APR

“Orët e Gjelbërta në Park”, nisma më e re për edukimin mjedisor

“Orët e Gjelbërta në Park”, kjo është nisma më e re e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit e cila ka për qëllim edukimin, sensibilizimin e fëmijëve dhe të rinjve ndaj problemeve mjedisore. APR – Bashkia Tiranë ka kënaqësinë të mirëpresë çdo javë klasa të ndryshme për orë mësimore mbi natyrën, ambientin, ekosistemet dhe florën e faunën në parqet e Tiranës. “E ardhmja ndërtohet më e mirë nga edukimi i sotëm!

“Tarracat e Gjelbërta’’ projektet e Bashkisë Tiranë, në Expon e Klik-ut

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali, e vlerësoi panairin e Klik Eskpo Group, si eventin ku për herë të parë, janë sëbashku sektorët nga përmirësimi i stilit personal të veshjes, përkujdesja për kafshët- shtepiake, nga zbukurimi i kopshtit të shtëpisë dhe zbukurimi i siperfaqeve të qytetit tonë e deri tek mbrojtja e mjedisit. E pranishme në ceremoninë e panairit të Klik Ekspo Group, që ngriti siparin dje në Pallatin e Kongreseve në Tiranë nën logon “Textile and Fashion Show, Festivali i Luleve, Peizazhi Urban dhe Pet Show”, Paskali tha se, natyra me kompozimet e luleve dhe të bimëve apo me sektorin evergreen, është i lidhur ngushtesisht me mbrojtjen e ambientit dhe rritjen e hapësirave të gjelbra, që është dhe një nga misionet kryesore të Bashkisë Tiranë.

AKZM dhe APR nënshkruajnë sot marrëveshje për zhvillimin e qëndrueshëm në Parkun Kombëtar të Dajtit

AKZM dhe APR nënshkruajnë sot një marrëveshje historike për lehtësimin dhe përmirësimin e kryerjes së funksioneve përkatëse të të dy Agjencive për menaxhim/konservim kundrejt praktikave të rekreacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekoturistik rajonal në Parkun Kombëtar të Dajtit (PKD) Qëllimi i kësaj Marrëveshje është përcaktimi i formave të bashkëpunimit dypalësh ne mënyrë që të sigurohet aksesi i qytetarëve dhe komuniteteve lokale tek burimet natyrore dhe zonat e mbrojtura pranë tyre, për rekreacion, pa kompromentuar politikat e ruajtjes e konservimit të ambientit.

APR dhe Bashkia Tiranë mbjellin 200 pemë "Selvi" të Parku i Liqenit

Në krah të Fakultetit të Gjeologji-Miniera, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit nis mbjelljen e 200 pemëve Selvi, donacion i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Rehabilitimi, mbjellja, gjelbërimi i rrugës hyrëse për në Parkun e Madh të Liqenit Artificial të Tiranës me pemën qeparis, selvi siç ka qenë historikisht e tillë nga krijimi, por dhe emërtimi i saj “Rruga e 1000 Selvive”, ashtu si ka hyrë në memorien kolektive të Kryeqytetit. Është nga të parat monumente të gjelbra në park dhe daton vitin 1959, vetëm një vit pas ndërtimit të Parkut të Madh.

Bashkia e Tiranës zëvendëson pemët e dëmtuara në Parkun e Madh të Liqenit

Pemët e dëmtuara të Parkut të Madh të Liqenit po zëvendësohen me pemë të reja, duke zgjeruar sipërfaqen e gjelbëruar. Bashkia e Tiranës, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit dhe një grup vullnetarësh nga EcoVolis, morën pjesë në mbjelljen e fidanëve të rinj në Parkun e Liqenit. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, theksoi se parku është një hapësirë shumë e rëndësishme për qytetin, i cili ndikon rrënjësisht në cilësinë e jetës së qytetarëve, ndaj edhe zëvendësimi i pemëve të dëmtuara me fidanë të rinj është domosdoshmëri.

Çdo ditë, Dita e Tokës; Panaire, lojëra dhe konkurse në Kopshtin Zoologjik

Çdo 22 prill në mbarë botën kremtohet “Dita e Tokës”. Edhe në Tiranë kjo datë mjedisore u festua përmes aktiviteteve të shumta që bënë bashkë qytetarë dhe organizata tek Kopshti Zoologjik. Blendi Gonxhja, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit u shpreh se zgjedhja e këtij mjedisi ishte vetë një mesazh sensibilizimi për kafshët e egra dhe ato shtëpiake. “Dy botë që janë shumë të rëndësishme dhe që janë pranë nesh që është ajo e botës së kafshëve që përfaqësohet dhe nga Zoo parku dhe e kafshëve shtëpiake që ishte dhe pjesë e konkursit dhe gjithë pjesa e informacionit për kafshët shtëpiake, nga të cilat keni një fenomen jo të mirë siç është braktisja e kafshëve, dhe nga të cilat ne na dalin probleme si bashki”, u shpreh për Report TV Blendi Gonxhja, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.

Në natyrë mes librave, lojërave dhe talenteve artistike të të rinjve

Me rastin e Ditës së Tokës, si dhe Ditës Ndërkombëtare e Librit, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në bashkëpunime të ndryshme mundëson një fundjavë të pasur me aktivitete ku objektivi kryesor janë edukimi mjedisor dhe të rinjtë. Më tepër se 1 miliard njerëz marrin pjesë në fushatat për Ditën e Tokës, çdo vit në marë globin. Edhe në kryeqytet janë vendosur të organizohen aktivitete të ndryshme pranë Liqenit Artificial të Tiranës, duke nisur me një aksion pastrimi në park, nga nxënës të shkollave të mesme, të rinj dhe organizata. Gjithashtu do të ketë dhe mbjellje fidanesh.

Në parkun e madh të Tiranës, duhen shtuar apo pakësuar drurët?

Jemi në ditët kur gjelbërimi dhe lulet kanë “pushtuar natyrën”. Fundpranvera,  ndër periudhat më të pëlqyeshme të vitit të sjell kënaqësi duke shëtitur në mjediset me drurë dhe shkurre, në lëndinat me bar, me ajrin e pastër jetëdhënës. Një mjedis i tillë konsiderohet sot Parku i madh i Liqenit të Tiranës. Tek sjell në kujtesë, një vit më parë, Parku i madh i  Liqenit të Tiranës, ishte kthyer në një “shesh beteje”  etj. Protesta, dëmtim dhe dhunim i pronës, e çfarë nuk na panë sytë, e përse e gjithë kjo?!.

Nis puna për Pyllin Orbital, mbjelljet e para bëhen në Farkë

Projekti ambicioz i Bashkisë së Tiranës për krijimin e një Pylli Orbital që do të rrethojë kryeqytetin me një brez të gjelbër me 2 milionë pemë ka nisur të marrë jetë, me mbështetjen e shumë qytetarëve dhe bizneseve në Tiranë. Nisja e sezonit të ri të mbjelljeve, ka bërë bashkë Bashkinë e Tiranës dhe DHL, të cilat kanë mbjellë disa fidanë të rinj në Parkun e Liqenit të Farkës, për ta shndërruar atë në një mushkëri të re për kryeqytetin, të hapur për qytetarët dhe çlodhës e argëtues për fëmijët.

Nis pyllëzimi i Liqenit të Farkës, mbillen 450 pemët e para

Parku i Liqenit të Farkës do të jetë hapësira e dytë më tërheqëse për qytetarët e Tiranës. Jo vetëm për bukurinë natyrore dhe qetësisë, por edhe për investimet që Bashkia e Tiranës ka nisur të bëjë në këtë zonë, me synimin që ta kthejë Liqenin e Farkës në parkun e dytë më të madh dhe të frekuentuar të kryeqytetit. Krahas pedonales që do të rrethojë parkun, tashmë ka nisur aksioni për pyllëzimin e plotë të hapësirave rreth liqenit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se mbjellja e pemëve në këtë park do të rrisë, së pari cilësinë e ajrit, por edhe do t’i japë liqenit të Farkës një dimension të ri.

Prezantohet aplikacioni “Tirana Ime Outdoor”

Qytetarët do të kenë mundësi që të marrin informacion në kohë reale për aktivitetet kulturore, sportive e argëtuese, por edhe për destinacionet e itineraret turistike e historike të Tiranës. Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me UNDP-në prezantuan sot aplikacionin “Tirana Ime Outdoor” (TIO), duke i dhënë komunitetit urban dhe të gjithë vizitorëve një çelës hyrjeje në një botë outdoor. I pranishëm në promovimin e këtij aplikacioni ishte dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i çili deklaroi se tashmë Bashkia e Tiranës ka mundësi që t’u ofrojë grupeve të ndryshme mundësi të larmishme për të kaluar kohën e lirë dhe për të bërë një jetë të shëndetshme.

Rikthehet “Dhuro një pemë, 2017”

“Dhuro një pemë, 2017”, nisma e bashkisë së Tiranës rikthehet për të nxitur qytetarët të kontribuojnë për gjelbërimin e qytetit. “Sigurisht që mundemi, ne i duam donatorët e pemëve. Ju mund të zgjidhni llojin e pemëve dhe vendndodhjen për mbjellje”, shkruan Veliaj në postimin e tij në Twitter. Në dispozicion të të interesuarve ofrohet informacion mbi llojin e pemës dhe moshën e saj sipas standardeve të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit. Për dhurimin e një peme informacioni për dhuruesin do pasqyrohet dhe promovohet në inventarët online të APR – Bashkia Tiranë.

Sekuestrohen dy arinj në qytetin e Sarandës

Në zbatim të kuadrit ligjor për biodiversitetin dhe mbrojtjen e faunës së egër Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka sekuestruar ditën e djeshme dy arinj që mbaheshin në robëri në qytetin e Sarandës. Arinjtë e vegjël, ngjyrë të murrme me moshë rreth 5 muaj mbaheshin në kushte tepër të mjerueshme për qëllime përfitimi nëpër plazhet e bregdetit të jugut. Arinjtë u morën në dorëzim nga inspektorët e sektorit operacional ISHMP Qendër, dhe ditën e sotme dorëzuan Kopshtit Zoologjik dhe Drejtorisë së Parqeve dhe të Rekreacionit të Bashkisë Tiranë.

Studentët ndërtojnë me fondet e tyre parqet publike

110 studentë, të rinj dhe vullnetarë nga Anglia, Amerika, Çekia etj., kanë mbërritur në Tiranë për të ndihmuar në mënyrë vullnetare, ndërtimin e dy hapësirave rekreative. Ndërtimi i një lulishteje afër kopshtit numër 20 në kryeqytet dhe një tjetre në perimetrin e bllokut të banesave sociale në Shkozë, janë dy projekte të cilat financohen nga vetë studentët e International School of London dhe të rinj nga organizata Young Life. “Ky bashkim, kjo prezencë në Tiranë, në këtë rast në dy njësi që ne i kemi zgjedhur rastësisht për nga nevoja që kanë si lagje në periferi, e bën edhe më të rëndësishme këtë eksperiencë, por ne jemi të prekur sepse kanë ardhur me shumë pasion, me shumë zemër, me shumë bindje dhe shumë dëshirë për të na ndihmuar dhe këto ditë jemi habitur nga gatishmëria e tyre për të bërë çdo gjë vetë”, thotë Blendi Gonxhe.

Vijon inventarizimi dhe identifkimi i arinjve në robëri

Në vijim të zbatimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis Ministrisë së Mjedisit dhe Fondacionit “Four Paws” me qendër në Austri, i specializuar për arinjtë, prej ditës së djeshme ka filluar një seri inspektimesh në bashkëpunim me ISHMP-në dhe AKZM-në për konfiskimin e 3 arinjve që mbahen përkatësisht në Zerqan (Bulqizë), Ulëz (Mat) dhe Levan (Fier). Gjatë këtyre inspektimeve ditën e djeshme është bërë e mundur vendosja e përkohshme e ariut Tomi nga Ulza në Kopshtin Zoologjik të Tiranës, me asistencën e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit pranë Bashkisë Tiranë.