Antarktide

Alarmi i shkencëtarëve: Një ajsberg gjigant po shkëputet nga Antarktida

Një ajsberg i përmasave gjigante, aq sa shteti amerikan Delaware apo sa ishujt Trinidad dhe Tobago është duke u shkëputur nga Antarktida. Alarmi vjen nga shkencëtarët e Universitetin të Swanseas, në Uells. Çarja e ajsbergut ka disa vjet që ka nisur, por në muajin dhjetor ajo u theksua në mënyrë të menjëhershme dhe tashmë ka një gjatësi prej 80 kilometrash shkruan Tgcom24. Ajsbergu sipas shkencëtarëve do të ndryshojë në mënyrë dramatike peizazhin e Gadishullit Antarktik. “Copa akullnajore është pjesë e të gjithë trashësisë së platformës akullnajore.

Arrihet marrëveshja historike: Parku më i madh ujor në Antarktidë

24 vende dhe BE ranë dakord të premten për krijimin e parkut me të madh detar në ujërat e Antarktidës, që mbulon një sipërfaqe oqeanike prej 1.55 milionë kilometrash katrorë. Komisioni për mbrojtjen dhe ruajtjen e resurseve jetësore të Antarktidës, gjatë një takimi në Hobart të Australisë tha se parku në detin Ross do të mbrohet nga peshkimi për 35 vite. Ujërat e detit Ross konsiderohen si më të rëndësishmet në botë nga pikëpamja ekologjike.

Shkëputet një masë e madhe e akullnajës në Antarktidë

Një masë tejet e madhe e akullit është shkëputur nga baza e vet e akullt në Antarktidë dhe ka filluar të lëvizë kah pjesa veriore. Kjo masë prej 5,800 kilometrash katrorë është shkëputur gjatë dy ditëve të fundit, thonë shkencëtarët, dhe është pasojë e çarjes në shkëmbin e akullt, Larsen C, që është zhvilluar për vite të tëra. Ky shkëmb i akullt, me 175 kilometra gjatësi dhe afro 50 kilometra gjerësi, është njëri prej më të mëdhenjve që është monitoruar gjatë 30 viteve të fundit.

Shkrirja e akullit në Antarktidën Perëndimore

Nuk ka dyshim se Antarktida po bëhet më e ngrohtë. Jo vetëm që myshku po mbulon gjithnjë e më shumë kontinentin e ngrirë, por sipas studiuesve britanikë, ai po rritet me shpejtësi. Për njerëzit që jetojnë përgjatë vijës detare, kjo do të thotë se ka të ngjarë të kenë më shumë ujë të padëshiruar në të ardhmen. Akulli në Antarktidën Perëndimore po shkrin, ngadalë por me siguri. Pjesa më e rëndësishme për t’u theksuar tani për tani është ajo e ngadalësisë. Peter Convey është studiues britanik në Antarktidë.

Shkrirja e akullnajës më të madhe në Antarktidë alarmon botën

Akullnaja “Totten” në Antarktidën Lindore, më e madhja e kontinentit të gjashtë, po shkrin për shkak të gërryerjes nga uji relativisht i ngrohtë që rrjedh nëpër një kanal të gjatë prej 10 kilometrash dhe një metër i thellë. Përfundimet e një sërë vëzhgimesh të kryera nga anija autraliane “Aurora Australis” hedhin dritë mbi një nga faktorët më të rëndësishëm, deri më sot të panjohur, për parashikimet mbi rritjen e ardhshme të nivelit të deteve.