angli

Angli: Gjenden dy peshkaqenë të ngordhur në plazh me bisht të prerë

Në një plazh në Cornwall të Anglisë, janë gjetur dy peshkaqenë të kaltër me bisht të prerë që kanë ngordhur për disa ditë. Nuk dihet se si kanë përfunduar krijesa e detit aty, dhe pse e kanë një pjesë të trupit të prerë. Asnjëherë më parë nuk është shënuar ndonjë rast i tillë, kur ndonjë peshkaqeni i është prerë bishti, meqenëse nuk hyn askund në shfrytëzim. Policia dhe “Wildlife Trust” janë duke bërë hetime mbi rastin makabër, që nuk dihet nga kush është shkaktuar apo për çfarë motivi. Peshkaqenët e kaltër jetojnë në thellësi ku është shumë ftohtë dhe janë ndër të vetmit gjallesa që lëvizin në grupe të vogla.

Britani: Fermat diellore krijojnë habitate natyrore për speciet e rrezikuara

Kafshët e egra të kërcënuara duke përfshire këtu Alauda arvensis dhe Streptopelia turtur mund të përfitojnë nga skema e prezantuar për krijimin e habitateve natyrore në fermat diellore në Britani. Projekti nga shoqata e bamirësisë RSPB dhe kompania Anesco synon të përkrahë fermat diellore në të gjithë Anglinë dhe Uellsi-n. Skema do të insistojë në habitatet e humbura të cilat u zhduken nga shtimi i kulturave bujqësore të ndryshme. Nga ky projekt do të ndihmohen specie si:

Hapësirat e gjelbërta vlejnë 2.2 miliardë £ për shëndetin publik në Angli

Një studim ka zbuluar se ushtrimet në natyrë çdo vit gjenerojnë 2.2 miliardë £ të ardhura për shëndetin e të rriturve në Angli. Shkencëtarët kanë llogaritur se më shumë se 8 milionë njerëz çdo javë bënin të paktën 30 minuta ushtrime në natyrë. Ata shpresojnë se rezultatet e nxjerra në pah do të jenë inkurajuese që njerëzit të përdorin parqet dhe kjo do të ndihmojë për të ndryshuar trendin e rritjes së niveleve të obezitetit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Gjetjet janë paraqitur në revistën Preventative Medicine.

Mbetjet janë “droga e re”

Z. James Bevan, kreu i Agjencisë Britanike të Mjedisit, shprehet se krimi me mbetjet ofron fitime të mëdha ndërkohë që Anglisë kjo po i kushton 1 miliardë £ në vit. Rasti më i fundit është ai i një qendre riciklimi në Gloucestershire që operonte pa leje duke i mundësuar pronarit fitime prej mijëra paund. Krimi me mbetjet është “droga e re” sipas drejtorit të Agjencisë së Mjedisit duke mundësuar fitime të mëdha ndërkohë që autoritetet përpiqen të arrijnë dëmet që kjo i shkakton shoqërisë.

Mbretëria e Bashkuar bëhet vendi i 111-që ratifikon Marrëveshjen e Parisit për klimën

Zgjedhjet në SHBA të liderit të vetëm në botë që mohon faktet shkencore lidhur me klimën, nuk e kanë frenuar Mbretërinë e Bashkuar të ecë përpara me veprimet e saj për klimën. Ndërkohë që presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka premtuar se do të tërhiqet nga Marrëveshja e Parisit për klimën, Mbretërinë e Bashkuar u bë vendi i 111-të i cili ratifikoi marrëveshjen historike që ka si qëllim parandalimin e ngrohjes globale së rrezikshme duke mbajtur rritjen e temperaturës mesatare më poshtë se 2°C mbi nivelet pre-industriale.

Mijëra peshq të ngordhur dalin në bregun e plazhit anglez

Mijëra peshq të ngordhur kanë dalë në bregun e plazhit Cornwall në Angli, për herë të dytë brenda muajit duke krijuar një skenë të frikshme. Në 4 dhjetor banorët e zonës u ndeshën me një pirg gjallesash të pajeta detare në Pentwean dhe tanimë më shumë të tjera janë zbuluar nga një shëtitës qensh në Marazion , vetëm 40 milje larg destinacionit të parë. David Hughes, i cili pa pamjen misterioze të peshqve të llojeve të ndryshme mëngjesin e së dielës në baticë të vogël, tha se pulëbardhat që fluturonin pranë nuk tentuan t’i hanin ato.

Moti i pazakontë, Anglia regjistron verën më të nxehtë ndonjëherë

Anglia ka regjistruar verën më të nxehtë ndonjëherë, me një temperaturë mesatare prej 17,1 gradë Celcius nga qershori deri në Gusht, njoftoi sot parashikimi kombëtar i motit. Zyra Meteorologjike tha se “temperaturat e verës në Angli kaluan mesataren e 17 gradë Celcius që ishte vendosur në vitin 1976, por mesatarja në Skoci, Uells dhe Irlandën e Veriut mbetën nën nivelet rekord”.

Qytetet kanë nevojë për gardhe me shkurre po aq sa dhe për pemë

Një studim i publikuar në revistën “Atmospheric Environment” sugjeron se shkurret shpesh janë më të dobishme se pemët në thithjen e ndotjes së ajrit midis ndërtesave të larta, ndërsa pemët e larta janë të mira për thithjen e ndotjes në zonat më të hapura. Por gardhet e shkurreve mund të kapin toksina në nivelin e tubit të shkarkimit, në mënyrë që të zvogëlojë ekspozimin e drejtpërdrejtë të njerëzve ndaj ndotësve të dëmshëm. Autori kryesor, Prof. Prashant Kumar tha se këshilli duhet të përpiqet të mbjellë shkurre të ulëta midis këmbësorëve dhe rrugës nëse trotuarët janë mjaft të gjerë.

Riciklimi i Suedisë është aq revolucionar, sa vendi ka mbetur pa mbetje

Riciklimi në Suedi është aq revolucionar, sa që vendi do të importojë mbetje nga vendet e tjera për të mbajtur në punë fabrikat e riciklimit. “Çfarë mësimesh mund të nxjerrim prej tyre?”- pyet Hazel Sheffield. Suedia është kaq e mirë në riciklim sa për disa vite, ka importuar mbetje nga vendet e tjera për të mbajtur në punë fabrikat e riciklimit. Më pak se 1 përqind e mbetjeve shtëpiake nga Suedia u dërguan në landfill vitin e kaluar ose çdo vit që nga viti 2011.

Sasia e ujit në Tiranë, më e lartë se në Angli

Pas ndryshimit të sistemit ekonomik në vitin 1991, Tirana pësoi ndryshime të mëdha; popullësia e të cilës u rrit disa herë, nga rreth 206/000 banorë në vitin 1984, deri në rreth 1 milion sot. Zona e Tiranës ka veçori natyrore dhe gjeologjike të pasura me ujëra me cilësi të mirë. Para vitit 1988, uji i pijshëm në Tiranë përftohej nga burime nëntokësore dhe puse nëntokësore arteziane, burimet e Selitës dhe Shënmërisë kanë qenë furnizuesit kryesorë të qytetit të Tiranës me ujë të pijshëm.

Stuhia Katie, fluturimet e Anglisë në kaos

Stuhia Katie, me një shpejtësi që ka arritur deri në 105 kilometra në orë, ka goditur Anglinë e Uellsin, duke detyruar shumë fluturime të ndërrojnë kursin e tyre dhe duke bërë që urat e mëdha të mbyllen. Mbi 20 fluturime në aeroportin Gatwick kanë devijuar destinacionin për në aeroporte të tjera, ndërsa në Heathrow janë raportuar anulime. Zyra e shërbimit meteorologjik lëshoi një paralajmërim për erëra të forta në Londër dhe në jug-lindje të Anglisë, me nivelin e alarmit në ngjyrën e verdhë, që ka përfshirë edhe jugun e Uellsit. Të paktën 2 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, ndërkohë që mes të tjerash janë dhënë 23 paralajmërime për përmbytje.

Zbulohen kërpudha në formë njeriu

Këto kërpudha, që janë “zbuluar” tani, në fakt kanë ekzistuar vazhdimisht para syve tanë, por nuk i kemi vërejtur ato. Kërpudhat me formë njeriu nuk janë gjetur në ndonjë xhungël të largët, por pranë një rruge në Angli. Jonathan Revett ka hobi mbledhjen e kërpudhave, madje ka edhe një website rreth tyre. Ai i kishte vërejtur këto kërpudha të çuditshme që në vitin 2000, por u desh që të kalonin disa vjet para se të ekzaminoheshin. Tani është konfirmuar edhe zyrtarisht, se bëhet fjalë për një lloj të ri të kërpudhave, të quajtura Geastrum britannicum.