Angela Merkel

Dielli artificial po bëhet realitet: Energji e pashtershme

Vetë kancelarja gjermane, Angela Merkel ishte e pranishme për të shtypur butonin. Fizikantja, tashmë politikane, i dha rrugë në Greifswald të Gjermanisë, një eksperimenti të rëndësishëm: përgatitjes së një fuzioni bërthamor, bëhet fjalë për një burim të pashtershëm të energjisë. Projekti Wendelstein 7-X ka kushtuar mbi 1 miliardë euro dhe ka për qëllim që të krijojë një diell artificial. Njësoj si në Diell, qëllimi është që të krijohet plazma nga fuzioni bërthamor. Sipas Spiegel, në dhjetor, në këtë reaktor ishte prodhuar plazma e heliumit. Tani ata kanë arritur të krijojnë plazmën e hidrogjenit.

Merkel vendos ndryshimet klimatike në qendër të bisedimeve të G20

Kancelarja gjermane është shprehur se vendimi i administratës Trump për t’u tërhequr nga marrëveshja e Parisit për klimën është një tregues se BE duhet ta udhëheqë këtë çështje. Trajtimi i ndryshimeve klimatike do të jetë një nga detyrat kryesore të samitit të ardhshëm të G20-ës, të ekonomive më të mëdha në botë, në Hamburg, tha kancelarja gjermane Angela Merkel. Merkel, e cila do të mikpresë mbledhjen e liderëve globalë në qytetin portual të veriut, tha se skepticizmi i ndryshimit të klimës në administratën Trump e bëri atë më të rëndësishëm për Bashkimin Evropian.

Samiti përfundoi - Çfarë do të mbetet në kujtesë?

Samiti i G20-s dënoi qartë dhe njëzëri dhunën e pakuptimtë të demonstruesve në Hamburg. Ndërkohë në sallën e samitit mungonte uniteti i plotë në çështjen e klimës dhe tregtisë së lirë. Në fund të samitit vendet pjesëmarrëse të G20-s ranë dakord për një deklaratë përfundimtare që mbetet e mjegullt në disa pjesë të saj. Ujdi kishte në çështjen e rregullimit të tregjeve financiare e bllokimit të burimeve të financimit të terrorizmit e evazionit fiskal.