Amazonë

Amazonë, studiuesit zbulojnë 381 specie të reja

Hulumtuesit kanë zbuluar 381 speciesh të reja gjatë një studimi dyvjeçar në rajonin e Amazonës. Raporti është publikuar nga Instituti për Zhvillim të Qëndrueshëm i “Mamiraua” në Brazil, sipas të cilëve është gjetur mesatarisht një specie e re çdo dy ditë. Por të gjitha kafshët dhe bimët e zbuluara rishtazi u gjetën në zonat në rrezik nga aktiviteti njerëzor, paralajmërojnë autorët. Pylli i Amazon, më i madhi në botë, është i famshëm për shumëllojshmërinë e llojeve dhe habitateve të saj.

Brazil, gjykata shpëton rezervën natyrore të Amazonës

Rezerva natyrore e Rencës, në pyllin e Amazonës në Brazil, ka shpëtuar nga shkatërrimi. Një gjyqtar i Gjykatës Federale të kryeqytetit Brazilia ka pezulluar dekretin e presidentit Michel Temer, që parashikonte shkatërrimin e rezervës për të zhvilluar kërkime minerare. Në vendimin e tij gjyqtari Rolando Valcir Spanholo, përveçse ka marrë parasysh një peticion popullor të paraqitur pak ditë më parë, ka nënvizuar se për një vendim të tillë nuk mjafton një dekret, por duhet edhe një akt i Kongresit bazuar në Kushtetutë.

Di Caprio blen aksionet e një kompanie bio, aksionet ia dhuron fermerëve të zonës

Leonardo Di Caprio ka investuar në Ruan, kompania ekuadoriane që prodhon Guayusa, një pije e përdorur në ceremonitë e shenjta nga indianët Kichwa. Aktori i Hollivudit, vendosi të ndihmojë bujqësinë e qëndrueshme dhe në mënyrë të veçantë njq lloj pije që prodhohet nga gjethet e një bimë nga 3 mijë familje që jetojnë në Amazonë. E themeluar në vitin 2009 nga Tyler Gage dhe Dan MacCombie, “Runa Guayusa”, kompania u ble nga familjet autoktone fshatare në Ekuador. Gjethet, për mijëra vjet janë konsumuar si çaj nga komunitetet Kichwa, trajtohen në një fabrikë në Ekuador dhe pastaj dërgohen në Shtetet e Bashkuara.

Një “Stonehenge” në mes të Amazonës

Qindra struktura misterioze janë ndërtuar në tokë prej më shumë se dy mijë vjetësh dhe i fundit është zbuluar në një pyll në Amazonë. Kjo shenjë ka mbetur e fshehur prej kohësh nga pemët, por shpyllëzimi i viteve të fundit ka nxjerrë në dritë edhe 450 gjeoglipse masive. Pak gjëra dihen për kuptimin e tyre por mendohet se kanë qënë sporadike si vende ritualesh. Figura e ngjashme me Stonehenge ka një sipërfaqe prej 13 mijë km2, në Amazonën perëndimore të Brazilit.

Pemët në Amazonë që e prodhojnë vetë shiun

Klima e pyllit amazonik gjithmonë ka magjepsur studiuesit për një karakteristikë të veçantë: pavarësisht stinëve me më shumë shi mes dhjetorit dhe majit, shira me bollëk vihen re dy ose tre muaj para ardhjes së erërave sezonale, që sjellin lagështi në oqean. Për të sqaruar mekanizmin e këtij misteri të vogël meteorologjik, është një skuadër shkencëtarësh, të Universitetit të Kalifornisë, në Los Anxheles: është një mbulesë e dendur pemësh që krijon këto kushte të veçanta lagështie dhe shira të parakohshëm.

Peru, rrjedhja e naftës ndot lumenjtë e Amazonës

Të paktën 3 mijë fuçi naftë janë derdhur në rajonin e Amazonës, pas rrjedhjeve nga naftësjellësi kryesor i Perusë. Lajmin e ka bërë të ditur kompania shtetërore e naftës. Nafta ka ndotur dy lumenj tek të cilët mbështeten të paktën dy komunitete indigjene për t’u furnizuar me ujë. Kompania Petroperu ka premtuar se do të kryejë një operacion pastrimi, si dhe do t’u sigurojë ushqime dhe ujë komuniteteve. Drejtuesit e saj deklaruan gjithashtu se rrjedhja e parë ishte shkaktuar nga një rrëshqitje toke, ndërsa motivet e rrjedhjes së dytë nuk dihen ende.