anulim

Anulohet “Osumi”. Klosi heq lejen mjedisore, pritet vendimi i Gjiknurit

Ministria e Mjedisit shpalli të pavlefshme lejet mjedisore të dhëna për ndërtimin e hidrocentraleve mbi kanionet e Osumit. Përmes një vendimi të firmosur këtë të enjte agjencia kombëtare e mjedisit konstaton se leja është e pavleshme për shkak se i ka tejkaluar afati. Vendimi vjen pas denoncimeve publike në Top Channel të një skandali, ku përmes falsifikimit të dokumentave dhe procedurave të jashtëligjshme u planifikua ndërtimi i dy hidrocentraleve mbi kanione, të cilët sipas ekspertëve do të shkatërronin përfundimisht një nga bukuritë më të mëdha natyrore të vendit.