argjentine

Argjentinë, delfini i vogël vritet nga turistët për një ‘selfie’

Një fat i keq i ka takuar një delfini të vogël në Argjentinë, viktimë e manisë së shfrenuar për ‘selfie’. I vogli, që kishte përfunduar në plazhin Santa Teresita, në veri-perëndim të Buenos Airesit, ka kaluar mes duarve të turistëve, të cilët donin të kapnin momentin me çdo kusht, të pakujdesshëm për gjendjen e tij. Për shkak të shumë ‘selfie”-eve, delfini i vogël nuk u rikthye në kohë në ujë dhe ngordhi për shkak të dehidratimit në mes të turmës Delfini, që i përkiste grupit Pontoporia, një nga 30 mijë ekzemplarët e mbetur në botë, është braktisur më pas në plazh sikur të ishte një lodër e prishur.

Brumbujt pushtojnë plazhet e Argjentinës

Shumë plazhe në Argjentinë janë mbushur nga miliona brumbuj të zi. Ende askush nuk e ka dhënë një shpjegim, madje as ekspert e botës shtazore nuk kanë treguar se çfarë janë këto insekte të ngordhura, apo që po përpëliten në frymën e fundit, transmeton Telegrafi. Banorët e Mar de Ajo që është disa kilometra larg kryeqytetit Buenios Aires, kanë thënë se nuk kanë parë kurrë në jetë diçka të tillë. Fotografitë e brumbujve në plazhe janë postuar në rrjete sociale, ku njerëzit kanë dhënë komente të ndryshme për rastin. “Paralajmërim për fundin e botës”, ka qenë një nga komentet e shumta lidhur me këta brumbuj, të cilët ‘e ndjejnë kur botës i vije fundi’.

Një zjarr apokaliptik përfshin një milion hektarë kullota në Argjentinë

Zjarret kanë djegur mijëra e mijëra kilometra katrore në Argjentinën rurale, njoftoi ministri argjentinas i Mjedisit, Sergio Bergman. Bergman deklaroi për radion “Once diez” se zjarret kanë prekur një shifër alarmante me rreth një milion hektarë të djegur. Burime të tjera thonë se zjarret në qendër të La Pampas dhe Buenos Airesit dhe në krahinat jugore të Rio Negro, ku prodhimi bujqësor i Argjentinës është i përqendruar, është dyfishi i shifrës së lartpërmendur. “I përngjan një lloj profecie apokaliptike”, tha Bergman.

Paleontologët zbulojnë dinozaurin më të madh në botë

Paleontologët në Argjentinë kanë zbuluar një specie të re dinozauri, ndoshta më të madhin që ka ekzistuar ndonjëherë. Sipas liderit të ekipit të kërkuesve, shkenctarit argjentinas Bernardo Gonzalez Riga, dinozauri i ri quhet Notocolossus gonzalezparejasi. Ekipi së fundmi ka publikuar një shkrim në gazetën “raporte shkencore” për këtë zbulim shoqëruar edhe me një imazh që projekton saktësisht ekzistencën e këtij dinozauri. Ai tha se imazhet janë krijuar pas zbulimit të konckave, fosileve të këtij dinozauri, bishtit, legenin dhe një këmbë të plotë, bashkë me kycin e këmbës.

Plani sekret i Kinës për të ndërtuar një stacion hapësinor në Argjentinë

Një plan misterioz është krijuar për të ndërtuar një stacion hapësinor kinez në rajonin Patagoni të Argjentinës. Stacioni mund të përfundojë deri në fund të vitit. Katër vjet më parë liderët e të dy vendeve nënshkruan një marrëveshje për të ndërtuar “Deep Space Station”. Qarqet kanë folur për një “stacion të parë në hemisferën jugore” për të mbështetur programin për “eksplorimin e hënës dhe aktivitete të tjera hapësinore”. Por ka shqetësime se baza do të ketë një qëllim më tepër ushtarak se një qëllim për të eksploruar hapësirën.

Shimpazeja Cecilia fiton gjyqin me parimin për të drejtat e njeriut

Cecilia, një shimpanze 19 vjeçare në kopshtin zoologjik të Mendoza-s në Argjentinë, fitoi rastin kundër mbylljes së saj në kafaz dhe tani jeton e lirë në një rezervë të madhe bashkë me 50 shimpaze të tjera. Një gjykatëse argjentinase kishte rënë dakord për të aplikuar në favor të saj një parim themelor të ligjit të të drejtave të njeriut që mbron paprekshmërinë e personit. Gjyqi për Cecilian ishte hapur nga një OJQ lokale, sepse shimpanzeja pas vdekjes së dy shokëve të saj, ka jetuar vetëm në kafaz dhe ka kaluar në "depresion nga vetmia”.