Antarktik

Bota e fshehur nën Antarktikë, shpresa të mëdha për shkencëtarët

Zbulimi – Tri studime të ndryshme kanë analizuar përmbajtjen e një liqeni nën akullnajor në Antarktidën Perëndimore, ndërsa shkencëtarëve u janë ngjallur shpresat se do të kuptojnë më mirë oqeanet dhe rritjen e nivelit të ujit në vazhdim Kërkuesit kanë zbuluar se çfarë shtrihet nën Antarktidën Perëndimore. Ata thonë se liqeni nënakullnajor Uillans, i cili ndodhet 800 metra poshtë shtresës akullnajore të Antarktidës Perëndimore, është i ngjashëm me një ligatinë. Ata shpresojnë se duke analizuar zonën, do të kenë të dhëna të reja mbi mënyrën se si nivelet e deteve do të rriten dhe si akujt do të shkrijnë prej ngrohjes globale.

Çfarë do ti ndodhë Antartikës për 30 vjet?

Tre dekada nga sot, disa elemente me rëndësi nga Traktati i Antartikës do të dalin në pah për tu rinovuar sërish, duke çuar në një pasiguri mbi të ardhmen e kontinentit. Për gjashtë dekada, traktati ka qënë themeli i qeverisjes së kontinentit më të vrazhdë dhe më të çmuar. Ky traktat ka nxitur kërkime shkencore, ka promovuar bashkëpunimin internacional, ka siguruar jo-militarizimin, ka pezulluar deklarimet për territor dhe ka fuqizuar mbrojtjen mjedisore. Kujdestarët e tij janë Partitë Këshilluese për Traktatin (ATCP-të) – kryetarët midis tyre SHBA, Anglia, Zelanda e Re, Rusia, Norvegjia, Gjermania, Kili, dhe Argjentina.

Shkrirja e akujve në Antraktikë, ja si ndikon në nivelin e deteve

Shkrirja e akujve në Antraktikë do të sjellë një ngritje të nivelit të deteve në nivel më të lartë nga sa mendohej më parë. Shkencëtarët amerikanë Rob DeConto dhe David Pollard tregojnë përmes modeleve kompjuterike se si pasojë e niveleve të tanishme të çlirimit të gazeve ndotës në atmosferë, niveli i deteve dhe oqeaneve do të ngrihet me 2 metra deri në vitin 2100 dhe deri në 15 metra deri në vitin 2500. Nëse ky studim rezulton i vërtetë, rrezikohen seriozisht zona bregdetare si jugu i Floridës dhe Nju-Orlinsi në Shtetet e Bashkuara, apo qyteti i Shangait dhe Bangladeshit.

Spanjë: Operacioni për ndalimin e peshimit të paligjshëm

Një hetim i autoriteteve spanjolle mbi një rrjet kompanish dhe individësh të lidhur me një flotë anijesh peshkimi të paligjshëm në Antarktik ka rezultuar në gjashtë arrestime dhe hetim të mëtejshëm për 13 persona. Operatorët janë akuzuar për krime mjedisore, pastrim parash, falsifikim dokumentash dhe krim të organizuar të lidhur me tri anije, Kunlun, Songhua dhe Yongding të cilat janë vlerësuar se kanë gjeneruar rreth 10 milionë euro në vit të ardhurave të paligjshme. Në janar të vitit 2015 tre anije kishin hedhur rrjetat e peshkimit për peshkun Patagonian, një lloj peshku me dhëmbë, të cilët kanë një trup të madh dhe janë mjaft të rrallë.

Zbulohet sekreti i ‘Ujëvarave të Gjakut’ në akullnajat e Antarktikut

Në akullnajën Taylor në Antarktik është një ujëvarë në të cilën rrjedh ujë më ngjyrë gjaku. Kjo ujëvarë është zbuluar në vitin 1911 dhe që nga atëherë është emëruar si ‘Ujëvara e Gjakut’. Por çfarë e bënë ujin që rrjedh në këtë ujëvarë të ketë ngjyrë të kuqe gjaku? Shkencëtarët kanë arritur të hartojnë një shpjegim të qartë shkencorë për këtë fenomen. Padyshim që më herët është kuptuar se uji ishte i përzier me oksid hekuri, i ngjashëm me ndryshkun i cili i jepte ngjyrën shkruan bota.al, por nuk dihej se çfarë e shkaktonte atë.