ari i murrme

Arinjtë Pashuku, Tomi e Xhina shpëtohen nga robëria

Tri arinj të mbajtur në robëri u transferuan sot drejt qendrës strehimore “Pylli i arinjve” në Prishtinë në bazë të marrëveshjes midis Ministrisë së Mjedisit dhe fondacionit “Four Paws”. Dy arinjtë të moshës rreth 5 vjeç, Tomi dhe Pashuku ishin dërguar një muaj më parë në Kopshtin Zoologjik në Tiranë pas sekuestrimit që inspektorë të ISHMP-së bënë në vendet ku ata mbaheshin. Xhina, ariu i tretë, u sekuestrua në fshatin Zerqan dhe pas plotësimit të të gjitha procedurave ligjore u nis drejt Kosovës së bashku me dy arinjtë e tjerë.

ISHMP sekuestron një ari 10-muajsh në Qafë-Krrabë

Një ari 10-muajsh që mbahej në robëri në zonën e Qafë-Krrabës është sekuestruar nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit gjatë ditës së sotme. Ariu i quajtur Tedi është kontrolluar nga veterinerë të huaj të cilët kanë bërë ekzaminimet e nevojshme dhe vaksinimin e ariut. Pas konfiskimit ariu Tedi është dërguar në Kopshtin Zoologjik të Tiranës ku do të qëndrojë përkohësisht deri në gjetjen e një strehe jashtë vendit. Ndërkohë shtetasi me iniciale K.H që mbante në robëri ariun për qëllime fitimi është çuar për ndjekje penale.

Librazhd, ariu bie në grackë, e shpëtojnë banorët

Një ari i murrmë është kapur në Librazhd pasi ka rënë në grackën e leqeve dhe rrjetës me tela të ngritur nga banorët e zonës në. Banorët e fshatit nuk e vranë ariun, por njoftuan Administratën e Zonave të Mbrojtura e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes. Për shkak të telave, ariu kishte ngecur e nuk mund të shpëtonte dot. Ndaj u njoftua agjencia e specializuar “Four Paws” e cila dha ndihmën e nevojshme. Sipas drejtorit të i ADZM, Fatmir Brazhda kjo është hera e tretë që shpëtohen arinj që bien në kurthe të ngritur nga banorë apo gjuetarë.

Ministri Koka në Kosovë, intensifikim bashkëpunimi midis 2 vendeve në mbrojtje të faunës

Ministri Koka në një vizitë pune njëditore në Kosovë mori pjesë në ceremoninë e firmosjes së Marrëveshjes së Mirëkuptimit midis Ministrisë së Mjedisit, Shqipëri dhe Fondacionit “Four Paws” në Kosovë, në qendrën e strehimit “Pylli i Arinjve” në Prishtinë. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ku mbajtën dhe fjalën e rastit ishin Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës z. Ferid Agani si dhe Kryetari i Komunës së Prishtinës z. Shpend Ahmeti. Në fjalën e tij Ministri Koka u shpreh se Kosova dhe Shqipëria çdo herë më shumë po tregojnë se janë dy vende evropiane, të cilat jo vetëm që e respektojnë njëra-tjetrën, por edhe natyrën dhe kafshët.

Vazhdojnë torturat e arinjve në Shqipëri

"Tutorët" e arinjve vazhdojnë të sfidojnë hapur shtetin dhe posaçërisht Ministrinë e Mjedisit dhe Inspektoriatin e Mjedisit dhe Pyjeve. Rasti i radhës është regjistruar në plazhin e Ksamilit në datën 23 Korrik, ku 2 persona tërheqin nëpër plazh dy këlyshë të vegjël ariu. Kapja e këlyshëve redukton më tej popullatën e arinjve në Shqipëri e cila përllogaritet nga 200-250 individë. Rreth 1/3 e këtij numri (rreth 80) mendohet se mbahen në robëri në kushte mizore nëpër lokale në Shqipëri.