tjera natyrore, Alpet shqiptare lënë pa frymë këdo që i sheh për herë të parë.

Projekti “Një zëri, për zhvillimin e qëndrueshëm të Alpeve”, rivlereson planin strategjik 2017-2020 dhe përgatit planit aksion per 2018

Ne datat 19 -20 janar 2018, shoqata “Ruajtja e pyjeve dhe Mjedisi i Gjelber”, pjese e rrjetit “Aleanca e Alpeve Shqiptare”, organizoi workshopin e rrjetit per Rivleresimin e planit strategjik 2017-2020, dhe Përgatitjen e planit aksion 2018; kjo ne kuader te projektit “Një zëri, për zhvillimin e qëndrueshëm të Alpeve”. Ky projekt zbatohet ne kuader te programit SENiOR-II, zbatuar nga REC dhe financuar nga Ambasada Suedeze.

Promovimi i Shqipërisë nga mediat e huaja

“E rrethuar nga pamje fantastike të maleve dhe detit të kaltër, Shqipërisë nuk i mungon asgjë për të qenë një mrekulli, që nuk është kthyer ende në një vend referencë për turistët”, shkruan Business Insider. Mesa duket Shqipëria është në qendër të vëmendjes nga mediat e huaja duke vlerësuar bukuritë natyrore të saj. Si një destinacion turistik i njohur për shumë turistë nga shumë vende të botës, Shqipëria edhe për vitin 2016 tërheq vëmendjen dhe kureshtjen e shumë turistëve dhe vizitorëve të huaj.

Rrëqebulli i Ballkanit fotografohet mes Alpeve magjepsëse shqiptare

Alpet e Shqipërisë së Veriut përfaqësojnë një perlë natyrore me vlera unikale për vendin tonë, madje edhe më gjerë. Ditën e sotme këto vlera u shtuan edhe më shumë pasi një nga kamerat-kurth të vendosura nga ekspertët e PPNEA’së fotografoi xhevahirin e pyjeve tona, rrëqebullin e Ballkanit (Lynx lynx spp. balcanicus). Prej disa ditësh ky ekip po realizon kontrollin e dytë të kamerave kurth të vendosura në luginën e Nikaj-Mërturit, në pjesën jugore të Alpeve, nga të cilat është vërtetuar prania e disa gjitarëve kryesorë të vendit tonë, mes tyre edhe e rrëqebullit të Ballkanit, një lloj globalisht i rrezikuar në menyrë kritike.

  • 1
  • 2