amfib

Madagaskar: Kërpudhat vdekjeprurëse kërcënojnë parajsën e amfibëve

Madagaskari është shtëpia e një grupi marramendës bretkosash, 99 për qind e të cilave nuk janë gjetur askund tjetër në botë. Por një studim i publikuar javën e kaluar zbuloi se ishullit-shtet tani i kanoset larmishmëria biologjike e amfibëve prej kërpudhave chytrid. 7 për qind e të gjithë llojeve të amfibëve në botë jetojnë vetëm në Madagaskar, thotë Molly Bletz, një studiues në Universitetin Braunschweig të Teknologjisë në Gjermani. Chytrid është përgjegjëse për rënien e numrit ose zhdukjen e qindra llojeve të amfibëve nëpër botë.